• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Procedurat për përfitimin e pensioneve dhe kompensimin e energjisë

by Java News
04/03/2018 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar procedurat për përftimin e pensioneve dhe kompensimit të energjisë elektrike. Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve ISSH shpjegon edhe rastin e përftimeve në fshat.

Kam punuar 3 vite kur isha në moshën 20 vjeç dhe nuk më kanë paguar sigurime shoqërore. Dua që t’i paguaj tani ato vite me sigurim vullnetar. A mund të më sqaroni ju lutem se sa është pagesa dhe si funksionon?
Përsa pyesni, ju sqaroj se Instituti i Sigurimeve Shoqërore i ofron mundësinë të gjithë shtetasve shqiptarë kudo që ndodhen, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj që për të plotësuar periudhat e pambuluara kontributive, duke u siguruar vullnetarisht nëpërmjet sigurimit vullnetar. Kuota mujore që duhet të paguani për të bërë sigurimi vullnetar, si për vitin korrent (vitin 2017), ashtu dhe për vitet e kaluara që ju i keni të paplotësuara me kontribute  është 5 184 lekë në muaj ose 62 208 lekë në vit. Nëse ju vendosni të bëni sigurimi vullnetar, duhet të paraqiteni në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore pranë vendbanimit tuaj, me fotokopjen e kartës së identitetit dhe librezën e punës apo librezë kontributesh, nëse keni. Inspektori për sigurimin vullnetar në ALSSH do të jetë në shërbimin  tuaj në çdo kohë që ju do të paraqiteni.

Jam përfitues i pensionit të reduktuar. Kërkoj të di nëse do të më rillogaritet masa e pensionit në momentin që do të mbush moshën 65 vjeç, për pension të plotë pleqërie?
Mbështetur në kërkesën tuaj, Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ju ka caktuar pension të reduktuar pleqërie, bazuar në nenin 31/1, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, në datën 01.11.2014, me 35 vite periudhë sigurimi. Në bazë të këtij neni, pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Në momentin e plotësimit të moshës nuk do të ketë rillogaritje mase pensioni, përveçse kjo masë do të përfitojë të gjitha rritjet që bëhen me Vendim të Këshillit të Ministrave “Për rritjen e pensioneve”.

Jemi dy pensionistë nga fshati Synej, Kavajë, a na takon kompensimi për energjinë elektrike?
Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.495, datë 29.06.2016 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 8, datë 14.01.2015, të Këshillit të Ministrave “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 KËH në muaj”, është përcaktuar se: përfitojnë kompensimin nga rritja e çmimit të energjisë elektrike në masën 648 lekë në muaj, kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension social, por që janë me banim në fshat, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët”. Pra, nëse ju përfitoni pension pleqërie shtetëror, jetoni në fshat dhe jeni vetëm, ju përfitoni kompensimin për energjinë elektrike.

Ata persona që nuk jetojnë në Shqipëri dhe janë të vetëpunësuar në shtetin ku jetojnë aktualisht,a mund të bëjnë sigurim vullnetar për të ardhura më të larta?
Përshëndetje, Nëse ju vazhdoni të keni nënshtetësinë shqiptare dhe keni vite pune në Shqipëri, ju mund të bëni sigurim vullnetar për vitet e munguara. Periudha minimale e viteve të punës për një pension minimal është 15 vite. Ndërsa nëse ju nuk e keni nënshtetësinë shqiptare, mund të bëni sigurim vullnetar për vitet deri në momentin që keni pasur nënshtetësinë shqiptare. Pagesa mujore për sigurim vullnetar është 5 184 lekë.

Jam e interesuar të di nëse gruaja mund t’i dhurojë (kalojë) burrit vite sigurimi nga vitet e siguruara të saj.
Në lidhje me pyetjen tuaj, sqarojmë se: Mbështetur në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në RSH”, të ndryshuar, çdo person punon dhe sigurohet për veten e tij dhe nuk mund të dhurojë periudha sigurimi as për bashkëshortin dhe as për bashkëshorten/shqiptarja

Next Post
Italia drejt një fitoreje populiste, asnjë grupim nuk parashikohet të marrë shumicën

Italia drejt një fitoreje populiste, asnjë grupim nuk parashikohet të marrë shumicën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit -

Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com