• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Procedurat sa t’u ‘dalin thinjat'”, saga mijëra aplikantëve për vizë pune në Gjermani

by A R
28/07/2018 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shqipëria e Kosova me punë në Gjermani? Vërtet kjo është e mundur, por aplikuesi duhet të mos ngutet. Historia e vizës mund të zgjasë deri sa të dalin thinjat. Kjo megjithëse ambasadat kanë shtuar personelin.

Punë dhe jetesë në Gjermani! Si një ëndërr e bukur që papritur bëhet realitet vendet e Ballkanit Perëndimor: Kështu tingëlloi rregullorja e posaçme e qeverisë gjermane në nëntor 2015 për punësimin legal të qytetarëve nga Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Shqipëria. Synimi ishte të ulej vala e azilkërkuesve. E vërtet jo pak vetë e përmbushën këtë ëndërr. Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit Perëndimor dhanë 19.294 viza pune. Ambasada gjermane në Tiranë arriti për vitin 2017 të japë 2796 viza.

Shifra është e lartë, por duket e pamjaftueshme. Sepse në dyert e ambasadave presin akoma më shumë aplikues për një vizë pune. Për shembull Agjencia Gjermane e Punës dha nga janari deri në shtator 2017, 22.773 miratime provizore paraprake për aplikuesit nga Kosova, por viza u dhanë vetëm për 4758 vetë. Miratimi provizor paraprak është kusht për të marrë vizën e punës.

Mazedonien, Bulgarische Botschaft (Getty Images)

“Numri i kërkesave për viza është shumëfishuar dhe vazhdon të rritet”

Ministria e Jashtme e Gjermanisë i konfimoi Deutsche Welles “rritjen e ndjeshme të kërkesave për vizë nga vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim punën në Gjermani. Numri i kërkesave për vizave është shumëfishuar dhe vazhdon të rritet.”

Një shumëfishim me pasoja: Sepse shumë vetë ankohen për kohët e gjata të procedurave për marrjen e vizës së punës në ambasadat gjermane në rajon. Sidomos të bie në sy koha e gjatë e pritjes mes kërkesës për orar deri në datën e aplikimit për vizë. Carola Burkert, eksperte për migrimin tek IAB, Instituti Gjerman për Tregun e Punës dhe Studimin e Profesionit në Nuremberg, rendit për Deutsche Wellen vendet me më shumë kohë pritjeje: “Ajo që bie në sy më shumë është Prishtina, me më shumë se një vit kohë pritjeje, Sarajeva me më shumë se një vit, Beogradi 7 muaj, Tirana 6 muaj, kjo ka qenë gjendja në shkurt 2018. Por nuk duhet të llogarisni vetëm këtë kohë, por edhe kohën e përpunimit të dokumenteve. Përfytyrojeni, ju keni një ofertë, punëdhënësi ka nevojë për ju tani, e ju nuk shkoni dot, sepse nuk keni vizë, oferta bie, sepse si punëdhënës unë gjej dikur një zgjidhje tjetër.”

Me shpenzime personale në kërkim të kontratës në Gjermani

Pikërisht kjo i ndodhi Bekim Imerit nga Gostivari. Shoferi i kamionëve kishte një ofertë pune nga Paderborni. Por për shkak se viza e punës nuk u dha në kohën e duhur, punëdhënësi u tërhoq. “Askush nuk të pret kaq gjatë në Gjermani”, thotë ai. 46 vjeçari mori vetë rrugën në kërkim të punës. “Erdha vetë në Gjermani dhe shpenzova shumë para për një kohë të shkurtër.”

Bekim Imeri pati fat. Për shkak se shoferët e kamionëve kërkohen në Gjermani, ai gjeti një punë të re tek Eraslan Logistik GmbH. “Punëdhënësi i ri më tha të mos humbas asnjë ditë, sa të marr vizën duhet të nisem menjëherë”, thotë Bekimi. Pas më shumë se 7 orë pritjeje në ambasadën e Shkupit ai i dorëzoi dokumentet. Tanimë është në pritje, gjithmonë me frikën, se mos e humbet edhe këtë shans të dytë për punë.

IAB-Expertin Carola Burkert (privat)Dr. Carola Burkert, eksperte për migracionin në IAB, Instituti për Tregun e Punës dhe Studimin e Profesionit

Caku i mbingarkesës

Pse kjo kohëzgjatje? Ministria e Jashtme Gjermane thekson se “koha e pritjes për një orar për të aplikuar për vizë varet nga kërkesa dhe kapacitetet që janë në dispozicion në sektorin përkatës të vizës. Edhe koha e përpunimit varet nga secili rast individualisht.” Ministria e Jashtme Gjermane i ka përforcuar maksimalisht përfaqësitë në vendet e Ballkanit Perëndimor, madje edhe ambientet janë shfrytëzuar maksimalisht, thuhet në shpjegimin e saj.

Duket se ambasadat kanë arritur cakun e mbingarkesës. Carola Burkert nga Instituti i Tregut të Punës, IAB e njeh problematikën. U tha se do të zgjerohen rrugët legale me kushte të caktuara për njerëzit nga Ballkani Perëndimor, por nuk u zgjeruan dhe shtuan strukturat për këtë, kritikon ajo qeverinë gjermane. “Situata e punonjësve në sektorët e vizave është katastrofale, pra përsa i përket presionit të kohës, kritikave që bëhen, fluksit të madh që kanë. Për këtë fluks ato nuk ishin të përgatitura, si nga ana e personelit, por edhe e kapaciteteve.”

Belgrade, deutsche Botschaft (Getty Images/A.Stankovic)

Frika nga humbja e vendit të punës

Ndërkohë tensioni i aplikuesve që presin për vizën e punës shtohet dita-ditës. Vendi i punës në Gjermani pret, por edhe sa? Kleis Hazizi, një djalë i ri nga Tirana që kërkonte një perspektivë të re gjeti një kontratë pune të përhershme si speditor tek firma Wertbau në Gjermani. Ai ia ka dalë të fusë dokumentet e kërkuara. “Por po kalojnë më shumë se 4 muaj dhe ambasada nuk më ka kthyer përgjigje. Puna në Gjermani vazhdon, dhe jam akoma në Shqipëri”, thotë ai i shqetësuar.

Kleisi ka frikë se mos e humbet punëdhënësin. E kontaktuar nga Deutsche Welle, firma Wertbau konfirmon se do ta merrte atë me dëshirë në punë, nëse ai e merr vizën. Por ndërkohë edhe një pengesë tjetër del përpara. Marrja e miratimit provizor paraprak tanimë nuk bëhet nga punëdhënësi, por në një procedurë të brendshme sektori i vizës e merr atë tek Agjencia e Punës. Nëse miratimi provizor paraprak, dikur me një afat gjashtëmujor, skadon, për Kleisin do të thotë të fillojë procedurën nga e para. Carola Burkert e kritikon këtë ndryshim në procedura. “Kjo kushton edhe njëherë kohë dhe resurce personeli.”

Bekimi pret. Kleisi pret. Punëdhënësit në Gjermani presin. Të gjithë në pritje që një ditë, dikush në sektorin e vizës të nxjerrë dosjen nga stiva e gjatë e aplikimeve. Por se kur do të ndodhë kjo, këtë nuk e di askush./DW

Next Post
Shifra e frikshme: 300 mln njerëz nuk e dinë se vuajnë nga hepatiti

Shifra e frikshme: 300 mln njerëz nuk e dinë se vuajnë nga hepatiti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

December 21, 2025
Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

December 21, 2025
Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

December 21, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sa shtetas shqiptarë banojnë jashtë vendit? Aritmetikë e thjeshtë…

December 21, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

Kërkesa e magjistratëve për rritje pagash, Rama: Tentativë për të shqyer arkën e shtetit! Vetë Ali e vetë Kadi…

December 21, 2025
Rama reagon për Ballukun: Nëse e lëmë miun e çbalancimit të na kalojë, nesër do të bëhet ujk

Rama: Jam shumë kurioz pse SPAK u ngut me një vrap mbresëlënës për masa ekstreme ndaj Ballukut

December 21, 2025
Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

Ekonomia e ndikimit, si të rinjtë shqiptarë duan të pasurohen brenda natës

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In