• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Procesi për vjedhje, jep dorëheqjen drejtoresha e shkollës “E Kuqe”

by A R
10/11/2015 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “E Kuqe”, Daije Ramku, ka paraqitur dorëheqjen pas shkrimit të publikuar në “Gazeta Shqiptare”. Nëpërmjet një letre dërguar Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë, e cila mban datën 9 nëntor 2015, Ramku kërkon të japë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të komanduar të kësaj shkolle. Pak ditë më parë, “GSH” denoncoi faktin se Ramku, në shtator të këtij viti është dënuar nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe, ndonëse ishte në proces, ishte emëruar në detyrën e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare. “GSH” bëri publik gjithashtu edhe faktin, se Ramku e kishte apeluar vendimin në shkallën e dytë të gjyqësorit. Këto fakte u pranuan zyrtarisht edhe nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës, e cila vuri në dispozicion të Gazetës, dëshminë e penalitetit të znj.Ramku, e cila rezulton të jetë e padënuar. Ndër të tjera, në përgjigjen e saj zyrtare DAR Tiranë sqaron se: “Znj. Ramku është komanduar me detyrën e drejtores së shkollës 9-vjeçare ‘E Kuqe’, Tiranë, në muajin shkurt 2013, deri në zhvillimin e procedurave të konkurrimit. Në dosjen personale të znj. Ramku gjendet dhe dëshmia e penalitetit, e cila vërteton se personi në fjalë nuk ka precedent penal. Sipas informacioneve tuaja, mbi znj. Ramku rezulton të jetë hapur një proces gjyqësor, proces i pambyllur në gjykim e sipër. Bazuar në kuadrin ligjor të Republikës së Shqipërisë, komunikojmë se DAR Tirana Qytet do të presë derisa ky proces të mbyllet me një vendim të formës së prerë”. Por, pavarësisht se DAR Tiranë vendosi të priste vendimin e Gjykatës së Apelit, drejtoresha e shkollës “E Kuqe” ditën e djeshme ka kërkuar të dorëhiqet. “Në këta muaj si drejtuese, jam përpjekur të sjell një frymë të re komunikimi mes kolegëve. Një frymë të cilën një drejtues duhet ta përcjellë nëpërmjet kurajës për t’u përballur me çdo sfidë, madje duke dhënë edhe dorëheqjen”, shkruan Ramku në kërkesën e saj.

Gazeta Shqiptare

Next Post

Dance wih me / Labi bëhet për spital (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com