Roboti i parë i montimit të përbërësve në ndërtim doli nga linja e prodhimit të një kompanie në provincën Jiangsu të Kinës lindore. Zhvilluar nga “China Railway Science & Industry Group Co Ltd.” dhe nga Grupi Inxhinierik i Ndërtimit të Hekurudhave në Kinë, makineria pritet të përdoret për ndërtimin e një linje metroje në Guangzhou, citon “Xinhua”.
I pajisur me 72 sensorë dhe 50 kamera, roboti është i gjatë 80 metra, peshon 460 tonë dhe ka një hapësirë efektive prej 69 metrash. Ai është i aftë të instalojë trarë që peshojnë deri në 120 tonë. Tetë këmbë të pavarura të lëvizshme të përbëra nga 32 goma, lejojnë që automjeti të lëvizë më fleksibël dhe të kapërcejë pengesat.
Roboti ka një saktësi matëse prej 10 milimetra dhe, sipas njërit prej studiuesve, është subjekt i dy aplikimeve për patentë kombëtare.