Qarkullimi në Rrugën e Kombit është vështirësuar, ndërsa segmente të këtij aksi janë bërë edhe të pakalueshëm.
Informacionet e fundit flasin për një bllokim për shkak të reshjeve të dendura gjatë orëve të fundit.
Për zgjidhjen e situatës, Ministria e Mbrojtjes ka dërguar plot 20 kaminë të Forcave të Armatosura për të ndërhyrë me trupa dhe zhavorr me qëllim izolimin e zonave problematike të aksit dhe parandalimin e shembjeve në të.