Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar profesor Përparim Kabo. Gjatë fjalës së tij profesor Kabo, foli mbi rëndësinë e SPAK-ut (Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion).
Ai tha se kjo strukturë nuk duhet të kursejë asnjë në gjykimin e saj, duke shtuar se për të fituar besimin e faktorit ndërkombëtar dhe të qytetarëve shqiptar, të fillojë hetimet mbi abuzimet që janë bërë në vilat e ndërtuara në Gjirin e Lalzit dhe kodrat përreth Tiranës. Sakaq, profesor Përparim Kabo, bëri një apel të gjatë kundër politikës aktuale në Shqipëri. Sipas tij, sferës aktuale politike në vendin tonë i ka ardhur fundi.
“Ikni një orë e më parë, misioni juaj mbaroi. Nuk ua bën jetën të lumtur as vila as jahti, as luksi, as çantat gjashtë mijë euro të fëmijëve tuaj që s’kanë punuar asnjë ditë, nuk jua bëjnë jetën të lumtur. Mund t’ua bëjnë më luksoze por më të lumtur jo”, tha ndër të tjera profesori.
“E kam thënë edhe në një rast tjetër në studion tuaj që Reforma në Drejtësi mund të ketë edhe të meta, mund të jetë edhe i avashtë. Dhe mund të ketë lenë shtigje të penetrojnë dhe njerëz që nuk duhet të jenë në ato institucione vendimmarrëse, por një lloj ndryshimi po e bën. Ata që ishin të paprekshëm u prekën. Faktori ndërkombëtar, Bundestagu përshembull në një pikë, e thotë hapur që jo vetëm të hiqen nga sistemet e drejtësisë por pasuritë e paligjshme të merren dhe të dënohen penalisht. Këtë e theksoj së fundi edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse nuk jemi atje ku duhet të ishim, kjo lidhet edhe me atë që sapo paraprekëm, që njerëzit që drejtojnë politikën hedhin gurin dhe fshehin dorën. Bëjnë sikur janë për Reformën në Drejtësi, po Reformën në Drejtësi që i prek po ata vetë nuk e duan, prandaj nxjerrin pengesa siç u përpoqën për Byronë Kombëtare të Hetimit. Veçse ky vrull hetimi nuk mund të ndalet, mund të pengohet. Përsa i përket SPAK-ut, edhe unë e kam atë vërejtje që ju bëtë. Para dy ditësh u arrestuan disa komisioner në komisionet e zgjedhjeve, dakord, nuk jam kundra nëse kanë shkelur ligjin. Jo vetëm ata, por edhe të tjerë. Nëse do t’i biesh mbarë Shqipërisë, mund të dali që një pjesë e madhe e komisionerëve mund të kenë atë fat. Problemi është që arta komisionerë, janë gurë shahu që përdoren nga forcat politike, sepse ata se kanë bërë për vetën e tyre. Ata janë administratorë të procesit të votimit. SPAK-u nëse nuk dëshiron të qëndrojë pak, duhet të rrethojë gjirin e Lalzit dhe të gjitha vilat që janë atje. Duhet të rrethojë kodrat e Tiranës dhe të gjitha vilat që janë atje. Dhe të hetojë, a janë ndërtuar ato me para të ligjshme apo të paligjshme. Nëse e bën këtë, jep shpresë, kurajo dhe besueshmëri shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtar”, tha Kabo.
Më tej ai shtoi:
“Do t’iu jap një shembull historik, ishte një betejë që e humbi një ushtri dhe përpara mbretit gjeneralët thanë që vërtetë betejën e humbëm, por kur kundërshtari na kërkoi që të shkelnim mbi flamurin kombëtar, atë nuk e bëmë. Pranuan të na vrisnin atë nuk e bëmë. Atëherë problemi është ky, lëreni politikën dhe fjalët, mos bëni sikur nxeheni, sikur keni probleme të mëdha parimore me njëri-tjetrin. Ju jeni njësoj, një prerje jeni. Madje këtë e keni provuar vetë me aleancat dhe marrëveshjet që keni bërë. Keni kërcyer nga e majta në të djathtë dhe nga e djathta në të djathtë pa t’u dridhur qerpiku. Po nga ndryshon programi jot, si qenka, një herë i majtë një herë i djathtë? Kjo tregon që partitë politike udhëhiqen nga interesa, jo nga vlera, jo nga parime. Mendoj se jo vetëm qytetarët shqiptar, që tanimë e kanë humbur durimin, por të gjithë shqiptarët kudo që janë në të gjithë botën, duhet të përfshihen në votimin në Shqipëri. Zoti Majko në një studio televizive tha, tani mandatin e tretë do ta marrim për inerci, se njerëzit do të na votojnë prapë ne. Jo mor jo, ty të ka ikur koha me kohë, s’të voton më njeri ty. Për çfarë do të votojë ty? Ty edhe shokët e tu për çfarë duhet të votojë? Për borxhin e madh? Për deficitin buxhetor? Për çfarë duhet të votojë? Ikni një orë e më parë, misioni juaj mbaroi. Nuk ua bën jetën të lumtur as vila as jahti, as luksi, as çantat gjashtë mijë euro të fëmijëve tuaj që s’kanë punuar asnjë ditë, nuk jua bëjnë jetën të lumtur. Mund t’jua bëjnë më luksoze por më të lumtur jo. Ky është një popull fisnik, që ka duruar shumë, por s’ka për të duruar më. E ardhmja është e tij, sepse demokracia është mënyrë e organizimit të shtetit, ku populli në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të lirë përfaqësohet përmes delegimit të sovranitetit. Demokracia nuk është vjedhje e sovranitetit për të pasur ti pushtetin autokratik, koha juaj ka mbaruar”./ tch
g.kosovari
Mjafton qe SPAKU te hetoje se me cfare paguhen shkollat private ne vendet me shttenjta te femijeve te ketyre politikaneve parimore? Merr per shembull femijet e Metes ne Angli dhe djalin e Majkos ne New York. Me rrogat shtetsrore te tyre??? Po vilat dhe banesat luksoze me cfare i blene? Me leket e prinderve qe pervec pensionit te pleqerise as lesh su mbeti?!
SPAKU dhe SPAÇI i koherave moderne do tu vinte hakut ketyre.
Jam nje qytetare: shqipetare , italiane. Mbas 7 vjetesh gjygje me gjygjetaren, Rexhina Merlika, kunder 12 te akuzuarve, Toptane e jo Toptane, per nje pasuri shume te konsiderueshme, nga “Qendra Toptani e deri ne gjirin e Lalzit. Nuk u moren ne konsiderate tre vendime gjygji dhe testamenti ne fjale. Testamenti i ndodhur ne gjykate “dikush” merr kurajon te sajoje nje gjygje qe, personi ne fjale nuk ka lene trashegimtare, kur testamenti dhe tre vendime gjygji ndodheshin ne gjykate. . Vendim i gjygj.Rexhina Merlikes 15 /korrik 2019 hedh poshte keto tre vendime gjygjesore dhe testamentin te pa vlefshem.
Testamentari Pelazh Toptani , ju ka shitur vetem token ku ,Hasan Haka dhe zoteria me mbiemrin Mema ,kishin ngritur baraket ku ato punonin, kurse ata fallsifikuan tre toke, 620, 540, 630m2 si dhurim nga Pelazh Toptani , ke qendra toptani, kaq e vertete eshte kjo, sa qe, Pelazhi vdiq, trashegimtari Bardhyl ,vdiq dhe ne kemi marre kestet e tokes per gati nje vit e gjysem, por vetem te tokes ku ata kishin ndertuat barraket ku punonin, sepse, sipas nje ligji qe doli ata nuk mundeshin te vazhdonin aktivitetin e tyre. Me vdekjen e disa njerezve te dashur ata perfituan dhe gllaberuan te tre tokat e Pelazh Topranit , e sot gezojne me dhjetra lokale ke Toptani Center. Nuk po zgjatem me tej t’ju tregoj faktet, pasi do ti ruaj per ne apel, kurdo qe te jete. Ju lutem ! se dikush e lexon kete koment te me ndihmoje per vertetesine e kesaj vjedhje kolosale.Flm.