• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Profesionet më fitimprurëse në Shqipëri, ja sektorët me pagat më të larta në 2017

by Java News
31/05/2018 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE-Nëse jeni në kërkim të një pune që paguhet mirë, bankat dhe shoqëritë e sigurimit do të ishin idealet. Sipas të dhënave të INSTAT, të përditësuara për 2017-n, “aktivitetet financiare dhe të sigurimeve” kishin pagën më të lartë mesatare në ekonomi, me gati 104 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 2.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Paga mesatare për bankat e sigurimet është dy herë më e lartë se mesatarja për të gjithë aktivitetet ekonomike.

Por ka vetëm një problem. Të paktën sektori bankar prej disa vitesh nuk po zgjerohet dhe si rrjedhojë po merr fare pak punonjës të rinj. Të dhëna të tjera të Shoqatës së Bankave tregojnë se në banka, deri në fund të vitit 2017, punonin gati 6900 punonjës, apo 56 më pak se një vit më parë.

Për më tepër, sistemi bankar është në fazë përqendrimi. Pas përthithjes së Veneto Banka nga Intesa Sanpaolo dhe blerjes së Bankës Kombëtare Greke (NBG) nga Banka Amerikane e Shqipërisë (ABI Bank), numri i bankave në sistem është ulur nga 16 në 14. Të paktën edhe dy banka të tjera, Tirana Bank dhe Societe Generale janë në shitje, duke ulur oreksin e sistemit për të marrë në punë punonjës të rinj.

Paga mesatare në ekonomi u rrit me 3% në 2017-n, kryeson administrata shtetërore

Paga mesatare për të gjitha aktivitetet ekonomike në vend ishte 48,966 lekë, sipas të dhënave të INSTAT, me një rritje prej 3% me bazë vjetore në krahasim me 2016-n.

Pas aktivitetit financiar e të sigurimeve, sektori që paguan më shumë punonjësit është ai i “Informacioni dhe komunikacionit”, me rreth 74 mijë lekë në muaj. Paga në këtë sektor është ulur me 2.5% në 2017-n (i vetmi aktivitet që raporton rënie), teksa largimi i operatorit të katërt celular, Plus Communication, në gjysmën e dytë të vitit dhe rënia e konkurrencës në tregun e telefonisë celulare rezulton të jetë shoqëruar dhe me ulje të pagave.

Bankat dhe telekomunikacionet janë në fakt dhe sektorët më të formalizuar në ekonomi, duke deklaruar pagat reale. INSTAT i raporton të dhënat bazuar në informacionin që merr nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe përpunime të vetat.

Sektori i tretë me paga më të larta është ai shtetëror, me pagën mesatare në administratën publike që ka arritur në rreth 60 mijë lekë. Administrata publike ka qenë më me fat në 2017-n, pasi ka përfituar një rritje mesatare prej 6.7%.

Pas administratës, në vend të katërt renditen “Aktivitete të pasurive të paluajtshme; Aktivitete shkencore, profesionale dhe teknike; Aktivitete të shërbimeve administrative dhe mbështetëse” (55,939 lekë); “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera” (49,426 lekë); Ndërtimi (43,103 lekë); “Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit” (40,390 lekë).

Më pak të paguarat janë “Bujqësi, Silvikulturë dhe Peshkim” (36,264 lekë) dhe “Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; transporti dhe magazinimi; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” (34,627 lekë)- shiko grafikun e parë.

Profesionet, pa dyshim që drejtuesit paguhen më shumë

Një tjetër tregues që raporton INSTAT, është ai i pagave sipas profesioneve. Në vend të parë janë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, me një pagë mesatare mujore prej rreth 95 mijë lekësh, me një rëni efare të lehtë në raport me vitin 2016.

Në vend të dytë janë “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, me një pagë mujore prej rreth 66.3 mijë lekësh, me një rritje prej 2.6% në raport me një vit më parë.

Të tretët janë punonjësit e Forcave të Armatosura, që paguhen mesatarisht 58 mijë lekë në muaj dhe kanë pasur një rritje më të lartë se të tjerët, me 7.5%.

Më pas renditen teknikët, nëpunësit dhe në fund punëtorët e pakualifikuar dhe ata të bujqësisë. Për pagat e ulëta është shënuar dhe rritja më e lartë në 2017-n (shiko grafikun e dytë)./Monitor.

a.ç

 

 

 

Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

 

Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor

Next Post
Kluivert arrin marrëveshje me Romën

Kluivert arrin marrëveshje me Romën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

November 11, 2026
Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

November 11, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Rihapja e hetimeve penale duhet të shoqërohet me garanci maksimale

November 11, 2026
“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

November 11, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

Berisha ndryshon mendje pas presionit nga opozita rivale: Duam lista 100% të hapura dhe prag të arsyeshëm! (VIDEO)

November 11, 2026
Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

Liga e Kombeve/ Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

November 11, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Lufta dhe paqja/ Zelensky: Në tryezë u diskutua mundësia e shkëmbimit të deri në 1,500 të burgosurve nga secila palë!

November 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Blushi, boll të ngatërruar e kemi historinë, mos na e çmend tani!

November 11, 2026
Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK!

November 11, 2026
Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In