Procesi i dytë/ Balla: Ilir Meta se mbyll këtë çështje vetëm me shkarkim. Nëse shkeljet janë me natyrë penale…

Balla Real Storyyy

TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla ka shpjeguar në “Real Story” në News24 nismën e ndërmarrë nga socialistët, e dyta, për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Balla deklaroi se Presidenti nuk përfaqëson unitetin kombëtar, duke e akuzuar se deklaratat e tij kanë nxitur dhunë gjatë fushatës elektorale.

Sa i përket akuzave penale, ai tha se raporti i Komisionit hetimor i shkon dhe Prokurorit të Përgjithshëm dhe më pas këto shkelje do të vlerësohen nga organi i akuzës.

“Mendoj që Presidenti i Republikës ka kryer disa shkelje përpara dhe gjatë fushatës. Pyetja që shtrohet a janë këto shkelje kushtetuese, a janë këto shkelje të rënda kushtetuese dhe kur flasim për Presidentin e Republikës pyetja që shtrohet, a përfaqësoi Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore unitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Jo! Nisemi nga formula e betimit. Presidenti i Republikës është betuar mbi Kushtetutë se do t’i shërbejë unitetit kombëtar, do të qëndrojë mbi palët dhe se do ushtrojë mandatin e tij mbi këto parime. Presidenti i Republikës sikurse citohet nga raporti paraprak i OSBE-ODIHR është i vetmi institucion që nominohet me emër, që ka kontribuar me thirrjet e tij në një klimë të tensionuar përgjatë fushatës zgjedhore. Unë jam deputet i qarkut të Elbasanit dhe në këtë studio 3 javë më parë ju kam thënë që Ilir Meta është një person i cili e ka lënë mantelin e Kryetarit të Shtetit dhe është përfshirë në fushatë elektorale. Më shumë se kaq, Ilir Meta në këtë fushatë ka shkelur rëndë ligjin, ka shkelur rëndë parimet kushtetuese dhe thirrjet e tij për dhunë janë shkelje tepër të rënda të ligjit dhe të Kushtetutës. Unë jam palë në këtë proces sepse jam pala kërkuese. Do jenë dy institucione që do duhet të certifikojnë dyshimet e hedhura prej nesh, Kuvendi i Shqipërisë që kërkon 94 vota plus për ta shkarkuar Presidentin dhe certifikimin e shkarkimit ta bëjë Gjykata Kushtetuese”, deklaroi Balla.

Ai mohoi një përfshirje të Komisionit të Venecias në proces, siç ndodhi herën e parë, pasi sipas tij, opinioni i parë ka qenë shumë i qartë në lidhje me kompetencat dhe atë çfarë përfaqëson institucioni i Presidentit.

“Unë mund t’ju them me bindje të plotë që raporti i Venecias, ose opinioni i Venecias në rastin e procesit të parë të shkarkimit është i plotë, shterues dhe nuk ka nevojë fare as parlamenti as Gjykata Kushtetuese për një opinion të dytë sepse aty gjendet gjithë thelbi i çështjes në debat apo në konflikt tani. Është çështja e kompetencave të Presidentit, e sjelljes së Presidentit në raport me Kushtetutën dhe në raport me çfarë përfaqëson institucioni i Presidentit. Në një republikë të pastër parlamentare, Presidenti i Republikës ka si detyrë të vetën të përfaqësojë unitetin kombëtar dhe pyetja që shtrohet a e ka përfaqësuar Ilir Meta unitetin kombëtar? Në kushtet kur pushteti parlamentar ishte në një proces zgjedhor, i vetmi pushtet në thonjëza sepse nuk është një pushtet i barabartë…
Presidenti i Republikës është një institucion, që përgjatë fushatës zgjedhore ka një detyrë konkrete të përfaqësojë unitetin kombëtar. Ne jemi të ndarë në ide, në ekipe, por në fund të fundit ne bashkohemi tek institucioni i Presidentit. Të paktën 90% e qytetarëve shqiptarë bien dakord me mua, edhe të djathtët. Besoj që Ilir Meta ka qenë gjatë kësaj fushate shembulli më kuptimplotë se si nuk duhet ta kemi Presidentin e Republikës. Nuk ka asnjë interes që PS të marrë institucionin e Presidentit. PS ka një detyrim ndaj qytetarëve socialistë dhe demokratë. Jam habitur nga numri i madh i demokratëve në zonën ku jam zgjedhur të cilët kërkojnë që parlamenti t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Nuk meriton që Shqipëria të ketë një president në vitin 2021 me atë sjellje që ka bërë Ilir Meta gjatë fushatës.
Casus-i kushtetues është i një natyre për të cilën Komisioni i Venecias është shprehur njëherë sepse në atë raport të Komisionit të Venecias janë përshkruar qartë kush janë kompetencat e presidentit dhe çfarë natyre duhet të ketë shkelja që të jetë një shkelje që sipas Kushtetutës sonë quhet një shkelje e rëndë”, deklaroi Balla.

Sipas tij, askush nuk thotë që Ilir Meta e mbyll këtë çështje vetëm me shkarkim.
“Pyetja që shtrohet është, thirrja për dhunë a ka pasur efekte? Do i takojë komisionit hetimor parlamentar dhe më pas në raport dhe më pas Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë nëse gjetjet tona korrespondojnë me thirrjet e Ilir Metës të cilat u shoqëruan me dhunë. Edhe 21 prilli në Elbasan, vrasja e një qytetari autokton elbasanas nga persona të ardhur nga pjesë të tjera të Shqipërisë të cilët kanë vrarë me ftohtësi pa asnjë lloj arsye një njeri kot fare, ka ardhur për pasojë…

Vetëgjyqësia në këtë vend është akt që dënohet njëlloj dhe nuk ka asnjë lloj lehtësimi penal. Ilir Meta me frymën që krijoi në vend tensionoi pa shkak dhe pa asnjë të drejtë dhe doli nga ajo që përfaqëson Presidenti i Republikës. Komisioni hetimor parlamentar sipas ligjit përkatës në fund përgatit një raport. Raporti kur identifikon shkelje i shkon dhe institucionit të Prokurorit të përgjithshëm, përveçse Gjykatës Kushtetuese në rast se Parlamenti e miraton me 94 vota. Askush nuk thotë që Ilir Meta e mbyll këtë çështje vetëm me shkarkim. Nëse do vlerësohet që shkeljet e shtetasit Ilir Rexhep Metaj kanë natyrë penale ato do të hetohen nga institucioni i Prokurorit. Por në këtë proces ne nuk jemi duke kryer një hetim penal. Kuvendi ka iniciuar një procedurë a la carte impeachment, pra shkarkimi i Presidentit”, deklaroi Balla.

(BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com