• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Procesverbali/ Gjyqtari akuzohet për ryshfet, kush janë 8 anëtarët e KLD që e mbrojtën

by Java News
04/10/2018 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka sinjalizuar dje mundësinë e shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, me argumentet se ka fshehur pasurinë, ka marrë ryshfet për të nxjerrë njerëz nga burgu, zvarrit çështjet, shkruan vendimet në mënyrë të pakuptueshme etj. Ahmet Jangulli është pjesë e listës së gjyqtarëve, për të cilët Ministria e Drejtësisë ka vënë në lëvizje Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke i kërkuar shkarkimin e tyre nga detyra, për shkelje të rënda që diskreditojnë figurën e gjyqtarit. “Shqiptarja.com” zbardh procesverbalin e mbledhjes së KLD, mbajtur në datën 12.06.2018, ku shumica e anëtarëve kanë votuar kundër kërkesës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Jangulli, për zvarritje gjykimi në 5 çështje administrative.

Faksimile e votimit në mbledhjen e KLD për gjyqtarin Jangulli

Anëtarët 
Referuar procesverbalit të mbledhjes, anëtarët e KLD Gjin Gjoni, Brunilda Kadi, Eneida Civici, Petrit Çomo, Ridvan Hado, Neritan Cena, Gerd Hoxha dhe Astrit Haxhialushi kanë votuar kundër kërkesës për shkarkimin e gjyqtarit Jangulli. Ndërkaq, kryetari i KLD, Ilir Meta, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe anëtari Vangjel Kosta kanë votuar pro shkarkimit të gjyqtarit. Anëtari i KLD, Xhezair Zaganjori, në cilësinë kryetarit të Gjykatës së Lartë, rezulton se nuk ka marrë pjesë në votim.

Pretendimet e Ministrisë së Drejtësisë 
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pohuar në KLD se gjyqtari Jangulli ka kryer shkelje të rënda që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. “Propozimi për marrjen e masës disiplinore ka ardhur në vijim të konstatimeve të dala nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektorati i KLD-së, i cili bazuar në urdhrin e verifikimit datë 04.03.2016 ka verifikuar ankesën e paraqitur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit ndaj veprimtarisë së gjyqtarit Ahmet Jangulli të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër për zvarritje gjykimi në 5 çështje administrative. Në përfundim të verifikimit të kryer, Inspektorati i KLD-së, me relacionin e datës 26.04.2017 ka konkluduar se gjyqtari Ahmet Jangulli ka shkelur në mënyrë të pajustifikuar dhe të përsëritur, dispozitat urdhëruese procedurale, duke cenuar procesin e rregullt ligjor”, ka pohuar Gjonaj.

Pretendimet e gjyqtarit Jangulli 
Gjyqtari Ahmet Jangulli ka dhënë në KLD versionin e tij për pretendimet e Ministrisë së Drejtësisë. Jangulli ka pohuar se kërkesa e ministrisë nuk ka bazë ligjore. “Hetimi disiplinor nga Inspektorati i KLD-së është kryer mbi bazën e legjislacionit të shfuqizuar, por nuk ka përfunduar brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit; Procedimi disiplinor, duke e marrë si të tillë me ralacionin e datës 26.04.2017 që është relatuar nga IKLD-së, nuk ka përfunduar, nuk është kryer brenda afatit 6-mujor dhe në këto rrethana, ky procedim, nuk mund të shqyrtohet mbi bazën e këtij ligji. Nga ministrja e Drejtësisë është propozuar një masë disiplinore nëpërmjet shkarkimit kushtetues për gjyqtarin, gjë e cila nuk është as kushtetuese dhe as ligjore. Në këto rrethana ky procedim nuk mund të shqyrtohet. Përgjegjësia disiplinore, sipas Kushtetutës, është vetëm sipas ligjit neni 140, pika 1 e Kushtetutës dhe në këtë drejtim nuk mund të ketë përgjegjësi disiplinore sipas Kushtetutës, duke zbatuar direkt normat kushtetuese për shkarkim kushtetues; Ministrja e Drejtësisë ka të drejtën për të propozuar masë disiplinore vetëm mbi bazën e ligjit, ligj të cilin nuk e kemi për fatin e keq.. pasi Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar parashikimet ligjore mbi shkeljet disiplinore dhe në këto rrethana, ky procedim disiplinor nuk mund të shqyrtohet mbi bazën e këtij ligji”, ka pohuar Jangulli par KLD.

Për zvarritjen 
Gjyqtari Ahmet Jangulli ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimet për zvarritje të çështjeve në gjykim. “Duke zbritur kohën gjatë të cilës çështjet e regjistruara kanë qëndruar në pritje të gjykimit, çështjet e mësipërme janë gjykuar në kohë rekord dhe jo më të konsiderohen si gjykime të zvarritura. Çështjet e mësipërme janë çështje me palë kundërshtare dhe me problematikën e tyre që as nuk mund të konsiderohen si çështje administrative të pastra. Me përfundimin e veprimeve përgatitore dhe daljen e urdhrit për seancë gjyqësore, gjykimi ka përfunduar me një seancë të vetme ose me dy seanca për llogari të bisedimeve dhe jo për llogari të vendimeve dhe vendimet e mia dorëzohen të nesërmen ose të pasnesërmen në sekretari, në të gjithë jetën e punës, jo vetëm për këto”, ka pohuar Jangulli.

Arsyetimi i Gjin Gjonit
Sipas anëtarit të KLD, Gjon Gjoni, ministrja e Drejtësisë nuk ka asnjë kompetencë ligjore për të kërkuar masa disiplinore për gjyqtarët. Gjin Gjoni ka pohuar se as KLD nuk mund të vendosë për shkarkimin e gjyqtarëve. “Në cilën prej këtyre dispozitave, parashikuar neni 160, pika /c/, ministrja e Drejtësisë ka të drejtë që të vijë përpara nesh me këtë propozim? Këtë propozim, po t‟i referohesh dispozitave kalimtare, mund ta bënte Kryeinspektorja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë derisa të krijohet Inspektorati i Lartë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ta lexonte. Aspekti i dytë, hajde shkojmë tek Kushtetuta. Kushtetuta e ka thënë në mënyrë taksative, në qoftë se do i referohemi Kushtetutës. Kush janë dy momentet për të cilët mund të shkarkohet gjyqtari? Dhe ka thënë, vendim i formës së prerë… më fal, fillim i procedimit, vendim i formës së prerë është penal dhe raste të tjera të cilat i ka parashikuar. Në rastin konkret, Gjykata Kushtetuese, ne e kemi deklaruar, i ka shfuqizuar dispozitat, i ka shfuqizuar kriteret mbi të cilat merren masat disiplinore dhe asnjë nga masat e tjera, ne nuk mund t‟i shqyrtojmë. Vendimi nr. 34 i Gjykatës Kushtetuese e ka dhënë në mënyrë taksative. Kështu që, në rast se do i qëndrojmë këtij momenti, hajde t‟i qëndrojmë”, ka pohuar Gjin Gjoni.

Arsyetimi i Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka arsyetuar se ministria mund të propozojë masa disiplinore dhe se KLD mund t’i miratojë këto masa për gjyqtarët. “Fakti që KLD-ja nuk ka marrë vendim, nuk ka shqyrtuar raportin e Inspektoratit, pra të një hetimi të papërfunduar ose që ka qenë i papërfunduar në momentin që ky ligj ka hyrë në fuqi, kjo nuk do të thotë që ne duhet ta lemë pa shqyrtuar. Lidhur me nenin 160, e thotë shumë qartë, 160/1/c thotë: -“Vendos masat disiplinore me propozim të ministrit të Drejtësisë bazuar në procedurën dhe kriteret që parashikohen në pjesën 5 Kreu 1 të këtij ligji”, pra ia njeh të gjithë të drejtën ministrit të Drejtësisë të bëjë propozime për masat disiplinore në bazë. Dhe për sa i përket pjesës 5, Kreu 1 të këtij ligji, z. Gjoni iu referua në mënyrë të gabuar, se në fakt, pjesa 5, Kreu 1 i ligjit flet për përgjegjësinë disiplinore civile dhe penale dhe ne e kemi interpretuar shumë herët edhe në mbledhje të mëparshme, ku kemi thënë që, për sa kohë që Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar këtë pjesë të shkeljeve disiplinore, atëherë ne i referohemi nenit 140 të Kushtetutës dhe kjo është një gjë që është thënë dhe është në zbatim dhe në interpretimin më të drejtë të ligjit”, ka pohuar Gjonaj.

Votuan kundër shkarkimit të gjyqtarit Jangulli 

1.    Gjin Gjoni
2.    Brunilda Kadi
3.    Eneida Civici
4.    Petrit Çomo
5.    Ridvan Hado
6.    Neritan Cena
7.    Gerd Hoxha
8.    Astrit Haxhialushi

Votuan pro shkarkimit të gjyqtarit Jangulli 

1.    Ilir Meta
2.    Etilda Gjonaj
3.    Vangjel Kosta

a.ç

Next Post
Opozita kosovare kërkon vota nga partitë në pushtet për ta rrëzuar qeverinë

Opozita kosovare kërkon vota nga partitë në pushtet për ta rrëzuar qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

Aeroportet e Vjenës dhe Budapestit mbyllen për shkak të ngricës, probleme edhe në Pragë

January 13, 2026
Apeli la në burg Veliajn, Haxhia: SPAK nuk solli asnjë provë të re! S’mund të izolohet njeriu më i votuar në vend

“Ndodhet jashtë, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det!

January 13, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

January 13, 2026
Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Qindra traktorë në rrugët e Parisit, në shenjë proteste kundër marrëveshjes BE-Mercosur

January 13, 2026
Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

January 13, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda e acartë mes zjarreve, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi fiksuar një datë, por e kemi prioritet

January 13, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

January 13, 2026
“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

January 13, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin”. Kush është demokrati tjetër që po hetohet pas kallëzimit të Bardhit

January 13, 2026
“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In