• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prof. Fuga politikanëve: Mos e bashkoni pushtetin me fenë se është haram

by
17/07/2015 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori Artan Fuga ka bërë sot në rrjetin social facebook një shënim për politikën dhe fenë, duke ironizuar por dhe kërkuar nga politika të lërë njerëzit e fesë të merren me fenë e të kursejnë bashkimin e pushtetit me fenë. Ja ç’shkruan Fuga:

“Ishallah na e kursen Zoti sot qe ndonje politikani, ne mes te vapes, te mos t’i shkrepet te na uroje Bajramin nga dera e xhamise sepse nga te vjellat nuk do te shijonim dot as kabunine qe me ka pergatitur gjyshja per dreke, gatuar me oris thai, ardhur nga Vietnami, me rrush te thate Berati, arra Tropoje, fiq te thate Stambolli, me ereza gjithfaresoji direkt nga India, sheqer arabije qe e kam sjelle vete nga Taxhikistani, e te zhytur ne gjalpe Kruje.

Mish qingji hallall, ardhur nga fshatrat e Fierit poshte Kodres te Apollonise, shoqeruar me kabuni sot, kenaqesi interaktive midis kripes dhe sheqerit.

E pastaj nje torte me pete, shoqeruar me vere te bardhe riesling, pasdite ke Bllaca ne Durres, torte qe nuk e gjen dot as ne San Remo, dhe kenaqesia cakerqejf rrafshohet krejt.

Lereni ate hoxhen simpatik me syze te na uroje sic ja ka dhene dhurate, privilegj e detyre Zoti, se i ka lezet.

Se nga profania bejne edhe lapsuse e per Bajram urojne Indute a zulute e shkrete, sikur emocioni i mekatit t’u kete marre mendte perkohesisht.

Mos e bashkoni pushtetin me fene se eshte haram. Mos ta ndyejme fene me pushtet dhe mos radikalizojme pushtetin me fe, sepse pushteti eshte veper e njeriut, vlere kalimtare dhe e genjeshtert, kurse besimi eshte veper e kulluar e Tjeterkujt.

Le t’i bijeni daulleve te festes te gjithe jevgjit simpatike gjithashtu neper rrugica lagjesh a kafene, nga Beogradi deri ne Athine, ku besimtare a jobesimtare rekellejne ndonje kupe rakije duke fol shqip. .

Kaq mjafton merr jahu…”

Next Post

Digjet banesa e aktorit serb, motra e tij shkrumbohet e gjallë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com