• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Proces i nxituar, kështu fiton vetëm Berisha’/ Korreshi për kryetarin e ri të PD-së: Më 6 mars humbën të gjithë. Ja emri im për President

by Java News
05/05/2022 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të “nxituar” e cilësoi procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD, deputeti demokrat Saimir Korreshi, ndërsa shoi se kjo ka qenë arsyeja kryesore që nuk mori pjesë në Kuvendin e 30 prillit.

“Arsyeja pse nuk kam qenë në Kuvendin e 30 prilli është se i gjithë procesi mbas ikjes së Bashës ka qenë i nxituar me qëllim, e gjitha ndodhi vetëm për t’u larguar Basha. Unë bashkë me një pjesë të kryesisë së degës Lushnje, ku kërkova zgjatjen e procesit, mos të behej me 3 ditë. Unë nuk mund të marrë pjesë kështu në Kuvend. Ka edhe arsye të tjera, për mënyrën sesi u përfaqësuan degët.”, tha ai.

I ftua në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, deputeti tha se në këto kushte të pabarabarta që ka krijuar Sali Berisha për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD, është i vetmi që mund të fitojë

“Procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të PD është vazhdimi i 30 prillit. Thamë në qershor që Basha nuk i dha mundësi kandidatëve të tjerë për të bërë fushatë, e njëjta gjë po ndodh tani! A del dot një kandidati të bëjë fushatë për 15 ditë? Nuk gjen dot as staf! Çfarë zgjedhjesh janë këto? Asnjë kandidatë tjetër nuk fiton dot përballë Berishës.”, u shpreh.

Sipas Korreshit Partia Demokratike është e përçarë dhe pavarësisht përpjekjeve mund të ngjitet, por asnjëherë nuk do të bashkohet si dikur, pasi përplasjet kanë qenë shumë të forta.

“Tentuam që PD ka nevojë të bashkohet. PD mund të ngjitet, por nuk mund të bashkohet, ka kaluar në inate personale konflikti. Ka pasur një përplasje shumë të madhe mes demokratëve, pavarësisht se ne mund të duamë shumë. Ngjitja mund të bëhet vetëm përmes tolerimit, në asnjë mënyrë tjetër.”, tha ai.

Problematikat kryesore brenda partisë siç theksoi deputeti kanë ardhur nga lartë. Ai tha se në zgjedhjet e pjesshme vendore, me PD e përçarë humbën të gjithë demokratët.

“Problematika ka qenë dhe mbetet lartë më tepër. Është fuqia që kanë personat lartë, që kanë dirigjuar prej 30 vitesh, që kanë peshë në vendimmarrje, ata kanë potencë të diktojnë në vendimmarrje dhe ecurinë e degëve. Më 6 mars, humbën të gjithë demokratët, humbëm të gjithë.”, tha deputeti.

I pyetur lidhur me profilin ideal të figurës së ardhshme të presidentit, Korreshi  dha emrin e tij, i cili ishte autori Visar Zhiti

“Në grupin parlamentar nuk është bërë asnjë diskutim për zgjedhjen e presidentit. Një person për presidenti që mendoj unë është Visar Zhiti, është një njeri që asnjëherë s’ka qenë i përfshirë në politik.”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit ka caktuar datën 22 maj për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, teksa Sali Berisha ka deklaruar kandidaturën e tij. Demokratët kanë afat deri më 7 maj për shpallur kandidaturën e tyre, ndërsa deri më tani Berisha është i vetmi kandidat në garë./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Alibeaj mbledh sot grupin parlamentar/ “Rithemelimi” thërret të premten Këshillin Kombëtar: Mbajmë qëndrimin për Presidentin

Alibeaj mbledh sot grupin parlamentar/ “Rithemelimi” thërret të premten Këshillin Kombëtar: Mbajmë qëndrimin për Presidentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In