• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi i PD-së nuk është Lulzim Basha!

by Mero Baze
24/03/2018 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/

Mbi paaftësinë e Lulzim Bashës nuk ka më debat. Nuk ka më idhtarë të tij që e mbrojnë brenda PD-së. Duket që nuk e mbron më as Sali Berisha, megjithë hallet që ka. Por aty nuk është problem vetëm Lulzim Basha, por dhe debati rreth Lulzim Bashës. Gjithë debati rreth tij vërtitet rreth botës së vogël të PD-së, rreth statutit të PD-së, rreth gabimeve në lista që ka bërë Basha, rreth mos-respektimit të institucioneve brenda partisë etj. A thua sikur Basha të kishte respektuar statutin dhe të kishte bërë ndonjë listë më të mire, do kishte fituar.

Në debatin rreth Lulzim Bashës duhet të biem dakord vetëm për një gjë: nëse ai është lider që e ngre PD-në, apo jo?

Unë hyj tek ata që qysh ditën e parë që e kam njohur, më ka bindur për të kundërtën. Lulzim Basha është i mirë për figurant, për fasadë, për pjesë ekipi, apo çdo gjë tjetër që t’i shërbejë një projekti që nuk udhëhiqet prej tij, por kurrë nuk vlen për një lider. Ai nuk ka asnjë aftësi të ndihet si udhëheqësi yt, pasi hyn tek ata tipa që ta krijon distancën me lehtësinë me të cilën bën sikur të dëgjon, bën sikur të njeh dhe bën sikur kupton. Në fakt, as të dëgjon, as të njeh, as të kupton.

Ai ka pastaj një histori të tij politike krejt të padëshirueshme për çdo politikan, me procese gjyqësore të mbyllura, me skandale financiare në vazhdim dhe me histori korrupsioni të pranuara nga publiku. Thjesht nuk bën. Sidomos tani që mund të ketë punë dhe me drejtësinë.

Pra, problemi i PD-së nuk është Lulzim Basha, as debati rreth tij, por si mund të ngrihet PD. Kjo që po them nuk është e re, pasi kam së paku nga 2013 që e them.

PD duhet të rithemelohet!

Çdo përpjekje për kontrolluar vulën dhe selinë e asaj partie me makinacione, me lobime, me nëpunës qesharakë, që kujtojnë parajsën kur ishin në pushtet, me delirantë dhe mitomanë që mendojnë se ata mund ta kthejnë historinë mbrapsht, është e dështuar. PD-së i ka ardhur koha të zerojë problemet brenda saj, duke e rinisur nga e para, por jo “në rresht për një” pas Berishës, dhe as “në kolonë për dy” pas Bashës, ose pas Berishës.

Një parti e re e rithemeluar me rregulla strikte dhe garë të hapur, mund të prodhojë edhe lider të ri, edhe shpresë të re. Çdo zgjidhje tjetër për të hequr Bashën e për të vënë dikë tjetër, do prodhojë ndarje të re, beteja të reja pa fund dhe do ta kthejnë atë në një skelet pa vlerë, që mund ta gllabërojë dhe LSI.

Një parti e re i jep fund gjithë prapësive të bëra deri më sot, gjithë klaneve dhe grupeve që e brejnë PD-në, dhe mbi të gjitha, armiqësive pa fund që ajo parti ka ndaj vlerave të PD-së në vite, që janë kundër Bashës e Berishës për arsyet e tyre. Një rithemelim i zhduk këto histori.

Përpjekja për t’i dhënë rol drejtues Berishës për të bashkuar PD-në, është një përpjekje e dështuar, pasi kur kërkoni të reformoni PD-në, mos kini paraysh vetëm demokratët, por shqiptarët që duan opozitë. Dhe shqiptarët jashtë PD-së që duan opozitë, duan ta shikojnë PD-në si shpresë, dhe jo si pronë të Berishës, kundër të cilit kanë votuar. Ata mund të pranojnë ta kenë Berishën në krah, por jo në krye.

Në rast se ndodh kjo, pra në rast se PD do bëj përpjekje për të spostuar Bashën me një projekt të ri brenda saj, Lulzim Bashës po ashtu i lind e drejta të rezistojë brenda PD-së dhe të mbajë qoftë dhe atë që quhet fraksion i vulës. Gabohen gjithë ata që e marrin lehtë Lulzim Bashën dhe që mendojnë se Doktori mund ta zbojë me një fërshëllimë tek SHQUP-i. PD shpëton prej Bashës, kur të shpëtojë prej Berishës. Ai është një produkt i PD-së, i mënyrës se si Berisha deshi ta përdorte PD-në për interesa të veta. Tani nuk ka dështuar Basha, por Berisha. Dhe është pa kuptim që fajtori kryesor i dështimit më 2013 dhe faktori kryesor i ridështimit të PD-së në opozitë, Sali Berisha, të shpallet si shpëtimtar, ndërsa Basha si i dështuar. I dështuar është Berisha. Basha është viktimë e këtij dështimi.

Shpëtimi real i PD-së mund të vijë nëse palët binden ta rinisin nga e para me një parti të re, me një histori të re, me rregulla të reja loje dhe lider të ri, që do të dalë nga kjo garë. Kjo nuk është shpikje shqiptare. E ka bërë Berluskoni, e ka bërë e djathta franceze, e kanë bërë plot parti antikomuniste në lindje, dhe sot janë ende të forta, me plot shpresa për pushtet. Çdo rrugë tjetër është humbje kohe, humbje shprese dhe natyrisht, dhe përhumbje përfundimtare e PD-së.

Next Post
FOTOT/ Kohë të turbullta në PD, ish- Presidenti Nishani falet në Mekë për…

FOTOT/ Kohë të turbullta në PD, ish- Presidenti Nishani falet në Mekë për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agrume dhe hurma nga kolonitë izraelite drejt BE-së, si mijëra produkte po anashkalojnë kontrollet

Agrume dhe hurma nga kolonitë izraelite drejt BE-së, si mijëra produkte po anashkalojnë kontrollet

June 10, 2026
Lufta hibride, paralajmërimi i ekspertes: Çdo gjë është e mundur për sa kohë përdorim internetin

Lufta hibride, paralajmërimi i ekspertes: Çdo gjë është e mundur për sa kohë përdorim internetin

June 10, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Politika penale hyn në fazën e matjes së rezultateve

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Politika penale hyn në fazën e matjes së rezultateve

June 10, 2026
Aksidentet në rrugë, shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës

Aksidentet në rrugë, shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës

June 10, 2026
Nuk u lejua në Botëror, gjyqtari pritet si hero në vendlindje

Nuk u lejua në Botëror, gjyqtari pritet si hero në vendlindje

June 10, 2026
Sherri me armë në Velipojë, arrestohet Klivis Kuçaj

Sherri me armë në Velipojë, arrestohet Klivis Kuçaj

June 10, 2026
Rama, tjetër reagim për protestat: Edhe regjimi terrorist i Teheranit thërret në shqip “Rama ik”

Rama, tjetër reagim për protestat: Edhe regjimi terrorist i Teheranit thërret në shqip “Rama ik”

June 10, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

“Më tha fik dritat e lokalit…”, çfarë deklaron kamarieri mbi zhdukjen e 34-vjeçarit në Tiranë

June 10, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

A është kredia kurth financiar? Ekspertja: Prona është gjithmonë investim

June 10, 2026
Berisha: Rama të largohet nga pushteti, dënoj ofendimet e tij ndaj protestuesve

Berisha: Rama të largohet nga pushteti, dënoj ofendimet e tij ndaj protestuesve

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In