Bullgaria ju ka kërkuar zyrtarisht shteteve anëtare të BE-së që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut sa i përket procesit të integrimit.
Klan News raporton se Bullgaria kërkon që Shqipëria të gjykohet për meritat e saj dhe të vijojë rrugën drejt integrimit.
“Maqedonia e Veriut nuk plotëson ende kriteret për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, thuhet në një reagim të qeverisë bullgare.
Këtë propozim e ka bërë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut ka ngecur në Këshillin e BE-së, pasi Bullgaria ka vendosur veto për shkak të mospajtimeve që ka me Shkupin zyrtar.
Megjithatë me gjithë idenë e hedhur për ndarjen e dy shteteve për procesin e integrimit, disa shtete anëtare të BE-së kanë kundërshtuar që të hapen negociatat vetëm për Shqipërinë.
/a.r