• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi në fakt nuk është vula e partisë

by Artur Ajazi
27/03/2023 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partisë Demokratike, i ka humbur vula. Atë në fakt, nuk e ka as Berisha dhe as Alibeaj. Ata bëjnë sikur “zihen” mes tyre për vulën, për vendimin e gjyqit, apo dhe listat me emrat e kandidatëve. Por problemi nuk është aspak vula. Nuk e bën parti, një forcë politike, as vula dhe as firma e kryetarit.

Një parti mund të quhet e tillë, në rast se ka program të qartë politik, në rast se ka mbështetës solidë nga brënda dhe jashtë saj. Një parti, që nuk bashkohet, që nuk ringrihet, që nuk di ku dhe pse nuk ka mbështetës brënda dhe jashtë saj, një parti që nuk arrin të gjejë gjuhën e bashkëpunimit mes atyre që deri dje “ishin bashkë”, nuk mund të çalojë tek vula. Ajo mbetet një send i parëndësishëm. Problemi qëndron tek mënyra dhe funksionimi i asaj partie, në rastin konkret të Partisë Demokratike.

Asnjëherë Partia Demokratike, nuk ka funksionuar si forcë e bashkuar politike, qysh nga dita e krijimit të saj. Ajo ishte dhe ka mbetur një grupim njerëzish, që mbështesin idenë e shefit të partisë, fjalimet e tij, programin dhe axhendën e tij, veprimet e tij qofshin ato edhe në kundërshtim me statutin e partisë.

Eshtë një “dava” e gjatë problematika e Partisë Demokratike, dhe nuk ka lindur as 2 apo 3 vjet më parë. Ajo lidhet me shkaqet dhe pasojat e një drejtimi aspak demokratik, që nis 32 vite më parë, kur ish-lideri i saj historik, në mbledhet e kryesisë u drejtohej anëtarëve me epitete apo ofendime shpërthyese sipas profesionit që kishin, dhe asnjë nuk kishte kurajon të hapte gojën. Kjo dhe shumë shkaqe të tjera, që lidhen me origjinën e situatës së sotme, e bëjnë qesharake kërkesën e Berishës për “vulën e partisë”, të cilën ja paskësh marrë “Lulbrava apo Alibasha”.

Nuk të bën parti, as vula dhe as firma, të bëjnë mbështetësit, anëtarësia, shpresa, idetë. Berisha mendon dhe beson se, “e kam unë shumicën e anëtarësisë”. Por ata që kanë marrë pjesë në protestat e tij “të fuqishme popullore”, nuk kanë qenë as sa anëtarësia e Kavajës. Atëhere si mund të thuash se “shumicën në PD e kam unë”. Po ashtu edhe Alibeaj. Madje ku i fundit beson se, “15 per qind e anëtarësisë në PD më mbështet mua dhe Lulzim Bashën”. Aq qesharake është situata brënda asaj partie, sa që parashikohet që në 14 Maj, të humbasin edhe Shkodrën, që e mbajnë si “bastion” të PD.

I vetmi refren që dëgjon prej muajsh në korridoret dhe zyrat e selisë saj (e zaptuar nga Berisha) është “vula, vula dhe vetëm vula e grabitur nga Alibasha”. E ndërsa ata merren me “vulën”, Partia Socialiste dhe Edi Rama, vazhdojnë përpara. Ndërtohen rrugë të reja, përfundojnë tunele dhe investime, prezantohen projekte  ndërtimi dhe punësimi, shtohen rradhët me anëtarësime të reja. Aktualisht në Shqipëri, ekzistojnë dy modele, “i vulës”,  dhe i punës. Natyrisht , shqiptarët kanë zgjedhur dhe do të zgjedhin modelin e punës, pasi mendojnë për të ardhmen e tyre. Ata të “vulës”, le të merren me llogje deri në 14 Maj, pastaj le të ndajnë me gjyq se kujt i përket selia, anëtarësia apo oborri partisë.

Next Post
Përplasja e rëndë/ Dalin pamjet nga aksidenti që i mori jetën policit në Fier. Makina e shkatërruar

Zbardhet aksidenti i Lezhës/ Kërcënuan me armë 23-vjeçarin, pas arratisjes u përplasën me makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In