• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Probleme me pasurinë, shkarkohet përfundimisht nga detyra gjyqtari i Apelit Fatos Qato

by Java News
08/11/2019 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatos Qato.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, la në fuqi vendimin e KPK, të datës 17 dhjetor 2018.

Në atë kohë, nga hetimi i KPK rezultoi që Qato rezultoi se kishte probleme me pasurinë.

Sipas KPK gjyqtari rezulton se ka një apartament 144 m2 në Tiranë, blerë në vitin 1997 për 28 mijë dollarë, ndërkohë që është bashkëpronar në këtë pronë. Apartamenti është hipotekuar 20 vite më vonë, në vitin 2017.

KPK ka konstatuar se subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997. Sipas tij gjyqtari ka deklaruar si burim të ardhurash nga kursime familjare si dhe ndihmëse nga prindërit, por ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit në pronësi të bashkëshortes, përfituar në vitin 2005 me kontratë dhurimi, pjesë 50 %.

Sipas KPK-së subjekti i kontrollit ka pohuar se nuk e ka përfshirë në deklarimin e vitit 2003 ndihmën e dhënë nga prindërit e bashkëshortes, pasi e kishte për herë të parë dhe nuk e kishte të qartë si ta plotësonte. Ai ka deklaruar edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes 7 mijë euro, pjesë takuese 50% dhe një automjet “Renault” blerë për 28 mijë e 500 euro. Në të njëjtin vit bashkëshortja e Qatos ka blerë një tokë arë në Pogradec për 108 mijë lekë, por sipas KPK-së, rezulton se çmimi për tokën arë ishte 264 mijë lekë.

Komisioni deklaroi se po në këtë vit gjyqtari ka kryer shpenzime si likuidimi i një qeraje financiare për një mjet tjeter, likuidimi i kontratës së mjetit “Renault”, shpenzime për shkollimin e djalit, shpenzime për udhëtime jashte shtetit (konfirmuar nga sistemi TIMS), duke rezultuar me rreth 2 milionë lekë shpenzime, të pamundura për t’u mbuluar me të ardhurat.

Next Post
Asfaltohet rruga e Elbasanit, Veliaj: Pas mega-kolektorit nëntokësor, edhe një rrugë fringo e re (Foto)

Asfaltohet rruga e Elbasanit, Veliaj: Pas mega-kolektorit nëntokësor, edhe një rrugë fringo e re (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com