• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemi i PD është fitorja e sotme e  Berishës kundër SHBA

by Mero Baze
17/07/2021 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka arritur sot një fitore bindëse kundër SHBA dhe mbështetësve të  saj të trembur brenda Partisë Demokratike. Në kulmin e një fushate publike të SHBA për të distancuar PD nga Berisha dhe paralajmërimeve të diplomatëve amerikanë se do të bojkotojnë Kuvendin, nëse shkon Berisha, ai detyroi sot PD-në të ngrihet në këmbë dhe të duartrokasë atë kundër vendimit të SHBA.

Hyrja  e tij e inskenuar në Këshillin Kombëtar, e shoqëruar me duartrokitje histerike, që linin në hije Lulzim Bashën, ishte një përgjigje e llogaritur kundër vendimit të SHBA për ta futur në listën e zezë.

Kuvendi i sotëm i PD vlente qoftë dhe vetëm për këtë.

Ai i hoqi Lulzim Bashës makthin për të pritur deri në shtator. Ai i tregoi sot, se PD është në gjunjë para Sali Berishës dhe kushdo që tenton të dalë nga radhët, nuk ka më punë aty.

Pas kësaj, i gjithë Kuvendi ishte një farsë. Edhe fjalimi më kritik i Kuvendit, ai i Mark Markut, i cili po përsërit ato që kemi thënë këto dhjetë vite për PD-në, e shmangte temën e nxehtë të Sali Berishës nga fjalimi.

Tema e sotme e Kuvendit në fakt do të duhej të ishte debati për të ardhmen e PD dhe e ardhmja e PD varet nga qëndrimi që ajo do mbajë ndaj Sali Berishës dhe familjes së tij të damkosur si kriminale.

Fakti që dhe më kritiku në Kuvend nuk guxoi ta zërë me gojë këtë histori, tregon qartë se Partia Demokratike është një grup talebanësh, që tani betejë kryesore kanë betejën me SHBA, pro Sali Berishës.

Dhe kjo do të thotë shumë për të ardhmen e PD.

PD nuk vjen në pushtet se u organizua më mirë, apo se Gaz Bardhi mund të ketë bythë të mbrojë votat në Elbasan.

PD vjen në pushtet kur të bëhet një forcë pro-perëndimore, të jetë në unison me aleatët tanë strategjikë, SHBA, dhe krijojë sigurinë e një force politike që do sjellë progres në Shqipëri.

PD e Kuvendit të sotëm dëshmoi veten si një forcë politike talebane, që është gati të kthehet në kamikaze kundër SHBA, për të qëndruar besnike e Berishës.

Kush nuk ka fuqi të ndajë këtë histori në PD, nuk e ndihmon dot as PD, as veten e vet. Çdokush që në PD bën sikur kritikon organizimin e partisë, shitjen apo blerjen e votave, funksionimin apo jo të strukturave, është duke gënjyer veten.

PD është e vdekur me një të vdekur dhe të pakallur brenda saj, dhe në krye të saj. Pa nxjerrë atë arkivol nga shtëpia, dyert e asaj partie nuk hapen më kurrë, se mbysin çdokënd që do të hyjë brenda.

Sot PD ka duartrokitur betejën e Sali Berishën me SHBA dhe askush nuk pati guximin të ngrihej e t’u thoshte “Boll!”

Sali Berisha u ngrit nga varri për të shkuar së sallën e Kuvendit vetëm që ta ndante këtë histori, nëse ata ishin me të, apo me SHBA.

Ishte e qartë që ishin me Sali Berishën deri në vdekje. Rrugë e mbarë dhe me krahë të lehta! Nuk do mundoheni shumë, se nuk keni dhe shumë rrugë deri tek vdekja. TEMA

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Demagogjia e Kurtit, si vazhdim i keq i paraardhësve të tij?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In