Një menaxher dhe producent i suksesshëm nga Hollivudi, i njohur për rolin e tij në sjelljen e trilogjisë “The Hangover” dhe “We’re the Millers” në ekranet e kinemave, ka vdekur. JC Spink u gjet i vdekur të martën në shtëpinë e tij në Hollivud në moshën 45 vjeçare, thuhet sipas Hollywood Reporter. Spink ishte bashkë-themelues i Benderspink, kompanisë prodhuese dhe menaxhuese përgjegjëse për shumë filma të mirë gjatë dy dekadave të kaluara. Një autopsi pritet që t’i bëhet trupit të të ndjerit.
ma.me