• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procesi kundër mjekëve, dëshmon nëna e gruas së Alban Hoxhës

by Java News
01/03/2016 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hamide Haka dëshmoi dje në gjykatë për vdekjen e vajzës së saj 25-vjeçare, Dorjana Haka, e cila humbi jetën pak ditë pasi lindi një fëmijë me operacion. Dëshmitarja ishte dje në gjykatë në procesin gjyqësor ndaj dy mjekëve të vënë në përgjegjësi penale për këtë ngjarje. E ndjera, bashkëshorte e portierit të Partizanit, Alban Hoxha, humbi jetën në nëntor të vitit 2014, pasi lindi fëmijën.

Në një gjendje tejet të rënduar emocionale, gruaja e veshur me të zeza rrëfeu për ditët kur humbi vajzën e saj. Herë pas here kryesuesi i seancës, gjyqtari Altin Abdiu, i sugjeroi dëshmitares të pushonte nëse nuk ishte në gjendje fizike të pamundur për të vijuar dhënien e dëshmisë. Hamide Haka tha se vajza e saj kishte qëndruar vetëm një ditë në maternitet para operacionit dhe asaj i ishte bërë vetëm një konsultë.

Ajo tha se kishte parë dosjen klinike të vajzës së saj që përbëhej vetëm nga dy faqe dhe hodhi akuza për stafin mjekësor se e kanë mbushur pas vdekjes së vajzës së saj. Të pandehurit e kësaj dosjeje, kirurgu Petrit Rexhepi dhe anestezistja Elona Burba akuzohen nga prokuroria për “mjekim të pakujdesshëm”.

Sipas Prokurorisë, vdekja e nënës së re ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve dhe moskryerjes prej tyre të analizave të nevojshme para dhe pas operacionit.

Dëshmia e nënës

Dëshmitarja Hamide Haka tha se vajza e saj gjatë shtatzënisë kishte ndjekur konsultat mjekësore në një klinike private në kryeqytet, por për operacionin e lindjes ishte zgjedhur materniteti “Koço Gliozheni”. “Vendimi për t’u operuar te ‘Koço Gliozheni’ ishte i Albanit dhe i Dorjanës. Shkuan atje për më tepër siguri, pasi Albani njihte Elonën. Dorjana shkoi një ditë para operacionit në maternitet. Të nesërmen u operua”, tha dëshmitarja. Pyetjes së prokurorit nëse para hyrjes në operacion u ishte kërkuar ndonjë gjë, dëshmitarja iu përgjigj negativisht.

“Vajza shkoi me dosjen e analizave të klinikës private me vete. Para hyrjes në operacion, neve nuk na kanë kërkuar asnjë gjë. Informacion në lidhje me analizat më kanë kërkuar kur vajza kaloi te neurokirurgjia”, u shpreh dëshmitarja.

Sipas saj, pas operacionit të lindjes stafi mjekësor i kishte thënë se gjithçka kishte shkuar mirë. “Më telefonoi vjehrra e saj dhe më tha që Dorit i dhemb koka. Unë kisha shkuar në shtëpi vetëm për të pushuar pak. Kur shkova në spital e gjeta vajzën në reanimacion”, vijoi Haka.

Dëshmitarja tha se dosja mjekësore e klinikës private për ndjekjen e shtatzënisë së vajzës së saj i ishte kërkuar nga e pandehura disa ditë pas operacionit. Dori ditën që shkoi për konsultë, shkoi me dosjen.

Ditën që u fut në operacion, dosja ishte në shtëpinë e Albanit. Shkoi vajza tjetër që e mori dhe ia dha Elonës kur ajo e kërkoi”, tha dëshmitarja.

Sipas dëshmitares, pas vdekjes së vajzës së saj nuk kishte pasur ndonjë kërkesë për kryerje autopsie. Pas një ndërprerjeje pak minutëshe, dëshmitarja shtoi dhe një deklaratë të fundit.

“Isha te spitali dhe kam parë kartelën e vajzës. Kishte vetëm dy fletë. Fatkeqësia ime që s’e mora atë ditë. E kanë mbushur dhe kanë bërë çfarë kanë dashur pastaj me dosjen e vajzës”, tha dëshmitarja, shkruan Panorama. Po dje gjykata dëgjoi dëshmitaren Mine Losha, mami që bën pranimet e pacientëve në maternitetin “Koço Gliozheni”. Para gjykatës, Losha tha se në rastin e të ndjerës Haka është zbatuar me rigorozitet procedura e shtrimit.

Next Post

Vijon bojkoti i opozitës, nuk shkojnë te 'Ligjet' për shpronësimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In