• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prodhohet treni me shpejtësi të lartë i projektuar për Lojërat Aziatike në Hangzhou

by Java News
22/07/2023 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tren me shpejtësi të lartë Fuxing i projektuar posaçërisht për Lojërat Aziatike që do të hapen në qytetin Hangzhou të Kinës Lindore doli nga linja e prodhimit të premten në Changchun të provincës Jilin të Kinës Verilindore.

Ai do të udhëtojë midis Hangzhout, qyteti kryesor organizativ të Lojërave të 19-ta Aziatike dhe pesë qyteteve të tjera bashkëorganizatore si Ningbo, Wenzhou, Jinhua, Shaoxing dhe Huzhou në provincën Zhejiang të Kinës Lindore.

Treni elektrik inteligjent Fuxing (EMU) me temën e Lojërave Aziatike përbëhet nga tetë vagona me një kapacitet prej 578 pasagjerësh dhe mund të arrijë një shpejtësi prej 350 kilometrash në orë. Treni “plumb” është i veshur me ngjyrë vjollce ylber, një ngjyrë dominuese për këtë ngjarje sportive dhe është zbukuruar me modele të stemës, sloganit dhe ikonave të tjera sportive.
Treni ka mbulim me rrjetin 5G+Wi-Fi dhe disa vagona janë të pajisura me terminale inteligjente interaktive, të cilat mund të ofrojnë argëtim, projeksion me valë të ekranit, si dhe informacione dhe shërbime të tjera për pasagjerët gjatë udhëtimit. Për të lehtësuar udhëtimin e atyre që kanë kërkesa të veçanta, treni ka edhe vagonë pa pengesa, të cilat janë pajisur me dyer kalimi me gjerësi prej 90 centimetrash, tualete speciale dhe hapësira për ruajtjen e karrigeve me rrota. Karakterët e shkrimit Braille janë instaluar në pika të shumta shërbimi, si sediljet, hapësirat e ruajtjes së karrigeve me rrota dhe tualetet, duke e bërë më të lehtë përdorimin nga pasagjerët me probleme shikimi.
Më komode, kursim energjie.
Siç mësohet, treni është projektuar për të ofruar në përvojë të gjithanshme dhe një eksperiencë më të bukur për pasagjerët. Janë kryer dhjetëra eksperimente për të përmirësuar funksionimin e qetë, ndërsa sediljet e pasagjerëve janë rregulluar në bazë të ergonomisë. Gjithashtu është instaluar një sistem automatik i rregullimit të presionit të ajrit dhe temperaturës, i cili mund të lehtësojë në mënyrë efektive shqetësimin e tringëllimës në veshë të shkaktuara nga ndryshimet në presionin e ajrit kur treni kalon nëpër një tunel.

Sipas CMG-se, vete lokomotiva e trenit ka një dizenjim bionik, i cili mund të reduktojë shumë rezistencën aerodinamike, duke ulur edhe konsumin e energjisë me rreth 10 për qind. Me dizajnin e lehtë të trupit të mjetit dhe teknologjinë e përgjithshme të kursimit të energjisë, treni mund të kursejë rreth 1.8 milionë kilovat-orë energji në vit, ndërsa praktikimi i teknologjisë Ethernet do të rrisë shpejtësinë e transmetimit të të dhënave në tren me më shumë se 60 herë.

Gjithashtu, një platformë e madhe e analizës së të dhënave do të ndihmojë operatorët të monitorojnë performancën e trenit dhe të parashikojnë keqfunksionimet në kohë reale.

Next Post
“The making of Albanians”

Korrupsioni në Shqipëri dhe kuptimi i jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për sot, e Diel 1 Nëntor 2026

November 1, 2026
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

November 1, 2026
Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In