• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Problemet me zemrën, simptomat që nuk duhen neglizhuar te fëmijët e porsalindur

by A R
20/02/2017 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo vit në vendin tonë diagnostikohen 250- 300 fëmijë me defekte të lindura të zemrës. Prof. Ass. Numila Kuneshka, mjeke kardiopediatre, shefe e Shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT, në kuadër të Javës së Ndërgjegjësimit mbi Sëmundjet e Lindura të Zemrës, thekson se prindërit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave të jashtme që dallojnë fëmijët e lindur me këto probleme. Nëse prindërit vërejnë: mosshtim të mirë në peshë, djersë të shtuara kryesisht në pjesën e qafës dhe të kokës, nxirja e lëkurës, nxirje të buzëve edhe jashtë aktit të qarjes, lodhje gjatë pirjes, frymëmarrje e shpeshtë, etj., janë shenja që mund të sugjerojnë për probleme kardiake.

Çfarë janë defektet e lindura të zëmrës dhe si klasifikohen ato? Defektet e lindura në zemër i klasifikojmë në disa grupe. Një pjesë e tyre janë defekte relativisht të thjeshta si defektet e ndarëseve të dhomave ose vrimat në zemër e që përbëjnë numrin më të madh të defekteve të lindura. Vrimat në zemër kur janë të vogla, mbyllen në pjesën më të madhe vetë gjatë vitit të parë dhe të dytë të jetës, por kur janë të mëdha kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale për t’u mbyllur. Ka defekte të tjera që shoqërohen me nxirje ose cianozë në lëkurë, gishta, duar, etj. Pjesa më e madhe e defekteve të lindura sot korrigjohen me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndërkohë që për defektet që janë shumë të rënda ose shumë komplekse, edhe kirurgjia më e përparuar në botë ka arritur të bëjë vetëm operacione ndihmëse, por jo kurim total.

Si mund të dallohen bebet me patologji të tilla? Të gjitha nënat gjatë shtatzënisë duhet të ndjekin të gjitha këshillat e mjekut obstetër për të pasur një jetë dhe dietë sa më të shëndetshme gjatë periudhës së shtatzënisë. Pas lindjes të vlerësojnë dhe t’i referojnë mjekut pediatër çdo shenjë që mund të tregojë për një defekt në zemër: mosshtimi i mirë në peshë, djersë të shtuara kryesisht në pjesën e qafës dhe të kokës, nxirja e lëkurës, buzëve edhe jashtë aktit të qarjes, lodhja gjatë pirjes, frymëmarrje e shpeshtë, etj., janë shenja që mund të sugjerojnë për probleme kardiake.

Në vendin tonë sa fëmijë lindin me defekte të tilla?
Defektet e lindura në zemër kanë një incidencë rreth 7-8 raste për 1000 lindje dhe nëse i referohemi numrit të lindjeve në shkallë vendi, kemi çdo vit 250-300 raste të reja me defekte të lindura të zemrës.

Kur mund të zbulohen këto defekte dhe a dihen shkaqet e tyre?
Një pjesë e tyre mund të zbulohen që në barkun e nënës, nëpërmjet ekzaminimit ekografik. Kjo varet nga cilësia e aparatit të ekografisë, të specializimit të mjekut që kryen ekzaminimin, konstitucioni i nënës, etj. Sot mjekësia akoma nuk është në gjendje të japë një përgjigje të saktë kësaj pyetjeje. Mendohet që është një shkak gjenetik dhe faktorë të ndryshëm, të cilët veprojnë gjatë 3 muajve të parë të shtatzënisë, që është periudha e krijimit të organeve. Faktorët që akuzohen më shumë janë sëmundjet e nënës, alkooli, duhani, medikamentet që merr nëna gjatë kësaj kohe, rrezatimet e ndryshme etj.

Evitimi i këtyre faktorëve mund të ndikojë në “moskrijimin” e defekteve?
Jo plotësisht, sepse është edhe faktori gjenetik që ne nuk mund ta evitojmë dot.

Sa i rëndësishëm është zbulimi që në bark i këtyre defekteve?
Fillimisht kjo shërben për informimin e prindit, që fëmija do të ketë një defekt. Problemi kryesor qëndron tek ato defekte që kërkojnë asistencë që në momentin e lindjes dhe është shumë e rëndësishme të dihet paraprakisht. Kështu bëhet e mundur që të transferohet gruaja shtatzënë për të lindur në një qendër terciare dhe jo në spitale të nivelit të dytë.

Çfarë është e rëndësishme sipas jush?
Depistimi në kohë. Sa më shpejt të diagnostikohen dhe sa më shpejt të trajtohen, aq më pak pasoja shkaktojnë në organet e tjera. Sot ne mundohemi të bëjmë një punë sa më informuese me mjekët obstetër-gjinekologë, pasi janë ata që ekzaminojnë zemrën e fëmijës akoma të palindur, me mjekët neonatologë, të cilët janë mjekët që kanë kontaktin e parë më fëmijën dhe mjekët pediatër në konsultore, të cilët janë ata që ndjekin fëmijën.

Sa fëmijë që vuajnë nga kjo patologji trajtohen në vit në QSUT?
Vitet e fundit në QSUT kryhen rreth 90- 100 ndërhyrje kirurgjikale të defekteve të lindura në zemër në vit. Është rritur gama e defekteve dhe është ulur mosha e pacientëve që operohen. Pas ndërhyrjes, këta fëmijë bëjnë një jetë normale ose afër normales në varësi të defektit që paraqesin. Kështu, fëmijët me vrima në zemër të operuar në kohën e duhur pas operacionit quhen të shëruar dhe bëjnë një jetë normale. Natyrisht, si çdo operacion mund të ketë komplikacione si menjëherë, ashtu edhe më pas./BW

* Shefe e Shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT

Next Post
Mesazhet/ Kërcënohet me jetën e fëmijëve gazetarja shqiptare

Mesazhet/ Kërcënohet me jetën e fëmijëve gazetarja shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In