• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Proces jo perfekt, por i suksesshëm”, Celibashi për votën e diasporës: Kemi pasur raste dezinformimi!

by E S
10/05/2025 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët do t’i drejtohen nesër kutive të votimit, ku do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ishte sot në studion e “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ku foli në lidhje me procesin zgjedhor dhe problematikat të cilat janë hasur gjatë kësaj kohe.
Një nga pikat ku ai u ndal ishte pikërisht vota e diasporës, një nga risitë e këtij viti, ku vlerësoi se pavarësisht disa problematikave, procesi në përgjithësi ishte i suksesshëm.

Celibashi ka theksuar se megjithatë se shumë nga rastet e denoncuara në të vërtetë kanë qenë spekulime.

“Ka njerëz që nuk ekzistojnë realist, ekzistojnë vetëm virtualisht dhe mesazhet e tyre marrin eko. Kemi të bëjmë me raste dezinformomi”, ka sqaruar ai.

Celibashi dha detaje në lidhje me pretendimet e partive politike për problematika sidomos në shtetin grek.

“Do ta përkufizoja si një proces shumë të mirë. Kemi dashur që ky proces të ishte realizuar në mënyrë perfekte, i kemi përgatitur të paktën në atë çfarë ne ndërtuam si program apo projekt që të ishte i tillë, përsa i përket KQZ vërtetë çdo gjë ka shkuar perfekt. Jo e tillë ka qenë procesi i shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor dhe fletëve të votimit kryesisht në Greqi. Por tej problematikave përsëri do ta përkufizoja si një proces të realizuar shumë mirë.

Kemi përcjellë me vëmendje e kujdes çdo pretendim të ardhur veçanërisht nga partitë politike, në mënyrë të veçantë për Greqinë. Jemi duke marrë informacione të nevojshme për të pasur një vlerësim real të asaj se çfarë ka ndodhur. I kemi kërkuar kompanisë DHL të japë KQZ një informacion dhe raport të plotë mbi elementët e shpërndarjes së fletëve të votimit, strukturat dhe njerëzit e angazhuar, çfarë kanë marrë si ankesa apo çfarë problematikash kanë evidentuar. Mbi bazën e tyre më tej do të vendosim. Nuk mund të themi apriori nëse ka ndodhur apo jo gjë. Pretendimet duhet të bëhen bazuar në fakte. Kemi bërë disa verifikimi sepse kemi konstatuar se ka edhe spekulime, nuk po them që ajo që thuhet nga PD, PS apo edhe parti të tjera është spekulim. Të vërtetuar nga ne kemi parë që kemi raste spekulimesh. Ka njerëz që nuk ekzistojnë realist, ekzistojnë vetëm virtualisht dhe mesazhet e tyre marrin eko. Kemi të bëjmë me raste dezinformomi”, ka shpjeguar ai.

Next Post
Spektakël në Tiranë! Çiklisti britanik dominon etapën e dytë të Giro d’Italia

Spektakël në Tiranë! Çiklisti britanik dominon etapën e dytë të Giro d’Italia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

28 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Vëmendja në Qarkun e Dibrës

August 27, 2026
Xi Jinping takohet me Trump më 24 shtator në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti kinez nuk do flasë në Asamblenë e OKB-së!

Xi Jinping drejt Uashingtonit, Kina kërkon forcimin e kontakteve me SHBA-të

August 27, 2026
Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

Detaje të reja nga arrestimi i Ergys Agasit / Ja çfarë u gjet në makinën. FOTO nga operacioni

August 27, 2026
Adresa në Tiranë

Adresa në Tiranë

August 27, 2026
Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

Revista braziliane zbulon një prej thesareve të fshehura nën malet e Shqipërisë

August 27, 2026
Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

Si u përfshi Kosova në lajmet e rreme për zjarret në Serbi

August 27, 2026
VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

VIDEO/ “Bomba do shpërthejë pas 2 orësh”, alarm në disa institucione, zbardhet përmbajtja e emailit kërcënues

August 27, 2026
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

“Agasi s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e klientit tim

August 27, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

August 27, 2026
SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

SPAK sekuestron mjetin luksoz të Ergys Agasit. Ishte fshehur në garazhin e një vile

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com