• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procesi i votimit nis nesër në 07:00, çdo vonesë do të ketë sanksione të forta. Ja 3 mënyrat si duhet votuar!

by
24/04/2021 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, doli sot në një konferencë për media, ku sqaroi qytetarët për mënyrën e votimit nesër.

Celibashi tha se ka tre mënyra votimi, që do të konsiderohen të vlefshme, pasi në të kundërt vota e qytetarëve do të jetë e pavlefshme.

Mes të tjerash, Celibashi u shpreh se procesi i votimit do të nisë nesër në orën 07:00 në të gjithë Shqipërinë dhe çdo vonesë do të shoqërohet me sanksione të forta.

Deklarata e Celibashit:

Ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale zgjedhore në të gjitha komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Nga informacionet që marrim nga KZAZ deri tani, procesi ka shkuar shumë mirë, nuk është evidentuar asnjë lloj parregullsie. Për zgjedhësit do risjell edhe njëherë në vëmendje informacione mbi fletën e votimit. Në këtë ditë të heshtjes zgjedhore, do ketë vend për të përcjell mesazh informues. Në cdo QD, do të votohet vetëm me një fletë votimi, ku janë emrat e partive dhe koalicioneve, si dhe numrat, që iu korrespondojnë kandidatëve. Në disa qarqe, konkurrojnë dhe kandidatë të pavarur.

 

 

Me qëllim që vota të jetë e vlefshme, qytetari duhet të votojë me një nga tre mënyrat e bëra publike, votuesi mund të zgjedhë vetëm partinë ose koalicionin me shenjën e X ose + në kuadratin e bardhë; mund të zgjedh partinë ose koalicionin dhe vetëm njërin prej kandidatëve të asaj partie, që ai ka zgjedhur, me shenjën X ose + te kuadrati i numrit të kandidatit; votuesi mund të votojë vetëm për një kandidat, pra të bëjë shënimin vetëm në një prej numrave, që i korrespondon kandidatit që ai parapëlqen, me shenjën X ose + në kuadratin e numrit, pa qenë nevoja të vendosë shenjë te kuadrati i partisë apo koalicionin, që ky kandidat i përket.

Theksoj që në rastin e fundit, vota për kandidatin shkon si votë edhe për partinë politike apo koalicionin. Çdo mënyrë tjetër e votimit ka probabilitet të lartë që të konsiderohet e pavlefshme. Votuesit do të gjejnë informacion të plotë në hyrje të qendrës së votimit, në lidhje me kandidatët dhe numrat e tyre. Ata, që do të kenë dilema, për shkak të memories për numrin, mund ta marrë informacionin mbi atë se kujt kandidati i përket X numër jashtë QV, por edhe pranë zonës së fshehtësisë, do jenë vendosur emrat dhe numrat e kandidatëve.

Në lidhje me projektin pilot, që do të zhvillohet në Njësinë nr. 10, e rikonfirmoj me siguri të plotë që ky proces, pra procesi me votim elektronik, është 100% i garantuar, fshehtësia e votës dhe integriteti janë 100% të garantuara. Pajisja dhe sistemi janë ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk i shenjojnë radhën dhe kohën e votimit, prandaj ju bëj me dije të gjithë votuesve të kësaj zone që ky proces është ndoshta shumë herë më i sigurt se procesi i votimit me fletën e votimit. Prandaj, të gjithë ata që do duan të shprehin votën e tyre, të votojnë pa asnjë hezitim në këtë zonë, pasi fshehtësia e votës së tyre është e siguruar.

Në lidhje me pajisjet e identifikimit elektronik, tashmë është shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit. Vetëm rreth 100 qendra votimi nuk janë mbuluar akoma me operatorë, në zona mjaft të thella, kryesisht në pjesën veriore, por edhe në jug, por KQZ po punon për këtë. Procesi i votimit në cdo lloj rrethana do duhet të fillojë në orën 07:00 dhe nuk ka asnjë arsye, qoftë edhe të karakterit teknik, për të pritur procesin e votimit. Në të kundërt, do të ketë sanksione të forta ligjore. Por jam besimplotë që nuk do të kemi asnjë problem të këtij lloji./ b.h

Next Post
Meta kërcënon Ramën: Je lepur para meje! Kriminelët të vënë armën për të marrë licencën

Meta thyen heshtjen zgjedhore, del në konferencë: Do jem aty për të garantuar ndërrimin e pushtetit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In