• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Problemet shëndetësore që ndikojnë në shtimin e peshës

by
08/08/2015 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse peshorja juaj nuk pasqyron stilin tuaj të shëndetshëm, mund të ketë disa arsye të fshehura për këtë. Edhe pse ne, nëpërmjet ushqimit dhe aktivitetit fizik mundemi mjaft të ndikojmë në mënyrën se si dukemi, megjithatë disa gjëra nuk varen nga ne. Mësoni disa nga problemet shëndetësore, të cilat mund të qëndrojnë në mes jush dhe figurës tuaj të dëshiruar.

– Depresioni: Shumë ilaçe kundër depresionit mund të nxisin shtimin e peshës. Nëse vuani nga depresioni dhe përdorni medikamente kundër tij, atëherë prisni disa kilogramë ekstra. Shumë studime kanë dëshmuar lidhshmërinë në mes të depresionit dhe të mbipeshës. Arsyeja për këtë mund të qëndrojë në faktin se njerëzit e pikëlluar shpesh konsumojnë ushqim të ëmbël dhe të yndyrshëm. Andaj, kur të jeni nën ndikimin e depresionit kujdes me ushqimin dhe veprimet e ndryshme që i bëni.

– Ilaçet e gabuara: Shumë ilaçe, pra edhe ato kundër depresionit, mund të ndikojnë në peshë. Në krye të listës janë hormonet dhe duhet të keni kujdes nga përdorimi i pilulave kontraceptive. Në anën tjetër, steroidet, agjentët beta-bllokues dhe ilaçet kundër kancerit të gjirit, po ashtu kanë ndikim në shtimin e peshës.

– Tretja e dobët: Problemet në traktin e tretjes, veçanërisht “zorra dembele”, mund të ndikojnë dukshëm në peshë. Mënyrë ideale do të ishte që një orë pas racionit të lëvizni, por do të ishte edhe më mirë ta kryeni atë veprim një ose dy herë gjatë ditës. Nëse zorrët e brendshme të tuajat nuk janë duke punuar aq mirë, për këtë mund ta fajësoni dehidratimin, medikamentet, mungesën e fibrave apo edhe një mungesë e “florës” së mirë në zorrë. Nëse keni probleme të vazhdueshme me tretjen, atëherë duhet patjetër të shkoni te mjeku dhe ai do t’ju japë këshilla si ta tejkaloni këtë problem.

– Trupit tuaj i mungojnë vlerat ushqyese: Mungesa e vitaminës D, magnezit ose hekurit, mund të dëmtojë sistemin tuaj imunitar, metabolizmin dhe të ndihmojë në uljen e nivelit të energjisë. Mungesën e energjisë mund të përpiqeni ta kompensoni me kafe, ëmbëlsira dhe sheqerna të thjeshta. Nga ana tjetër, në qoftë se nuk keni mjaftueshëm energji, atëherë, me siguri se ushtrimet dhe vrapimi nuk “i njihni”.

– Plakja: Kjo është e vetmja “fatkeqësi” që nuk mund të shmanget. Fakti është se në moshën 40-vjeçare nuk djegim të njëjtat kalori siç bëjmë kur jemi në moshën 20-vjeçare, për këtë arsye kemi nevojë për më shumë aktivitet fizik dhe më pak ushqim. Disa studime madje sugjerojnë se ushtrimet fizike janë më të rëndësishme se ushqimi, për mirëmbajtjen afatgjatë të peshës.

Next Post

Lewis Hamilton harron Nicolen për Rihannën (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com