• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procesi i Rindërtimit në Vorë, Rama: 404 familje do të kenë shtëpi më të fortë, në një lagje të rilindur

by Ardit Rada
11/09/2020 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vorë, ku është hapur kantieri i Rindërtimit, fillimisht me infrastrukturën e re nëntokësore e rrugore dhe së shpejti me prishjen e të gjithë pallateve e godinave në zemrën e bashkisë, një hapësirë afro 10 hektarë, ku qendra e Vorës do të rilindë me standarde të reja e me një pamje krejt të re.

“404 familjet që humbën apartamentet dhe shtëpitë natën e 26 nëntorit e sot vazhdojnë të jetojnë me qira të paguara nga qeveria deri në përfundim të rindërtimit, do të kthehen në një shtëpi më të bukur e më të fortë dhe në një lagje shumë herë më të bukur e më miqësore për të gjitha moshat”, tha Rama.

Rama tha se “këtu do të shembet një pjesë e madhe e këtyre pallateve dhe jemi në kushtet kur do të bëhet rrafsh”. “Ramë Geci është një nga ndërtuesit më punëtorë dhe më të shpejtë. Ky është thyesi i gjithë rekordeve të afateve dhe ajo që është me rëndësishmja nuk i bën shkel e shko por i bën tamam. Prandaj e kanë përjashtuar nga partia për ca kohë, se i ngatërrojnë dhe emrin me emrin tim”, – tha Rama.

Ai tha se “qendra e Vorës ndryshon komplet dhe do të ketë edhe një sistem ujërash të zeza me një kolektor 960 metra”. Ndërkohë ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj theksoi se në Vorë jemi në fazën e punimeve të infrastrukturës për banesat kolektive. “Këtu në qytet kemi 404 apartamente që do të ndërtohen në banesa kolektive, të cilat fillojnë dhjetëditëshin e parë të tetorit dhe në pjesën tjetër të bashkisë kemi një numër të madh njësish individuale. Në Marikaj kemi edhe 102 apartamente të tjera që planifikohen po në fillim të tetorit. Bashkia e Vorës është nga më të dëmtuarat. Këtu ka avancuar puna me pastrimin e gjithë territorit dhe është bërë gati, dhe puna për infrastrukturën është në stad të avancuar”, – tha Ahmetaj.

Ai po ashtu tha se bashkia Vorë përfiton nga 3 paketat e arsimit, si nga ato me financim nga buxheti i shtetit dhe nga të dyja paketat e Komisionit Europian. “Prishjet kanë filluar, po mbaron Durrësi këto javë dhe menjëherë vijmë në Vorë”, tha Ahmetaj.

Next Post
Mund të ketë ardhur koha për “disruption”

8 punët e kryera në Spitalin Rajonal të Shkodrës në periudhën 2013 – 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In