• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Profesionistët e lirë, gati deklarimet dhe pagesat mbi të ardhurat personale

by A R
12/01/2024 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë personat që klasifikohen si profesione të lira se do të duhet të fillojnë të bëjnë deklarimet mujore si të listëpagesave, ashtu dhe të tatimit mbi të ardhurat personale.

Ndryshimi vjen pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat. Ky ligj i futi profesionet e lira, në skemën sipas së cilës do të duhet të paguajnë nga 1 janari nga 15-23% tatim mbi fitimet e njohura.

Ndërsa më parë, profesionistët e lirë, që ishin regjistruar si biznes i vogël i bënin deklarimet e listëpagesës një herë në tre muaj, tashmë ata duhet ta bëjnë deklarimin çdo muaj.

I njëjti afat, çdo muaj vlen dhe për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe të tatimit mbi të ardhurat nga punësimi.

Afati për dorëzimin e listëpagesës dhe kryerjes së pagesës është data 20 e muajit vijues.

Deklarimi i parë është listë pagesa e muajit janar, me afat deri në shkurt 2024.

Tatimet paralajmërojnë se nëse nuk respektohen këto afate ligjore, kjo do të përbëjë shkelje tatimore dhe do të dënohen me masë administrative.

Ligji prek 29 mijë profesionistë të lirë

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në regjimin e ri tatimor do të përfshihen deri në 29 mijë biznese të profesioneve të lira.

MFE llogarit se deri 90% e totalit të bizneseve (të ndarë sipas 3 kategorive, si: të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë) përfshihen në fashën e të ardhurave vjetore deri në 14 milionë lekë në vit që do të tatohen me normë 15%.

Në listën e profesioneve të lira u përfshinë aktivitetet e shërbimeve të IT, të kontabilitetit, avokatët, arsimin, mjekët, agjentët e pasurive të paluajtshme, agjencitë e lajmeve, agjencitë e punësimit, të sportit, operatorët turistikë etj.

Si do llogaritet tatimi?

Tatimi 15% për fashën e parë të bizneseve me të ardhura vjetore deri 14,000,000 lekë në vit sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të llogaritet mbi fitimin, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale ndaj totalit të të ardhurave vjetore.

Për profesionet e lira të përcaktuar sipas listës të vendimit “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit, shpenzimet e zbritshme fikse të padeklaruara në kontabilitet njihen në vlerën 30%.

Për shembull. Nëse një biznes ofrues i shërbimeve të profesioneve të lira me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë- 30% shpenzime- 40,000 lekë të ardhurat nga paga minimale do të ketë 6,960,000 lekë fitim të deklaruar.

Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%.

Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë është 1,044,000 lekë.

Kategoria tjetër e bizneseve që përfshihen në të ardhurat vjetore mbi 14 milionë lekë kanë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve vjetore pranë administratës tatimore, ndryshe nga fashë e parë që u njihen shpenzime fikse apo të pambajtura në kontabilitet në masën 30%.

Pas zbritjes së shpenzimeve të deklaruara në administratën tatimore fitimi i kësaj kategorie do të tatohet me normën tatimore 23%.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë llogarit se 70-80 deri 90% e totalit të bizneseve (duke përfshirë 3 kategoritë e tyre të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtar) janë me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit.

( Sipas Monitor )

Next Post
Policia i gjeti armë pa leje, kush është biznesmeni i arrestuar në Vlorë, emër i njohur për policinë

Policia i gjeti armë pa leje, kush është biznesmeni i arrestuar në Vlorë, emër i njohur për policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji i ri hap rrugën për matësit inteligjentë, çfarë do të ndryshojë në faturën e energjisë

Ligji i ri hap rrugën për matësit inteligjentë, çfarë do të ndryshojë në faturën e energjisë

April 28, 2026
Dita sot me diell, vranësira kalimtare në zonat malore

Dita sot me diell, vranësira kalimtare në zonat malore

April 28, 2026
“Baton Stanishiqi, mafia e fjalës së lirë”/ Haxhiu i përgjigjet Berishës: E vërteta dhemb…

“Baton Stanishiqi, mafia e fjalës së lirë”/ Haxhiu i përgjigjet Berishës: E vërteta dhemb…

April 28, 2026
Sot vendoset fati i Kosovës, president i ri ose zgjedhje të parakohshme

Sot vendoset fati i Kosovës, president i ri ose zgjedhje të parakohshme

April 28, 2026
Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

April 27, 2026
Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

April 27, 2026
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

April 27, 2026
Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik

“Dumani dhe Dado mashtrojnë pa pikën e turpit”, Yzeiri: Gjyqet duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme

April 27, 2026
“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

April 27, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pamja e Ilir Metës si simbol ndëshkimi: kur arresti me burg perceptohet si dënim, jo hetim

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In