• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prodhimi fason tek industritë e rënda shënon rritje

by
09/06/2015 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I nisur prej kohe, por ngadalë, në dy vitet e fundit prodhimi me material porositës në industrinë e rëndë po jep efekte mjaft pozitive, ndërsa tendenca zhvilluese po ikën nga industritë fason për veshjet dhe këpucët, drejt industrive të rënda. Sipas INSTAT, eksportet e materialeve të ndërtimit dhe rieksporti i makinerive e pajisjeve janë dy grupet me rritjen më të lartë në 3-mujorin e parë, me destinacion kryesor, Italinë.

Eksporti nga kjo industri në fund të muajit mars arriti në 3.6 miliardë lekë me mbi 110% rritje, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2014. Edhe vitin që shkoi, eksportet nga fasoni industrial u zgjeruan me 13%, në krahasim me 2013 dhe mbi 35%, krahasuar me vitin 2010.

Në 3-mujorin e parë 2015 eksportet nga fasoni industrial u dyfishuan në tërësi duke arritur në 25 milionë euro, nga 12 milionë euro që ishin vjet në njëjtën periudhë. Rritja e mallrave në grupin “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” tregon tendencën më të re të fasonit në industrinë e rëndë me prodhimin e pajisjeve të lehta. Nga viti 2009, eksportet e makinerive dhe pajisjeve janë zgjeruar mbi 40%, sipas INSTAT-it.

Montimi dhe prodhimi i elektromotorëve të vegjël, bobinave, elektrodave etj, po merr hov zhvillimi dhe në tremujorin e parë eksportet për këtë grup mallrash u zgjeruan me 110% në krahasim me janar-mars 2014.
Sipas burimeve zyrtare, eksportuesit shqiptarë, që nuk janë prodhues dhe eksportues të drejtpërdrejtë, punojnë me material porositës me produkte të ndryshme industriale, që i rieksportojnë kryesisht drejt Italisë dhe Austrisë, Sipas të dhënave nga QKR, kompanitë kryesore të fasonit industrial rritën dukshëm prodhimin në 3-mujorin e parë 2015, ku dallojnë kompanitë “Albatex”, “Motor El”, “Iliria Electrika”, etj. Pjesa kryesore e këtij lloj biznesi gjendet në në qarkun e Tiranës, ku veprojnë 10 kompani të tilla.
Gjithashtu edhe materialet e ndërtimit, ku kryeson çimentoja po rriten si zë në eksportet shqiptare dhe në 3 muajt e parë 2015 me destinacion kryesor Kosovën, ato zunë rreth 17% të totalit të eksporteve, nga 5% që ishin vjet në të njëjtën periudhë.
Italia dhe Austria janë dy tregjet kryesore në këtë industri, pasi sipas të dhënave, në 3-mujorin e parë 2015 drejt Italisë u eksportuan 37% e mallrave të fasonit industrial me vlerë 1,4 miliardë lekë. Në Austri u eksportuan 30% me vlerë 1,1 miliardë lekë mallra industriale, në Maqedoni, Kosovë, etj.

Zhvillimi i inudstrisë së rëndë me material porositësi në Shqipëri, lidhet me zhvendosjen e kompanive europiane nga Lindja drejt Europës si dhe me krizën financiare, ku Shqipëria ka favor moshën e re për punë, kosto të lirë të krahut, afërsinë gjeografike, etj, ndaj dhe shikohet me interes për prodhimin e produkteve të lehta industriale, si elektromotorë të vegjël, bobina, elektroda, pajisje elektronike, që kërkohen në tregun europian. Së fundi, kompani të huaja po rrisin interesin për të montuar pajisje të ndryshme industriale, elektronike dhe elektrike. (Nini Mano / ATSH)

Next Post

3 mënyra për ta kuptuar që dikush ju gënjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më mirë Besa me AI apo Kushtetuta me referendum?

August 27, 2026
Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

Ballkani Perëndimor drejt makinave elektrike, Shqipëria kryeson rajonin në regjistrime

August 27, 2026
“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

Rama mbledh qeverinë, nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

August 27, 2026
Sherr mes të rinjve në Korçë, 14-vjeçari mbërrin me fraktura të rënda në kokë, pritet dërgimi në Tiranë

Sherr për linjën e ujit të pijshëm, plagoset rëndë administratori i pallatit në Kombinat

August 27, 2026
28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

August 27, 2026
Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

Xi Jinping drejt Uashingtonit, Kina kërkon forcimin e kontakteve me SHBA-të

August 27, 2026
Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

August 27, 2026
Adresa në Tiranë

Adresa në Tiranë

August 27, 2026
Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

August 27, 2026
Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com