• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Procesi në Gjenevë për garën e makinave që i mori jetën shqiptarit

by Java News
15/12/2016 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Së fundmi po zhvillohet një gjyq në Gjenevë për ngjarjen dramatike në lagjen “Charmilles” që i mori jetën një shqiptari, baba i fëmijëve të mitur. Në nëntor të viti 2013, një garë e çmendur e dy makinave pati tronditur banorët e Gjenevës.

Rreth orës 22:30, në qendër të qytetit, dy makina kaluan me një shpejtësi marramendëse, duke shtypur në mënyrë fatale, qytetarin S. D. nga Rahoveci dhe duke e lënduar rëndë bashkëkombësin e tij. Përveç këtyre dy shqiptarëve, e pësuan keq edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodheshin në një makinë tjetër, pasi u goditën nga makina e garuesve.

Albinfo.ch mëson sesi po zhvillohet procesi gjyqësor që po mbahet në Gjenevë.

Pse? Sepse pas vdekjes së prindit, i akuzuari në gjyq pohon se është kërcënuar nga kosovarët. Dy shoferët e kanë hedhur poshtë akuzën se po bënin gara, duke shprehur keqardhje për aksidentin fatal që shkaktoi vdekjen e një kosovari dhe lëndime të rënda të shoqëruesit të tij.

Ditën e parë të gjykimit të tyre, të dy shoferët të akuzuar për garën vdekjeprurës në rrugën “Lyon” mohojnë faktin se ishin të angazhuar në një garë gjatë natës së 13 nëntorit 2013.

I akuzuari «D», 26 vjeç me BMW-në e tij vrau një baba dhe shkaktoi lëndime të rënda për mikun e këtij të fundit. Të dy viktimat ishin duke kaluar rrugën në vendkalim për këmbësorë kurse «S», 22 vjeç, ngiste makinën e tij “Subaru” dhe kishte ikur pa u ndalur fare për t’u munduar të shpëtonte jetën e viktimave.

Dje ishin vetëm tre të pandehurit në bankën e të akuzuarve në procesin gjyqësor në fjalë. Fillimisht ata ishin katër. Pronari i makinës BMW, i cili ishte pasagjer në garën e lartpërmendur, ishte gjithashtu i akuzuar «për vrasje me dashje indirekte». Por kjo akuzë është tërhequr nga prokurori Holloway në muajin shtator. Në të njëjtën kohë, procedura kundër tij është ndarë nga ajo e fajtorëve kryesorë.

Pra, i katërti i akuzuar është shpallur në fillim të nëntorit nga Gjykata e Policisë së Gjenevës fajtor për faktin se kishte lyer (duke falsifikuar shpejtësitë) e BMW-në. Por, atij gjithashtu i është dashur të përgjigjet për shkelje të ligjit për armë. Disa muaj pas aksidentit, gjatë një kontrolli të trafikut afër qytetit Nyon, në vitin 2014, ai u arrestua ndërsa po ngiste një makinë. Me të ishte miku i tij i fëmijërisë, shoferi i BMW-së, i akuzuari kryesor i garës në lagjen “Charmilles”. Në këtë automjet policia e Vaud-it pati gjetur një armë. Një revolver me markë EKOL VIPER, 2.5, kalibër 9 mm, e marrë në Itali dhe e importuar ilegalisht në Zvicër.

Pse? Sipas shoferit, ai e kishte blerë këtë armë për shkak se kishte frikë. Pas aksidentit fatal, i pandehuri shpjegon se kishte marrë kërcënime, veçanërisht sa ishte në burg, nga njerëzit e zemëruar nga vdekja tragjike e këmbësorit kosovar (baba i tre fëmijëve) dhe nga lëndimi i mikut të tij.

Gjykata policore e ka dënuar pronarin e makinës BMW për shkak se ka falsifikuar makinën e tij (vepër që përbën shkelje të ligjit LCR dhe Urdhëresës për kërkesat teknike për automjetet rrugore) si dhe për shkelje të ligjit për armë. Ai është dënuar me kusht me 90 ditë gjobë (40 franga në ditë) dhe një gjobë të menjëhershme prej 1’360 frangash. Gjykatësja ka vendosur të konfiskojë BMW-në dhe shkatërrimin e armës. Avokati i të pandehurit (Yael im Hayat Palumbo dhe Guglielmo) ka bërë apel.

Për t’u rikthyer në shqyrtim gjyqësor, nëna e D., shoferi i BMW-së gjatë mbrëmjes tragjike, tha se djali i saj kishte bërë një “gabim të madh dhe që ai e pranonte”. E mërzitur pa masë, ajo shpjegoi se që nga nata e aksidentit familja e saj ka jetuar një “makth”. Ajo nuk e kupton se si djali i saj, “një fëmijë i mrekullueshëm”, që nget makinën me shumë kujdes, mund të shkaktojë një fatkeqësi të tillë. “Ai më thirri dhe me tha: “Nënë, kam vrarë dikë, por unë nuk doja një gjë të tillë. Unë nuk mund të besoja atë … “, shprehet ajo duke qarë. Në audiencë, babai i “D” qanë gjithashtu. Në vaj u fundosën edhe të pandehurit, të cilëve avokatët u shpërndanë facoleta.

Në gjyqin e tyre të së mërkurës prokurori kërkoi që të pandehurit të shkojnë në burg. Prokurori Adrian Holloway ka kërkuar të mërkurën dënimin me gjashtë vjet burgim kundër dy të rinjve. Për prokurorin, i akuzuari duhet të jetë dënuar për “vrasje me dashje indirekte”.

Faji i kryer nga dy garuesit, të moshës 26 dhe 22 vjeç respektivisht, është jashtëzakonisht serioz dhe ka pasur pasoja dramatike, theksoi Z.Holloway. Prokurori u tha gjykatësve të Gjykatës Penale në Gjenevë se ai nuk kishte asnjë dyshim se shoferët e pamatur ishin duke bërë gara, pavarësisht nga mohimet e tyre.

Z.Holloway ka kërkuar një dënim prej 180 ditësh me gjobë kundër shoferit të “Subaru”-s, 21-vjeçar, për shkak se nuk është ndalur për të dhënë ndihmën e tij. Gjykimi vazhdon sot, ku do të paraqiten argumentet e parashtresat e avokatëve mbrojtës.
Albinfo.ch/d.i.

Next Post
DETAJET/ Si e kërcënonte kolegen e punës ushtari…”seks me mua ose të publikoj videon intime”

Durrës/ Kapet, Klodian Martini, ishte dënuar me 4.8 vite burg për vjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj liron nga detyra Adnand Agastën si Komandant i Forcave Detare, një grua bëhet Gjenerale

January 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 17 Janar 2026

January 16, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Pezullimi i vizave me SHBA? Berisha: Përgjigjen më të qartë e dha Ambasada Amerikane

January 16, 2026
“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

“Islanda, vendi i 52-të i SHBA-ve”, shakaja e ambasadorit amerikan shkakton zemërim

January 16, 2026
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

January 16, 2026
U ndje keq në plazh, 59-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

January 16, 2026
Imuniteti i Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë

“Na presin ditë të gjata…”, Balla zbulon se kur do të dekretohet data e Zgjedhjeve 2027

January 16, 2026
Gjermania lobon për Shqipërinë, po përpiqet të bindë Francën për çeljen e negociatave

KE rendit Shqipërinë të parën për reformat e integrimit! Koopman: Jeni në pararojë të procesit

January 16, 2026
“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

“Për Shqipërinë ndjekim porositë e Trumpit”, VanHorn: SHBA kërkon luftë ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve

January 16, 2026
Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

Mbyllja e negociatave në vitin 2027, Peleshi: Nuk është premtim elektoral, por dakordësim me BE

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In