• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Problemet me pronësinë fusin në ngërç tregun e tokës bujqësore

by A R
15/11/2016 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Konfliktet për pronësinë, procesi i zgjatur dhe i kushtueshëm i transaksioneve, gabimet e bëra gjatë regjistrimit dhe mundësitë e pakta për kreditim bankar, mbajnë prej vitesh peng tregun e tokës bujqësore në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, gjatë vitit 2010, janë regjistruar mbi 3,600 transaksione mbi tokën, për një sipërfaqe prej rreth 830 ha tokë bujqësore me një vlerë totale të regjistruar prej 37.8 milionë EURO me një vlerë mesatare prej 4.4 euro/m2. Në vitet 2011–2015 janë rregjistruar mesatarisht në vit 3150 transaksione për tokën bujqësore për një sipërfaqe prej rreth 750 ha.

Megjithatë, evidentohet se shumë prej këtyre transaksioneve nuk bëhen për qëllime të zhvillimit bujqësor, por për ndërrim të mëtejshëm të destinacionit nga tokë bujqësore në truall për ndërtim apo qëllime të tjera.

Një analizë e vetë Ministrisë së Bujqësisë konkludon se faktorët kufizues për zhvillimin e tregut formal të tokës rurale përfshijnë: perceptimin e tokës si një e ardhur sociale e sigurt; pretendimet e pazgjidhura dhe konfliktet mbi pronësinë e tokës; procesi i zgjatur dhe i kushtueshëm i transaksioneve mbi tokën, gabimet e bëra gjatë regjistrimit të kryer në kuadër të reformës së tokës (emrat, sipërfaqet, dokumentacioni) dhe mundësitë e pakta për kreditim bankar.

Ndërkohë një problem madhor mbetet edhe kreditimi nga ana e bankave. Për shkak të perceptimit të titujve të pronësisë si të pasigurt, bankat shpesh refuzojnë të pranojnë tokat bujqësore si kolateral./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Kënga e famshme e Lucio Dallas, “Caruso”, rikthehet si balet në skenën e teatrit

Kënga e famshme e Lucio Dallas, "Caruso", rikthehet si balet në skenën e teatrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com