• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Produktet e bukurisë që duhet të merrni kur shkoni në plazh

by
22/06/2015 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilla – Për të qenë gjithmonë të bukura dhe të kuruara, edhe në det, ja se cilat janë produktet e bukurisë që duhen marrë në plazh

Nëse është e vërtetë se ju nuk duhet të trukoheni kur shkoni në plazh dhe nuk duhet të vendosni bizhu, atëherë është po aq e vërtetë se duhet të kujdeseni për bukurinë tuaj, edhe pse poshtë çadrës. Zbuloni më poshtë se çfarë duhet të përmbajë çanta juaj e bukurisë në plazh!

1- Kremin kundër diellit

Nxirja e vërtetë për shumë nga ju duket se është shumë larg asaj që imagjinoni. Për këtë fakt, ju mbase nuk hezitoni që të ekspozoheni drejtpërdrejt në diell. Por nuk duhet të harroni se kjo papërgjegjshmëri është mjaft e dëmshme për lëkurën tuaj. Aplikoni mbi trupin tuaj gjithmonë një krem kundër rrezeve të dëmshme UV, me një bazë SPF-je të përshtatshme për llojin tuaj të lëkurës.

2- Zbutësin mbrojtës për buzët

Edhe buzët kanë nevojë të mbrohen nga dielli: kur dilni në plazh lyejini ato gjithmonë me një zbutës mbrojtës që përmban SPF, për buzë të hidratuara që nuk i ndiejnë temperaturat e larta. Zgjidhni ndonjë me pak ngjyrë, në mënyrë që t’i jepni një ton të këndshëm bukurisë tuaj në plazh.

3- Kremin pas plazhit

Kremrat pas plazhit janë aleatët më të mirë të lëkurës dhe të nxirjes suaj të përsosur: ata e mbajnë lëkurën vazhdimisht të hidratuar. Në fakt, ky është hapi i parë për të mbajtur një lëkurë të nxirë për një kohë të gjatë. A i dashuroni produktet eko-bio? Atëherë përdorini në vend të kremit pas plazhit. Një produkt i tillë është për shembull aloevera.

4- Spraji mbrojtës për flokët

Flokët e ndiejnë shumë “stresin” e shkaktuar menjëherë nga dielli, era apo grimcat e kripës. Përveçse duhet të vendosni një kapele në orët më të nxehta të ditës, ju duhet të mbani me vete një produkt mbrojtës për flokët tuaj. Zgjidhni një në formën e sprajit. Kjo kategori është më e mira për kujdesin ndaj flokëve në verë, duke i trajtuar ata në mënyrë sa më të mirë dhe efikase, pra më shumë se sa mbrojtëse.

5- Uji termal

Uji termal është një produkt jashtëzakonisht i gjithanshëm, i përshtatshëm për të zbutur skuqjet apo djegiet e lëkurës nga dielli dhe i përshtatshëm për të freskuar fytyrën pas një dielli të shumtë. Merreni me vete dhe në çantën tuaj të plazhit dhe përdoreni për të hidratuar fytyrën me një gjest shumë të thjeshtë.

6- Krehër për vetullat

Mbajtja e vetullave në formën e duhur në plazh është paksa e vështirë: ndaj mbani me vete një krehër të posaçëm për to për ta përdorur në rastet e nevojshme në mënyrë që t’i mbani ato sa më në rregull.

7- Letrat e lagura

Letrat e lagura mbase janë gjëja më e bezdisshme e jetës në plazh, thjesht për ndjesinë që lënë mbi lëkurë. Por gjithsesi, mos harroni asnjëherë që t’i fusni ato në çantën tuaj të plazhit. Përzgjidhini me një aromë të freskët dhe pa alkool, ideale për të hequr kripën nga lëkura dhe për t’u ndier të pastra.

8- Furçën për flokët e ngatërruar

Përdorimi i furçës për flokët e ngatërruar është një zakon i mirë, pas çdo banje në det. Përdoreni atë lehtësisht kur të laheni me ujë normal. Në këtë mënyrë do të mund të hiqni kripën e mbetur nëpër flokë dhe lëkurën e kokës, e cila përgjithësisht shkakton ngatërrim në majat e flokëve. Në këtë mënyrë, flokët tuaj do të duken gjithmonë në formë të rregullt.

Next Post

Toka ka hyrë në periudhën e zhdukjes së madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu gjet një sasi kokaine e fshehur në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Iu gjet një sasi kokaine e fshehur në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

July 10, 2026
Atentati në Laç/ Ilir Gjini dhe autori ishin grindur në qendër të qytetit, gjendet një pistoletë në vendngjarje

Atentati në Laç/ Ilir Gjini dhe autori ishin grindur në qendër të qytetit, gjendet një pistoletë në vendngjarje

July 10, 2026
Në kërkim nga Maqedonia e Veriut për disa krime, arrestohen në Durrës 2 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Në kërkim nga Maqedonia e Veriut për disa krime, arrestohen në Durrës 2 shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore

July 10, 2026
Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

Dosja “Revanshi”/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

July 10, 2026
SHBA-të insistojnë se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

SHBA-të insistojnë se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit

July 10, 2026
“Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura”, Rama: Nuk jemi shoqëri e varfër, po hyjmë në një fazë të re

“Janë mbjellë 5 milionë pemë në zonat e mbrojtura”, Rama: Nuk jemi shoqëri e varfër, po hyjmë në një fazë të re

July 10, 2026
Intervista/ Joschka Fischer: Me AfD-në në pushtet, Europa rrezikon të humbasë të ardhmen

Intervista/ Joschka Fischer: Me AfD-në në pushtet, Europa rrezikon të humbasë të ardhmen

July 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Korrik 2026

July 10, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Rama: S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

July 10, 2026
“Nuk e dinte që arma ishte mbushur me fishekë”, xhelozia motiv i vrasjes në Shkodër

“Nuk e dinte që arma ishte mbushur me fishekë”, xhelozia motiv i vrasjes në Shkodër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In