• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Profesionet e deputetëve shqiptarë; biznesmenë dhe policë

by Java News
12/08/2016 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Shqipëria politike mbetet një vend unik në disa drejtime. Ja për shembull, për 8 vite kishim një kryeministër mjek, prej 3 vitesh kemi një kryeministër piktor. Shqipëria e tranzicionit nuk ka pasur asnjëherë një kryetar shteti apo kryeministër jurist në formim bazë, siç vështirë të gjendet vend tjetër ku ministrat më të rëndësishëm, ata të financës, të ekonomisë, infrastrukturës, etj, kanë formim bazë gjuhë e huaj anglisht apo frëngjisht. Gjithsesi, po kaq e veçantë paraqitet edhe përbërja e parlamentit, bazuar në formimin bazë universitar dhe në profesionet bazë të deputetëve. Tabela ilustron 3 raste: rastin shqiptar, rastin gjerman dhe rastin austriak, këtë të fundit, duke e ballafaquar me përbërjen sociale të popullsisë.13902657_10210287759728315_661434450646377965_n

Në rastin shqiptar shumica dominuese mbetet biznesmenët e krijuar nga politika (mbi 70-85% e aktivitetit të firmave të tyre bazohet direkt & indirekt në tenderimet publike nga buxheti shtetëror qendror ose lokal). Madje, numri i atyre që kanë formim bazë policor ose ushtarak është shumë herë më i lartë sesa numri i tyre që kanë formim shkencat politike, sociologjike, filologjike, etj. Shumica vijnë nga promovimet partiake, dhe rreth 35% janë rregullisht pjesë e listave të përhershme të shefave të partive.

Në modelin gjerman dhe austriak dominues është politikani që vjen nga sektori publik, pra që ka karrierë administrative e profesionale, dhe që hyn në politikë për të avancuar kontributet e tij. Në Gjermani deputetët që vijnë nga shërbimi publik / administrata është dominues mbi çdo sektor tjetër, dhe se numri i biznesmenëve në parlament është më i ulët sesa numri i mësuesve. (duke imagjinuar se biznesi gjerman është 92% me prirje, aktivitet, konkurrim dhe burim privat, pa lidhje me buxhetin shtetëror, pra e kundërta jonë). Në Austri gjithashtu pjesa e biznesit është tre herë më e vogël sesa ajo që vjen nga karriera profesionale në shtet/administratë publike. Aty, më shumë se dy të tretat e qytetarëve janë të punësuar në sektorin privat, prej nga vijnë edhe pothuajse një e treta e deputetëve.13913964_10210287760448333_5466726992663489204_o

Vlera për ne? Po, për të kuptuar përse për një vend pune roje nate kërkojnë 10 dokumente, kurse trajnimi dhe çdo vit vërtetimet e aftësisë, – kurse për “rojet” e shtetit, vendimmarrësit politikë, nuk ka asnjë kriter kufizues, qoftë edhe informal. Karriera varet nga partia dhe partia varet nga vullneti i kryetarit, ndaj edhe karriera indirekt varet nga vullneti i kryetarit. Këta të fundit, megjithëse me profesione shumë larg formimit juridik, ekonomik apo bujqësor, janë e mbeten “ekspertët” diktues në çdo sektor dhe për çdo çështje. Ata e kanë fjalën e fundit për masat ekonomike, për taksat, për projektet urbanistike, për tekstet mësimore, për reformat universitare, për mbjelljen e ullirit, për cilësinë e rërës në bregdet, për taktikat e ekipit kombëtar të futbollit deri dhe për gjithçka tjetër, deri për përcaktimin se kë/si duhet të sulmojë NATO apo kë duhet të zgjedhin amerikanët për President!13962739_10210287760248328_6051731844484695512_n

Natyrisht një politikan i mirë nuk përcaktohet nga profesioni që ka. Por nëse gjatë kohës së drejtimit të mjekut edhe gjendja në shërbimin shëndetësor preku fundin, apo gjatë kohës së qeverisjes së artistit mbyllen edhe dy teatro historike nderkohe qe i vetmi art që vijon të ketë sukses në Shqipëri është arti i betonizimit masiv, kudo e për gjithçka, – nëse ekonomistët i zëvendësojmë me përkthyes, apo juristët me të fortët e rrugës, – atëherë ka diçka serioze që nuk shkon, – dhe që na ndihmon sadopak të kuptojmë përse jemi ende në gjendje kritike & kaotike si shtet, si politikë, si shoqëri, si sistem vlerash dhe si edukim demokratik!

Nje shenim i tille, diten qe skadon afati i regjistrimeve te reja per ne Universitete, ku dhjetera mijera te rinj shpresojne te marrin dije dhe me aftesi te krijojne te ardhme te qendrueshme, – eshte nje mesazh pesimist, por edhe nje ftese reflektimi, mospajtimi dhe reagimi aktiv prej tyre, te rebelohen pozitivisht, te sfidojne gjendjen me dije e zgjedhje te mencura, te heqin dore nga imitimet e brezave te tjera, te kalojne nga realiteti virtual ne ate real, dhe keshtu me kuraje e vullnet te imponojne dite me te mira per veten, familjen dhe vendin.

Next Post

Po vonohej për në punë, policët e Sarandës gjejnë të vetëvrarë kolegen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In