• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Probleme me shpërndarjen e votave në diasporë, AKEP i kërkon KQZ kontratën me kompaninë postare (Dokument)

by B K
25/04/2025 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka ndërhyrë në procesin e zgjedhjeve në diasporë, duke i kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një kopje të kontratës me operatorin postar DHL.

Kontrata nuk është bërë publike nga KQZ, dhe PS e PD, të dyja u ankuan për shkeljen e rregullave nga ana e kompanisë, e cila nuk po e dorëzon në çdo rast zarfin zgjedhor, në përputhje me rregullat dhe personalisht në dorën e votuesit.

AKEP thotë se ka marrë ankesa, dhe siç thuhet në dokumentin e siguruar nga Report TV, “është autoritet që mbron interesat e konsumatorëve”, ndaj i kërkon KQZ-së:

-Kontratën me DHL

-Problematikat e hasura deri më tani në zbatim të kontratës

Kjo shkresë mban firmën dhe vulën e kreut të AKEP, Gentian Sala.

Dhjetëra qytetarë janë ankuar në rrjetet sociale se zarfet zgjedhore ju janë lënë në kutinë postare, poshtë derës, tek të afërmit e komshinjtë, ose pa ju kërkuar ndonjë mjet identifikimi.

Kërkesa e plotë e AKEP:

“Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), bazuar në përcaktimet e ligjit nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”, është organi mbikëqyrës i sektorit të shërbimeve postare në RSH dhe ndjek zbatimin e detyrimeve ligjore dhe nënligjore nga çdo subjekt që ofron shërbime postare, përfshirë trajtimin e ankesave të përdoruesve të këtyre shërbimeve në rolin e palës dërguese dhe/ose palë marrëse të objekteve postare.

Nisur nga ankesat e përcjella në AKEP si dhe për shkak të interesit të lartë në lidhje me procesin e shpërndarjes së objekteve postare ndërkombëtare për zgjedhjet parlamentare 2025, që përfshin jo vetëm KQZ por edhe qytetarët shqiptarë në rolin e palës marrëse dhe njëkohësisht të palës dërguese të këtyre objekteve postare ndërkombëtare, në mënyrë që AKEP së ushtrojë kompetencat në mbrojtje të interesave të përdoruesve, kërkojmë nga ana juaj:

Depozitimin e një kopje të kontratës së lidhur ndërmjet KQZ dhe DHL, si dhe

Të na vini në dijeni në lidhje me çdo problematikë të hasor gjatë zbatimit të kontratës për këto objekte postare

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin”.

Next Post
Dita e zisë në nder të Papa Françeskut ndryshon axhendën e fushatës/ Rama shtyn takimet e nesërme në Fier, Berisha i zhvillon pa muzikë

Dita e zisë në nder të Papa Françeskut ndryshon axhendën e fushatës/ Rama shtyn takimet e nesërme në Fier, Berisha i zhvillon pa muzikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Live! Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, Elisa Spiropali: Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare!

March 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Ndarja nga jeta e gazetarit Lapardhaja, Preç Zogaj: Shembulli i intelektualit ekzigjent me integritet të lartë

March 19, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim kyç për lehtësimin e trafikut dhe zhvillimin e turizmit në Lezhë

March 19, 2026
“Epsteini” ynë

Namiri ështe shembulli se një gazetari që nuk vjen nga kultura dhe mendimi i pavarur, është humbje kohe

March 19, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In