• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Problemet në PD nuk mbyllen me gjeste teatraliteti në Kuvend

by A R
05/10/2017 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Lulzim Basha po përjeton një vjeshtë të vështirë brenda dhe jashtë PD-së. Dhe kur i duhet reacionalitet për t’u përballur me sfidat që paralajmërojnë një dimër të vështirë për të sidomos brenda PD, ai shfaqet jo vetëm natyrë emocionale, por edhe teatrale. Ky binom duket se përbën edhe profilin e tij, ku nga njëra anë nuk arrin dot të gjykojë në mënyrë të ftohtë dhe të marrë vendime të mëncura, dhe nga ana tjetër përpiqet të aktrojë për të mbuluar difektet e tij si politikan, duke aktruar shumë dobët.

“Spektakli” i dhuruar prej tij në seancën e sotme parlamentare, duke u shfaqur si ‘lider i fortë’, që mund të kthejë përmbys edhe Kuvendin nëse ai dëshëron, ishte dhe vijon të jetë një shfaqe tejet butaforike, aspak e denjë për një lider politik dhe aq më pak të përçojë mesazhe pozitiviteti tek zgjedhësit. Ky teatralitet nuk mbërrin dot madje as tek fanatikët e PD. Basha thënë troç nuk arrin dot të lerë emocionet jashtë vendimarrjes politike. Për pasojë të gjitha ato që bën, më pas i kthehen në bumerang, ku nuk arrin ta shpëtojë askush. Kjo u pa edhe gjatë periudhës së çadrës, ku vendimarrja e tij personale e futi PD në rrugë pa krye, e armiqësoi me të gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe natyrisht u kthye në një bezdi edhe për vetë qytetarët e Tiranës me bllokimin e bulevardit për muaj me rradhë. Nuk po marrim shumë në analizë edhe ato çfarë thoshte në çadër duke filluar nga ‘thyrja e xhamave’ e kërcënimet për përmbysje, e deri tek sulmet personale ndaj zyrtarëve më të lartë të Brkuselit e Uashingtonit, duke mos arritur të përmbajë emocionet se nuk po e përfillte askush, tek qëllimet e PD për të pasur një pozicion më të favorshëm elektoral.

Edhe ajo çfarë po bën tani në Kuvend nuk ka pikë sensi, por thjeshtë ashtu i ka ‘shkrepur në kokë’, njësoj si me çadrën. Ai po kërkon me forcë diçka për të cilën nuk ka vota. është shumë e thjeshtë. Nga nana tjetër shkel hapur rregulloren e funksionimit të Kuvendit duke u përpjekur të na dëshmojë se ka këllqe deri edhe ta bllokojë pavarësisht formave që zgjedh. Sjellje tipike të një kryeneçi dhe pa asnjë finesë politike. Por përtej zallamahisë që ai kërkon të imponojë në Kuvend, në sfond problemi nuk është Kuvendi, por problemet e brëndëshme që ai ka në PD, të cilat çdo ditë e më shumë ia kërcënojnë postin e kryetarit. Ajo që bën në Kuvend është thjeshtë të tregojë se është ‘lider i fortë’. Gjithësesi është teatralitet. PD kurrë s’ka qenë më e përçarë në të gjithë historinë e saj politike sesa është sot. Grupimet në këtë parti tashmë janë profilizuar dhe në përbërje të kundërshtarëve të Bashës ka figura më me shumë peshë se pjesa që i rri përballë foltores kur ai flet në Kuvend. Nëse flet për zgjedhje, Basha duhet të tregojë sëpaku se është lider legjitim brenda partisë që ai drejton. Kundërshtarët e tij e akuzojnë se postin që ai mban e mori përmes manipulimit të të gjithë procesit zgjedhor në PD. Ndaj deklamimet e tij në Kuvend për reformë zgjedhore jo vetëm janë të pabesueshme, por dhe joserioze. Problemet në PD nuk zgjidhen me gjeste teatraliteti në Kuvend. Përpara se të ruaj foltoren e Kuvendit, ai duhet të ruaj foltoren në PD.

Next Post
Kjo nuk është as opozita, as parlamenti që na duhet

Kjo nuk është as opozita, as parlamenti që na duhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Uji merr përpara gjithçka dhe shkakton panik, përmbytje katastrofike në Greqi! Thellësia arrin…

VIDEO/ Uji merr përpara gjithçka dhe shkakton panik, përmbytje katastrofike në Greqi! Thellësia arrin…

December 25, 2025
VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

VIDEO-Prefektja e Shkodrës ngatërrohet me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është LIVE: Dhe njëherë prej fillimi ju lutem

December 25, 2025
Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

Futbollisti 15 vjeçar po luante me shokët, ndërron jetën pas arrestit kardiak

December 25, 2025
Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri

December 25, 2025
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

“Sa herë vjen Berisha, PD humbet thellë, shajnë Lulin..”/Analisti: Skenari më i keq, Salianji do i bashkohet tradhtarëve

December 25, 2025
Deputeti gjerman pyet qeverinë federale për ndalimin joproporcional të Veliajt dhe ndikimin e rastit në integrimin e Shqipërisë në BE

“Veliajt iu shkelën të drejtat”, raporti i Avokatit të Popullit: Iu prek privatësia mjekësore nga Policia e Burgjeve

December 25, 2025
740 mijë automjete në Shqipëri, Benz-i i pari në listë

Makinat, ndryshojnë rregullat e zhdoganimit/ Ja sa do të vlerësohen mjetet që hyjnë në Shqipëri

December 25, 2025
Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

December 25, 2025
Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

Bllokadat në Greqi, Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për energjinë elektrike

December 25, 2025
Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

Kamëz, dy makina përfshihen në një aksident, mbetën të plagosur 4 persona

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com