• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi nuk është më integriteti i Ols Dados, por i shtetit…

by Plarent Ndreca
20/08/2026 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plarent Ndreca 

Si fillim, kam një detyrim qytetar, por edhe profesional, të them publikisht atë që kam thënë disa herë privatisht.

Në debatin publik mbi drejtësinë, Ylli Manjanit duhet t’i njihet një meritë e pakundërshtueshme. Në një kohë kur rreth sistemit të drejtësisë mbizotëronte një heshtje varri; kur institucionet heshtnin, juristët shmangeshin dhe kur edhe unë vetë, për shkak të detyrës dhe angazhimit tim politik, flisja institucionalisht, por jo publikisht, Ylli Manjani ishte thuajse i vetmi zë profesional që thoshte disa të vërteta, mbi gjendjen e drejtësisë shqiptare.Herë me teprime, herë me zemërim dhe ndonjëherë me një gjuhë të fortë, por pothuajse gjithmonë duke artikuluar të vërteta të thjeshta. Të vërteta që vinin në siklet besoj, çdo jurist që i lexonte, i njihte si të tilla, por nuk gjente kurajën ose mundësinë për t’i thënë publikisht.

Sot situata është ndryshe. Drejtësia diskutohet më hapur, abuzimet e saj nuk kalojnë lehtësisht në heshtje dhe gjithnjë e më shumë juristë, gazetarë e qytetarë po kuptojnë se mbrojtja e reformës nuk mund të nënkuptojë heshtje përballë deformimeve të sistemit. Besoj se në këtë ndryshim ka rol qëndrueshmëria e Ylli Manjanit si zë publik, së bashku me kurajën dhe integritetin profesional të disa gazetarëve.

Pikërisht se ia njoh këtë meritë, mendoj se qëndrimit të fundit të Manjanit për rastin “Dado” i duhet një “mendim paralel”. Jo sepse argumenti i tij është i gabuar. Përkundrazi, ai qëndron plotësisht kur diskutojmë se çfarë e bën një magjistrat të mire.

Në analizën e tij, Ylli Manjani ngre disa çështje me të cilat është e vështirë të mos biesh dakord. Një diplomë, në vetvete, nuk e bën askënd prokuror të mirë. Prokurorin e mirë e bëjnë integriteti, profesionalizmi, paanshmëria, etika dhe mënyra se si ai ushtron pushtetin që i ka dhënë ligji.

Por ky arsyetim, i drejtë në planin etik dhe profesional për çdo magjistrat, kalon tangent problemit themelor që ngre rasti “Dado”. Pyetja në këtë rast nuk është nëse Ols Dado është sjellë mirë, me integritet dhe ashtu siç duhet të sillet çdo prokuror në Republikën e Shqipërisë — çka, sigurisht, në këndvështrimin e mbrojtjes së Erion Veliajt, nuk ka ndodhur. Pyetja është: A është apo jo prokuror Ols Dado?

Diploma e Shkollës së Magjistraturës mund të mos jetë kusht absolut për fitimin e statusit të prokurorit, sepse ligji mund të parashikojë mënyra dhe kritere të posaçme për hyrjen në sistem.Prandaj, fakti që edhe prokurorë të tjerë të SPAK-ut nuk kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës nuk jep, në vetvete, asnjë përgjigje për ligjshmërinë e emërimit të Ols Dados. Secili prej tyre mund të ketë hyrë në sistem duke plotësuar kriteret e tjera që parashikonte ligji në fuqi në momentin e emërimit.

Këtu qëndron thelbi i thjeshtë i çështjes “Dado”: A i plotësonte Ols Dado, në momentin e emërimit, kriteret ligjore të detyrueshme për kandidatin që nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës?

Nëse po, këtë duhet ta thoshte dhe ta argumentonte Gjykata Administrative, e cila iu shmang shqyrtimit të kësaj pyetjeje.Nëse jo, atëherë nuk kemi përpara një prokuror të njëanshëm apo me integritet të diskutueshëm, por nuk kemi para një prokuror fare. Dhe kjo e çon problemin përtej çështjes së integritetit individual.

Madje, në këtë pikë, problemi kryesore nuk është më Ols Dado. Ai aplikoi, u propozua, u emërua dhe arriti të kalonte filtrat e sistemit. Problemi i vërtetë është sistemi që e lejoi emërimin: Prokurori i Përgjithshëm që e propozoi; Presidenti i Republikës që e emëroi; eprorët që janë vënë në dijeni; organet e qeverisjes dhe të inspektimit të drejtësisë që e njohin çështjen; si dhe Kuvendi i Shqipërisë, i cili është tashmë i informuar.

Forcën e një shteti të së drejtës e provon aftësia për të zbuluar, pranuar dhe korrigjuar gabimin e tij, duke rivendosur ligjshmërinë. Sot, sistemi jo vetëm që nuk po tregon aftësi vetërregullimi, vetëkorrigjimi dhe vetëshërimi, por, përkundrazi, duket sikur ka aktivizuar të gjithë mekanizmat e tij për të mbrojtur paligjshmërinë: përmes shmangies së shqyrtimit në themel dhe sofizmave juridike që nuk do t’i rezistonin as kritikës së një studenti të vitit të dytë të drejtësisë.

Prandaj rasti “Dado”, nuk mund të reduktohet te karakteri, sjellja apo integriteti personal i një magjistrati. Ky rast tashmë po ekspozon integritetin e të gjithë sistemit. Sepse një sistem që vihet në mbrojtje të paligjshmërisë ushqen dhe institucionalizon mungesën e integritetit.

Kështu që përpara se të pyesim se çfarë prokurori kemi, duhet të marrim përgjigje a kemi apo jo prokuror.

E nëse institucionet nuk janë në gjendje t’i përgjigjen hapur kësaj pyetjeje dhe përpiqen ta shmangin atë, duke mbrojtur me çdo kusht rezultatin e një procedure krejtësisht të paligjshme, atëherë pyetja që mbetet për tu bërë është:

Çfarë shteti po ndërtojmë?

Next Post
Kërcënon ministri izraelit: Erdogan po e tërheq Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri

Kërcënon ministri izraelit: Erdogan po e tërheq Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve

October 6, 2026
Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

October 6, 2026
Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com