Ambasadorja Yuri Kim vëzhgon numërimin në KZAZ-në 39. Ajo u shpreh se e gjithë bota i ka sytë te Shqipëria dhe që procesi duhet të jetë transparent.
Gjatë fjalës së saj para mediave, diplomatja amerikane theksoi edhe një herë që qyetarët e bënë detyrën e tyre dhe se tani është radha e kandidatëve dhe liderëve politikë që të presin në qetësi rezultatet.
Po ashtu, Kim shtoi se disa në emocionet e momentit e kanë shpallur fitoren, por shtoi se kjo nuk duhet të ndodhë deri në përfundimin e plotë të procesit./ b.h