• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Procesi zgjedhor në Dibër, policia: Pati vetëm 1 incident

by A R
12/09/2016 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Rreth orës 18.20, ka përfunduar procesi i numërimit të votave për bashkinë Dibër. Policia ka shpërndarë një deklaratë rreth ecurisë së procesit, ku ka ndodhur edhe një incident. Ja njoftimi i policisë për ecurinë:
Gjatë procesit të numërimit të votave është kërkuar vetëm njëherë ndërhyrja e Policisë, ku rreth orës 12:25, me Vendim nr 1 të KZAZ-së, shërbimet e policë kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së, për nxjerrjen jashtë të personave të pa autorizuar. Pas verifikimeve të kryera, policia ka nxjerrë jashtë ambienteve disa persona që ishin të pa paisur me autorizim.
Në orën 12:45, po me Vendim nr 2 të KZAZ-së, policia është larguar nga ambientet e brendshme të numërimit të votave.
Shërbimet e policisë që janë të angazhuara në ruajtien fizike të godinës së KZAZ-së,  që prej orës 18.00 të datës 09.09.2016 e deri në këto momente  nuk kanë evidentuar asnjë problem.
Policia e Dibrës gjatë gjithë fazave të procesit zgjedhor ka qenë e angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrat e përcaktuara në planet e masave të hartuara për këtë qëllim.
Gjatë tre  fazave të procesit shërbimet e policisë kanë zbatuar me përpikmëri detyrat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor dhe në ligjin për Policinë e Shtetit.
Për garantimin e rendit dhe sigurisë në këtë proces u angazhuan rreth 181 forca policore  të Policisë Dibër dhe rreth 20 automjete policie.
Në të tria fazat e procesit janë evidentuar 4 incidente që s’kanë cënuar procesin zgjedhor,  të cilat janë trajtuar me profesionalizëm nga ana jonë, duke referuar materialet në Prokurori për personat përgjegjës.
Nga ana e Policisë së Dibrës është siguruar rendi e siguria në rreth 50 takime elektorale të zhvilluara nga dy subjektet politike.
Janë mbuluar me punonjës policie të gjitha objekt zgjedhore, si dhe është bërë shoqërimi i materialeve zgjedhore.
Policia e Dibrës vijon shërbimin në KZAZ deri në largimin për në KQZ të materialeve zgjedhore.
Njëkohësisht janë marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë festimeve që po kryhen në qytetin e Peshkopisë./a.m.
Next Post
Donald Trump i uron Hillary Clintonit shërim të shpejtë

Donald Trump i uron Hillary Clintonit shërim të shpejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

November 7, 2026
Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

November 7, 2026
Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

November 7, 2026
Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

November 7, 2026
Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

November 7, 2026
Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In