Proda “zbarkon” në Sarandë, inspekton në terren masat e sezonit turistik 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, inspektoi këtë të shtunë masat e marra për sezonin turistik në qytetin e Sarandës.

I shoqëruar nga drejtues të lartë të policisë së kufirit dhe të qarqeve, Proda zhvilloi një takim me forcat policore të angazhuara në terren, duke dhënë udhëzime të qarta për rritjen e sigurisë në këtë sezon.

Proda theksoi se “siguria është pasaporta jonë” dhe kërkoi monitorim të vazhdueshëm të plazheve, kontrolle rigoroze ndaj mjeteve lundruese, tolerancë zero për zaptimin e hapësirave publike, si dhe reagim të menjëhershëm ndaj ndotjes akustike.

Ai gjithashtu kërkoi rritje të masave në pikat kufitare për të shmangur radhët dhe rritje të sigurisë në akset rrugore përmes përdorimit të teknologjisë inteligjente.

Drejtori i Policisë kërkoi që punonjësit e uniformave blu të jenë shembull në sjellje e komunikim, pasi janë pika e parë e kontaktit me turistët.

Në vijim, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Elidon Çela e njohën Drejtor Prodën me zbatimin e masave në terren.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com