• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Proces moral apo anarki?

by A R
14/01/2021 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Vilma Bello

Si do të shkojmë në 25 prill?

Natyrisht që, në rendin e punëve në Shqipëri, zgjedhjet kanë qenë vendimtare dhe jo vetëm për pasojat programore, për kapërcimin e lëndimeve të jashtëzakonshme sociale e ekonomike apo për rindërtimin e rithemelimin e domosdoshëm institucional. Ka patur njëlloj pashmangshmërie, njëherë më 1997-ën e më tej në 2013-ën, të detyrave të së majtës, të cilat e kapërcenin horizontin e përcaktuar programor, përkatësisht ideologjik e kulturor që do t’i takonin për hir të traditës dhe natyrës së saj politike. Partia Socialiste, në të dy rastet, është shtrënguar të kryejë ndërhyrje sistemore, të cilat, për hir të së vërtetës, në njërën anë i jepnin përgjegjësi përtej kufijve të natyrshëm të një mandati zgjedhor dhe, në anën tjetër, e detyronin, po për këtë shkak, të ruante një barazpeshim të vështirë mes identitetit të saj kulturor dhe funksioneve sistemore për t’u përmbushur.

Në këtë pikë, shumëkush do të prirej të fliste për komoditet, njëlloj lirie për të shkuar edhe në hapësirat politike e funksionale të braktisura nga opozita, të mbetura bosh apo të shkatërruara në sistem – liri që Partia Socialiste as e ka dashur dhe as e ka përdorur. Ajo ka kryer e kryen procesin e vet, në përmbushje të qeverisjes, por edhe të zhvillimit e përmirësimit të saj politik e kulturor, duke ndjekur e iu përgjigjur jo vetëm nevojës së atypëratyshme shoqërore, por, më së shumti, së ardhmes. Dukshëm, edhe sot, kjo vetëpërmbajtje cakton mënyrën se si do të shkojë Partia Socialiste në zgjedhje; e shoqëruar me një bilanc të jashtëzakonshëm qeverisës e, para se gjithash, me një përvojë e vetëdije sistemore të pjekur shtetformuese. Dëshmitë strukturore janë aty, një cikël reformash rithemeluese e modernizuese të gjithanshme, të një vëllimi e ritmi të panjohur më parë. Sado patetike të duket sa thashë, ky nuk është opinion e as propagandë, siç e pëlqen dikush ta quajë, por pjesë e një ndërhyrjeje që ka të bëjë me një çështje tjetër; me përgjigjen për pyetjen e shtruar qysh në krye: si do të shkojmë në zgjedhje? Kë kemi përballë? Për çfarë?

Eshtë e qartë se për opozitën e sotme pyetje si kjo, për fat të keq, të shpien në monolog. Askush nuk përgjigjet nga frëngjitë e zymta e të vjetra të bajraqeve monologjike. Megjithatë, edhe kështu, edhe prej ndonjë tytë te paemër në pritë, mund të kuptohet shumëçka, aq sa më lejon, modestisht, të shqiptoj disa teza. PD ekziston si alternativë politike, prej kohësh, pa funksion. E shkëputur nga përgjegjësitë e saj strukturore, ajo prej kohësh jeton brenda një fabule që i është dorëzuar inercisë dhe shpresës boshe se koha do të bëjë për të atë që ajo s’e bën e s’e ka bëre kurrë në kohën e duhur. Me këtë marrëdhënie të çuditshme me kohën e me ngjarjet përreth, kjo forcë politike, e përgjëruar për imtësitë fatkeqe të jetës apo aksidentet e natyrshme të zhvillimit, si oksigjeni i saj i vetëm (një lloj donkishotizmi dramatik e grotesk njëkohësisht), nuk është çudi pse të vetmin qëndrim që ka ndaj prirjes për të sistemuar shoqërinë, ekonominë e politikën, është mungesa e qëndrimit, mospranimi, mëdyshja për të zgjedhur mes fondamentalizmit absurd dhe anarkisë.

Në arsim, fjala vjen, çfarë propozon PD-ja për punësimin e mësueve në sektorin publik, nëse nuk llogarisim si qëndrim, përgojimin e Portalit? Çfarë mund të përmirësohet? Ku? Çfarë mund ta bëjë një proces publik edhe më të hapur, edhe më të besueshëm, edhe më të dobishëm se ç’është?
Në gjykimin tim, anarkia mendore që sundon PD-në, si çështje e heterogjenitetit kulturor që e cilëson atë forcë politike, është pengesë jo e vogël për të prodhuar një lloj integraleje të arsyeshme qëndrimesh, po, tek e fundit, kjo mbetet çështje e saj. Paaftësia organike e këtillë nuk është përgjegjësi e qeverisë dhe nuk mund të zgjidhet nga kundërshtari politik, sado luajal qoftë, përveçse është gati qesharake edhe të hamendësohet një mundësi e tillë. Pak a shumë kjo vlen për pothuaj gjithçka është kryer gjatë këtij mandati qeverisës. PD-ja ankohet për propagandën, por a nuk është ajo vetë një konstrukt që frymon vetëm me apo prej propagandës, gjysmë të vërtetave, dëshmi e një dembelizmi mendor të çuditshëm? Përse është gati e pamundur të dëgjosh një ndërhyrje të vetme konkrete, të zhveshur nga patetizmi propagandistik? Kaq e vështirë është të kuptohet nga këta njerëz që u duket se bëjnë opozitën në Shqipëri, se zhveshja nga pragmatizmi është shpirti i vërtetë i shenjtë i propagandës?

PD-ja po shkon drejt zgjedhjeve duke improvizuar një tekst, që, me gjasë, do të sajohet si “normë e re” sistemore, çka, në pikëpamje të interesit shoqëror, është njëlloj mashtrimi. Çdo spekulim mbi një perspektivë të ngritur mbi zeron sistemore, sigurisht që nuk ka të ardhme e as shpërblim elektoral, por nxit, mbështet një klimë të caktuar iluzionesh, shpie më tej në distopi e në anarki. Receptuesit e një “teksti” që nxit një normë të pakuptueshme e të pasigurt për publikun, nuk mund të marrin prejt tij veçse pasigurinë dhe hallakatjen mendore e ideologjike të aventurës. E përsëris, nëse PD-ja përkundet me vetëgënjimin se do të mbyllë një periudhë për të hapur një tjetër, atëherë nuk ka ç’të presë, veçse mjerimin e zgjedhjes së saj – këto vite në Shqipëri jo vetëm është kryer një ndërmarrje strukturore e guximshme brenda kufijve të sistemit në çdo fushë, por, pikërisht mbi këtë bërthamë strukturore, është siguruar qëndrueshmëria, për herë të parë, e një sistemi që do të ketë jetën e vet, frytet e veta. Merrni Vlorën si shembull. Mënyra se si janë kuptuar, përshtatur, kryer, ndërhyrjet infrastrukturore shenjon jo vetëm shijen, por edhe dijen e nevojshme, vullnetin për të shfrytëzuar trashëgiminë si mbështetje, aftësinë për të interpretuar një qytet të të gjithëve në funksion të të gjithëve, që atë çka merr prej detit, historisë, elementeve psiko-morale tradicionale të trevës, mënyrës se si është organizuar jeta në qytet, e përpunon me kujdes dhe e kthen me bujari. Me shumë bujari, me konservatorizmin e hijshëm të Muradies, herë me modernitetin sportiv të Lungomares. Qyteti ka zbuluar dhe po zbulon, kësisoj, një hapësirë mundësish e kreativiteti që ka prekur, pa përjashtim, të gjithë.

Natyrisht, kjo e dhënë metaforike për atë që ka ndodhur në Shqipëri, e vendos në një rrethanë të panjohur opozitën, madje, sado paradoksale të duket, fatlume si mundësi për t’i hyrë një procesi, që për fat të keq duket se do t’i rrijë larg. Në fakt, nuk ka as kohë ta kryejë. Kështu, ndërsa në Shqipëri janë kryer e kryhen ndërmarrje modernizuese shtetërore të një lloji autentik, të panjohura në traditën tonë, ndërsa është krijuar përvoja spektakolare e zhvillimit përmes qëndrueshmërisë së sistemit dhe modernizimit, e majta është sërish vetëm, me barrën e përfaqësimit, të identitetit e të kreativitetit. Në këtë pikë, diskutimi si do të shkojmë në 25 prill, mendoj se nuk është më politik, në kuptimin e luftës për të marrë vota, por proces moral, i hapur përballë publikut. E nënvizoj, ballafaqim moral mes nesh, brenda së majtës, e prej andej, me qytetarët.

Next Post
Identifikohen 4 viktimat e aksidentit / Çifti nga Kosova ishte kthyer nga Zvicra, një 3-vjeçare në gjendje të rëndë

Identifikohen 4 viktimat e aksidentit / Çifti nga Kosova ishte kthyer nga Zvicra, një 3-vjeçare në gjendje të rëndë

Comments 2

  1. arjana says:
    6 years ago

    Një analizë e saktë po aq sa e bazuar në vërtetësinë absolute të këtyre fjalive. Shqipëria njeh për nënë dhe babë atë që diti ta rilindë, përkundë e rrisë.

    Reply
  2. ppa says:
    6 years ago

    Shkrimi i deputetes duket mire i artikuluar, disi i zgjatur, aq sa te te kujtoj mungesen e dikutimeve te tilla ne parlament. Fubdja, idea eshte plotesisht e gjetur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

September 19, 2026
Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë më 21 dhe 22 shtator

Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë më 21 dhe 22 shtator

September 19, 2026
Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

Paralajmërimi i FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

September 19, 2026
Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

Fitoi Shqipëria nga vendimi i parë i arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës?

September 19, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

September 19, 2026
Rreziku te Bab el-Mandeb rritet, Greqia dhe Italia forcojnë praninë detare në Detin e Kuq

Rreziku te Bab el-Mandeb rritet, Greqia dhe Italia forcojnë praninë detare në Detin e Kuq

September 19, 2026
Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

Deputetja e PDK-së për vendimin e Hagës: Është sikur jemi kthyer pas, kjo betejë nuk ka përfunduar për Kosovën

September 19, 2026
Fredi Beleri lavdëron ish-deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, eurodeputeti tërhiqet nga deklarata pas reagimeve të forta nga PASOK

Fredi Beleri lavdëron ish-deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, eurodeputeti tërhiqet nga deklarata pas reagimeve të forta nga PASOK

September 19, 2026
Akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe përfitim të padrejtë të pronave, dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie!

Akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe përfitim të padrejtë të pronave, dy ish-drejtorët e Kadastrës Fier mbeten në burg, një tjetër kalon në arrest shtëpie!

September 19, 2026
“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com