• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Problemi gjerman i Eurozonës

by
23/07/2015 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurozona ka një problem gjerman. Politikën Gjermane të eksportit të problemeve të veta te fqinjët dhe në tërësi përgjigjen që ky vend i ka dhënë krizës, gjë që ka rezultuar shkatërrimtare. Shtatë vjet pas fillimit të krizës, ekonomia e Eurozonës po ecën më keq nga sa eci Europa gjatë Depresionit të Madh të viteve 1930. Përpjekjet e qeverisë së Gjermanisë për të shtypur Greqinë dhe për ta detyruar atë të braktisë monedhën e përbashkët e ka destabilizuar bashkimin monetar. Për sa kohë kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe administrata e saj vijojnë të abuzojnë me pozicionin e vet dominues si kryekreditor për të ushqyer interesat e veta të ngushta, eurozona nuk mund të lulëzojë – dhe mundet që të mos mbijetojë.

Suficiti i stërmadh në llogarinë korrente të Gjermanisë – kursimet eksesive të gjeneruara nga mbajtja me dhunë e pagave të ulëta për të subvencionuar eksportet – ka qenë njëkohësisht shkak i krizës së eurozonës dhe pengesë për zgjidhjen e kësaj krize. Para krizës, ky suficit ushqeu kreditimin e keq të bankave gjermane te Europa jugore dhe Irlanda. Tashmë që suficiti vjetor i Gjermanisë – i cili është rritur në 233 miliardë euro, po arrin në 8 për qind të PBB-së – ai nuk po riciklohet më në Europën e jugut dhe kërkesa e brendshme e depresionuar e vendit po eksporton deflacion, duke thelluar më tej shqetësimt europiane të borxhit publik.

Suficiti i jashtëm i Gjermanisë dukshëm shkel rregullat e eurozonës për disbalanca të rrezikshme. Por, duke u mbështetur te Komisioni Europian, qeveria e Merkelit ka arritur të fitojë kalim të lirë. Kjo e transformon në tallje pretendimin e këtij vendi për të qenin kampion të eurozonës si një klub me bazë rregullin. Në fakt, Gjermania i shkel rregullat pa u ndëshkuar, i ndryshon ato siç ka dëshirë e madje, i shpik ato sipas qejfit.

Për më tepër, edhe ndërsa shtyn të tjerët të reformohen, Gjermania ka injoruar vetë rekomandimet e Komisionit. Si kusht për programin e ri të kreditimit të eurozonës, Gjermania po detyron Greqinë të rrisë moshën e pensionit, ndërkohë që ul moshën e vet të pensionit. Ajo po këmbëngul që dyqanet greke të hapen për ditë të dielë, edhe pse dyqanet e saj nuk japen. Korporatizmit, duket se duhet të eliminohet gjetkë por të mbrohet në shtëpi.

Përtej refuzimit për të axhustuar ekonominë e vet, Gjermania ka hedhur kostot e krizës mbi të tjerët. Në mënyrë që të shpëtojë bankat e vendit nga vendimet e tyre të gabuara të kreditimit, Merkel ka shkelur rregullin e Traktatit të Mastrihtit “nuk ka shpëtim nga falimenti”, rregull që ndalon qeveritë anëtare të financojnë njëra-tjetrën, dhe ka detyruar taksapaguesit Europianë t’i japin kredi Greqisë, e cila është e paaftë për t’i shlyer. Në mënyrë të ngjashme, kreditë nga qeveritë e Eurozonës për Irlandën, Portugalinë dhe Spanjën më së shumti janë përdorur për të shpëtuar nga falimenti bankat e këtyre vendeve – dhe për rrjedhojë edhe kreditorët gjermanë të këtyre bankave.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, në shkëmbim të këtyre kredive, Merkel ka marrë kontroll shumë më të madh mbi buxhetet e qeverive të eurozonës përmes politikës së kursimit, e cila copëton kërkesën dhe pengon demokracinë: rregulla më të ashpra për eurozonës dhe një kompakt fiskal.

Ndikimi gjerman ka sjellë për rrjedhojë krijimin e një bashkimi bankar i cili është përplot me vrima dhe që zbatohet në mënyrë asimetrike. Sparkassen-et e Gjermanisë – bankat e kursimit të cilat kanë bilanc të përbashkët prej rreth 1 trilionë euro – janë jashtë kontrollit mbikëqyrës të Bankës Qendrore Europiane ndërsa megabankat me kapitale shumë të ulëta, të tilla si Deutsche Bank, apo bankat e kalbura nën pronësi të shteteve dhe të rajoneve kanë marrë çuditshëm një vlerësim pozitiv të gjendjes financiare.

Një nga rregullat e eurozonës është që anëtarësia në të qe e shenjtë dhe e parevokueshme. Nuk ka klauzonë në traktat që të lejojë daljen, për shkak se bashkimi monetar është konceptuar si një hap drejt bashkimit politik – dhe se përndryshe eurozona do të degjeneronte në një regjim të ashpër kursi fiks këmbimi, regjim që do të qe i rrezikshëm dhe i paqëndrueshë,. Gjermania jo vetëm që e ka shkelur këtë rregull; ministri i financave të këtij vendi, Ëolfgang Schäuble, shpiku një rregull të ri – atë që thotë se falja e borxheve është e ndaluar në eurozonë – për të justifikuar sjelljen e tij mizore ndaj Greqisë.

Për rrjedhojë, anëtarësia e Greqisë në eurozonë – dhe ajo e të gjithë anëtarëve të tjerë – tashmë është e kushtëzuar nga nënshtrimi ndaj qeverisë së Gjermanisë. Njësoj sikur Shtetet e Bashkuara në mënyrë të njëanshme të vendosnin që parimi i NATO-s për mbrojtje të përbashkët tashmë është e kushtëzuar nga detyrimi për të bërë atë që qeveria amerikane dikton.

Eurozona ka nevojë të dëshpëruar për alternativë nga ky “konsensusi i Berlinit” i cili është i shtrembër dhe në të cilin interesat e kreditorëve janë më të rëndësishme dhe që Gjermania dominon çdokënd tjetër. Merkelizmi po shkakton stanjacion ekonomik, polarizim politik dhe nacionalizëm të ndyrë. Franca, Italia, dhe Europianët e të gjitha prirjeve politike duhet të ngrihen në këmbë për vizione të tjera të asaj që Eurozona duhet të jetë.

Një opsion mund të jetë federalizëm më i madh. Institucione politike të përbashkëta, llogaridhënëse ndaj votuesve në të gjithë Eurozonën, gjë që mund të krijojë kundërpalën fiskale të BQE-së dhe që mund të ndihmojë për të ndaluar pushtetin gjerman. Por armiqësia në rritje mes vendeve anëtare të eurozonës dhe gërryesja e mbështetjes për integrimin Europian si në vendet kreditore ashtu edhe në vendet debitorë, nënkupton që federalizimi i mëtejshëm është i pamundur politikisht – dhe me potencial akoma më të rrezikshëm.

Një opsion më i mirë mund të jetë të lëvizet drejt një eurozone më fleksibël, të të cilën përfaqësues të zgjedhur kombëtarë kanë më shumë pushtet. Me vendosjen e rregullit të ndalimit të shpëtimit, qeveritë duhet të kenë më shumë hapësirë për të ndjekur politika kundërciklike dhe për t’iu përgjigjur prioriteteve të ndryshueshme të votuesve.

Që një sistem i tillë të bëhet i besueshëm, një mekanizëm për ristrukturimin e borxhit të qeverive në paaftësi paguese duhet të krijohet. Kjo, sëbashku me reformat e rregullave që mbulojnë kapitalizimin e bankave – të cilat në mënyrë jokorrekte trajtojnë të gjithë borxhin sovran si pa rrezik dhe rrjedhimisht pa nevojë për t’u mbuluar me kapital nga bankat që e mbajnë këtë borxh – mund t’i lejojë tregjeve, jo Gjermanisë, të triumfojnë mbi huamarrjen me të vërtetë të tepërt. Idealisht, BQE-së duhet t’i jepet gjithashtu mandati për të funksionuar si kreditor i instancës së fundit për qeveritë në krizë likujditeti por gjithsesi me aftësi paguese. Ndryshime të tilla mund të marrin mbështetje të gjerë – dhe mund t’i shërbejnë vetë interesit të Gjermanisë.

Anëtarët e Eurozonës mund të kenë rënë në kurthin e një martese të keqe, por ata mund ta bëjnë këtë martesë më të mirë. Ajo që është bërë tashmë më e dukshme nga sa ka qenë ndonjëherë, të gjitha palët duhet të përpiqen për të, ose përndryshe marrëdhënia e tyre do të përfundojë shumë keq.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. /BIRN/

Next Post

Video/ Adelina është në Jalë, shijojeni të zhveshur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makthi i dronëve mbi Evropë! Kush po i “shënjestron” bazat, objektet bërthamore dhe aeroportet, a janë gati BE dhe NATO për luftë?

Makthi i dronëve mbi Evropë! Kush po i “shënjestron” bazat, objektet bërthamore dhe aeroportet, a janë gati BE dhe NATO për luftë?

August 8, 2026
E befasishme nga Barcelona, Araujo arrin akordin me Liverpulin dhe u jep lamtumirën katalanasve!

E befasishme nga Barcelona, Araujo arrin akordin me Liverpulin dhe u jep lamtumirën katalanasve!

August 8, 2026
Kolumbia e solli në pranga, GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

Kolumbia e solli në pranga, GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

August 8, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

August 8, 2026
Kriza që ka futur në depresion BE-në! “Lufta” Sanchez-Meloni për Ceutën, Spanja vendos kontrolle kufitare edhe për fluturimet e anijet nga Italia

Kriza që ka futur në depresion BE-në! “Lufta” Sanchez-Meloni për Ceutën, Spanja vendos kontrolle kufitare edhe për fluturimet e anijet nga Italia

August 8, 2026
“Krimbi djall” që jeton 1.3 kilometra nën Tokë dhe ndryshon gjithçka që dinim për jetën: Njerëzit nuk e sundojnë botën! Është si “Harry Potter”

“Krimbi djall” që jeton 1.3 kilometra nën Tokë dhe ndryshon gjithçka që dinim për jetën: Njerëzit nuk e sundojnë botën! Është si “Harry Potter”

August 8, 2026
Zbulohet se çfarë përmban marrëveshja Turqi-Arabia Saudite-Pakistan, e nënshkruar nga tri vendet

Zbulohet se çfarë përmban marrëveshja Turqi-Arabia Saudite-Pakistan, e nënshkruar nga tri vendet

August 8, 2026
Eric Wendt një hap larg emërimit si ambasador i ri i SHBA në Shqipëri, çfarë pritet të ndodhë më 4 qershor?

Emërimi i Eric Wendt në Shqipëri, Ambasada e SHBA tregon tre prioritetet: Do mbështesë vizionin e Trump për një NATO më të fortë, siguri dhe…!

August 8, 2026
Vdekja në aksident e nënës dhe djalit, zi në familjen shqiptare në Greqi! Çfarë zbuluan ekspertët nga dinamika e përplasjes fatale: Tre faktorët… (VIDEO)

Vdekja në aksident e nënës dhe djalit, zi në familjen shqiptare në Greqi! Çfarë zbuluan ekspertët nga dinamika e përplasjes fatale: Tre faktorët… (VIDEO)

August 8, 2026
Shqipëria dhe bregdeti mbeten të preferuara të trevave e diasporës edhe gjatë muajit gusht, fluks i lartë mjetesh në Morinë! Po punohet…

Shqipëria dhe bregdeti mbeten të preferuara të trevave e diasporës edhe gjatë muajit gusht, fluks i lartë mjetesh në Morinë! Po punohet…

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com