• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Proces i ngadaltë, por i rëndësishëm për Shqipërinë”/ OSBE ndan përshtypjet mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore

by E B
21/05/2026 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vlerëson se puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka ecur ngadalë, por është për t’u përshëndetur jo vetëm rifillimi i aktivitetit të tij por dhe fokusi në çështje të rëndësishme si financimi i partive politike.

Në një deklaratë për mediat nga Pogradeci, ambasadori i i OSBE-së, Michel Tarran, theksoi se organizata ka qenë e angazhuar që në fillim për të mbështetur komisionin me ekspertizë, duke nënvizuar se rekomandimet e ODIHR janë baza kryesore e punës.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është angazhuar në këtë punë për të mbështetur komisionin e posaçëm. Që nga fillimi kanë punuar ngadalë,kanë humbur kohë, por gëzohemi që kanë rifilluar punën e tyre. Dhe, siç e keni thënë, kanë punuar në temën e financimit të partive, që është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës politike në ndonjë vend demokratik, siç është tani Shqipëria. Sa i përket reformës, ne nuk jemi këtu për të propozuar, për të punuar një model. Ka modele të ndryshme, çdo vend e ka modelin e vet. Dhe ka probleme të ndryshme me organizimin e zgjedhjeve, ka rekomandimet që bëhen nga ODIHR-i çdo herë kur vijnë këtu për të vëzhguar zgjedhjet.

Ne jemi këtu për t’i ndihmuar në implementimin e këtij e këtyre rekomandimeve. Por, edhe njëherë, kjo nuk thotë që kemi një sistem preferuar këtu. Edhe njëherë, ka sisteme të ndryshme. OSBE-ja bëhet nga 57 vende pjesëmarrëse dhe çdonjëri ka sistemin e tij, dhe duhet që shqiptarët vetë të vendosin cilin sistem kanë dëshirë për ta implementuar këtu. Absolutisht, është prapë një problem i shqiptarëve, në të cilin nuk do të hyjmë. 150, 200, 50,300 është problem i juaj dhe prapë në çdo vend ka situatë të ndryshme, duke shikuar sa banorë janë në Shqipëri,kuptoj që dikush konsideron që duhet të jetë më pak deputetë, ka argument tjetër që janë në favor të një numri më të madh. Çdo vend duhet të vendosë vetë,nuk është puna jonë për të komentuar këtë aspekt teknik” tha Tarran.

I pyetur për pakënaqësitë e partive të vogla, lidhur me reformën zgjedhore që dominohet nga partitë e mëdha ambasadori tha se duhet gjetur një sistem që është më i përshtatshëm për Shqipërinë, që sipas tij mbetet në një periudhë 35 vjeccare
“Ky lloj diskutimi ekziston në vendet e tjera gjithashtu, edhe prapë mund të kuptoj edhe vendimin e atyre partive që konsiderohen që nuk respektohen në mënyrën e duhur dhe që nuk u jepen mundësi për tu zhvilluar. Por duhet thënë që ka shumë vende ku sistemi bazohet në parimin e dy palëve, një parti e madhe ose një koalicion partish të mëdha nga njëra anë dhe një koalicion partish të mëdha nga ana tjetër. Ose dy parti, të mos flasim për Europën, por në Shtetet e Bashkuara ka dy parti, edhe gjithë përpjekjet që janë bërë nga aktorët e tjerë për të krijuar parti të tjera të vogla nuk kanë punuar atje dhe asnjlri nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara nuk janë një vend demokratik. Domethënë ekzistojnë sisteme të ndryshme. Jemi, mund të konsiderojmë që jemi akoma në periudhë tranzicioni në Shqipëri. Mendoj që duhet ta gjejnë një sistem që është më i përshtatshëm për vendin tuaj.

Perandoria Osmane ka qenë këtu 500 vjet, komunizmi ka qenë këtu 45 vjet. Tranzicioni nuk tregon që nuk thotë që nuk ka zhvillim. Zhvillimi vazhdon dhe mendoj që tranzicioni do të vazhdojë, dhe vazhdon tek ne gjithashtu, tek ne gjithashtu ndryshohet nganjëherë sistemi zgjedhor. Jam francez,ju e dini aë në Francë kemi patur disa reforma zgjedhore dhe jemi duke diskutuar. Në Francë ka disa parti që kërkojnë ndryshim të zgjedhjeve sepse konsiderojnë që sistemi i tanishëm nuk është i përshtatshëm” tha ai.

Next Post
Departamenti i ri i inteligjencës artificiale në PD/ Plasin memet në rrjet

Departamenti i ri i inteligjencës artificiale në PD/ Plasin memet në rrjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In