• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Proda takohet me Presidentin e INTERPOL-it: Thellohet bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar

by B K
05/06/2025 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të punimeve të Konferencës së 52-të Rajonale të INTERPOL-it, që u zhvillua në Athinë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me drejtues të lartë të agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare dhe homologët e tij.

Takimin e parë tejet miqësor Drejtor Proda e zhvilloi me Presidentin e Interpolit, Gjeneral Major Ahmed Naser Al-Raisi.

Proda, Presidentit të Interpolit:

“Faleminderit z. President i Interpolit për besimin te Policia e Shtetit, për mbështetjen e madhe dhe suportin tuaj për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, veçanërisht ata që fshiheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ju siguroj për vendosmërinë time, të Policisë së Shtetit dhe shtetit shqiptar, për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër fenomeneve kriminale globale.

Ju ftoj juve, partnerët dhe agjencitë që koordinojnë veprimet policore të mbështesni edhe më shumë Policinë e Shtetit, e cila tashmë po vepron me profesionalizëm dhe në nivel të barabartë me policitë partnere në aspekte hetimore dhe operacionale.”

Ahmed Naser Al-Raisi, Prodës:

“Vlerësoj punën dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar, si dhe vendosmërinë që tregoni për të bashkëpunuar me partnerët pa barriera, vendosmëri e cila ka krijuar një klimë besimi gjithnjë e në rritje për Policinë e Shtetit. Këto elemente do të ndihmojnë së tepërmi në vendosjen përpara drejtësisë të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpoli do të vijojë të mbështesë Policinë e Shtetit për të punuar bashkërisht në luftë kundër kërcënimeve globale”.

Po gjatë konferencës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda takoi Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, z. Valdecy Urquiza, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare Greke, Gjeneral Lejtnant Dimitrios Mallios, Menaxherin e Projektit EU4FAST WB, z. Antonio Montanaro, si dhe përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të sigurisë publike ndërkombëtare.

Gjatë këtyre takimeve, Drejtori i Përgjithshëm Proda theksoi vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh në fushat prioritare të sigurisë, përfshirë:

Luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit ndërkufitar;

Luftën kundër krimit kibernetik;

Goditjen e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, me fokus të veçantë rrugët nga Amerika Latine;

Kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar;

Forcimin e bashkëpunimit në fushën e formimit dhe shkëmbimit të ekspertizës policore;

Rritjen e kapaciteteve logjistike dhe profesionale të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Drejtor Proda gjatë takimeve të shumta që zhvilloi gjatë ditëve të konferencës me homologët e tij, ka theksuar se fenomenet kriminale globale kërkojnë medoemos një bashkëpunim global për t’i luftuar, duke i siguruar që Policia e Shtetit është e gatshme dhe i ka të gjitha kapacitetet burimore dhe profesionale për të thelluar akoma më tej përfshirjen e saj në skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacionale me të gjithë partnerët, për të përmbushur me profesionalizëm detyrimet që burojnë nga misioni ynë në shërbim të qytetarëve dhe ligjit.

Next Post
Opozita kërkon ndërprerjen e seancës plenare, Bardhi-Spiropalit: Nuk mund të nisë pa kuorumin minimal prej 70 deputetësh

Opozita kërkon ndërprerjen e seancës plenare, Bardhi-Spiropalit: Nuk mund të nisë pa kuorumin minimal prej 70 deputetësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In