• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prodi: Greqia s’duhet të bëhet Sarajeva e Bashkimit Evropian

by
02/07/2015 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarëdo lloj përfundimi që të ketë referendumi, dëmi i një daljeje të Greqisë nga zona euro do të jetë shumë i madh, deklaroi në një intervistë për gazetën ”La Repubblica”, ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi.

”Nëse e gjithë bota, nga Obama te kinezët, vazhdon të përsërisë se duhet gjetur një zgjidhje, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një ide të shpërndarë gjithandej të një katastrofe që duhet mënjanuar me çdo kusht”, theksoi ai.

”Athina nuk do ta fundosë euron nëse nuk gjendet një zgjidhje. Por, rreziku është real. Pikërisht se kriza është kaq e vogël, një dështim do të ishte i turpshëm”, tha Prodi.

”Një institucion që nuk arrin të qeverisë një problem kaq të vogël si Greqia, çfarë besimi mund t’i japësh për një problem më të madh”, pyet Prodi.

”Dalja e Greqisë nga eurozona nuk do të jetë më shumë një problem ekonomik sesa një plagosje e besueshmërisë politike të Evropës. E shoh të mundur një kompromis. Dua të shoh sesi Merkel, Juncker apo Lagarde mund të marrin përgjegjësinë për ta lënë Greqinë jashtë euros. Irracionaliteti i historisë është përherë një kurth. Edhe Lufta I Botërore shpërtheu nga një incident i vogël. Por, dua të shpresoj që Athina të mos shndërrohet në Sarajevën tonë”, thekson për gazetën ”La Repubblica”, ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi./ATA/

Next Post

I riu seks në publik me 64-vjeçaren tek "Kthesa e Kamzës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com