• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Procedohen 9 tregtarë në Durrës/ Abuzonin me çmimet dhe shisnin produkte pa kupon tatimor

by Java News
04/04/2020 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht 9 tregtarë, të cilët kanë abuzuar me çmimet, duke përfituar nga situata e krijuar nga koronavirusi. Uniformat blu theksojnë se janë vënë në hetim 3 tregtarë që tregtonin mallra agroushqimore me shumicë dhe 6 tregtarë të tregtonin artikuj me pakicë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të operacionit kundër informalitetit dhe në zbatim të aktit normativ Nr. 3, të datës 15.03.2020, pika 12, kanë hartuar një tjetër plan të detajuar masash, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve abuzive me çmimet e produkteve ushqimore, duke përfituar nga situata.

Në zbatim të detyrave të këtij plani të posaçëm, janë ushtruar dhjetëra kontrolle në njësitë tregtare të shumicës e pakicës në Durrës, ku si rezultat u evidentuan dhe u proceduan penalisht shtetasit: I. S., 45 vjeç, F. G., 35 vjeç, E. H.,42 vjeç, banues në Durrës, tregtarë në tregun agroushqimor në lagjen 14, Nishtulla, Durrës.

Gjithashtu edhe B. K., 33 vjeç, E. B., 48 vjeç, F. I., 54 vjeç, A. Ç., 37 vjeç, L. B., 61 vjeç dhe A. D., 25 vjeç, banues në Durrës, tregtarë të tregtimit të artikujve agroushqimor me pakicë.

Gjatë kontrollit të ushtruar rezultoi se këta tregtarë tregtonin artikuj agroushqimor me mungesë të kuponit dhe faturave tatimore të sanksionuara me ligj.

Edhe më parë, nga DVP Durrës janë evidentuar dhe proceduar një numër i madh subjektesh tregtare që abuzonin me çmimet.

Kontrollet do vijojnë pandërprerë në të gjithë qarkun edhe në ditët në vijim dhe në këtë kuadër Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast të abuzimit me çmimet dhe çdo rast tjetër paligjshmërie, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

g.kosovari

Next Post
Asnjë nuk respekton distancimin social/ Qytetarët qëndrojnë pranë tek tregu në Kombinat, s’i tremben koronavirusit

Asnjë nuk respekton distancimin social/ Qytetarët qëndrojnë pranë tek tregu në Kombinat, s’i tremben koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
Ish-komandanti i NATO-s kujton krimet e Millosheviçit në Kosovë, ja mesazhi i fortë pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

Ish-komandanti i NATO-s kujton krimet e Millosheviçit në Kosovë, ja mesazhi i fortë pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

September 16, 2026
“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, e mbijetuara e luftës reagon ashpër pas dënimit të krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com