• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Problematiku quhet Vuçiç”/ Shtypi gjerman për sulmet në veri të Kosovës: Versioni i tij bie ndesh me faktin që autorët ishin të armatosur rëndë

by Java News
26/09/2023 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkimet për sfondin e shkallëzimit të rrezikshëm të situatës në veri të Kosovës vazhdojnë, ndërkohë zhvillimet e fundit në rajon janë vendosur në fokus të mediave gjermane.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” analizon gjakderdhjen në veri të Kosovës në një analizë të Michael Martens me titull “Vuçiç hedh poshtë pjesëmarrjen e Serbisë në trazira”. “Versioni i Vuçiçit, që shteti serb nuk ka të bëjë asgjë me trazirat bie ndesh me faktin që autorët ishin të armatosur rëndë dhe të mirëorganizuar. Ata kishin madje edhe një automjet të blinduar. Tek këto nuk kanë qasje civilët në Kosovë, në një kohë që në veri vija e strukturave kriminale dhe shtetërore është shumë e lëvizshme. Që kjo po i bëhet gjithnjë e më e qartë edhe botës jashtë, duket në prononcimin e të ngarkuarit të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, që bëri të ditur në platformën X, se BE e dënon “sulmin e neveritshëm kundër efektivëve të policisë ashpërsisht.”

Kurse gazeta “taz” nën titullin “Problematiku quhet Vuçiç” boton një koment të Erich Rathfelder për shkallëzimin e situatës në Kosovë, në të cilin theksohet, se “Serbia edhe njëherë e ashpërson gjendjen në Ballkan, në Kosovë. “Njeriu problematik i vërtetë quhet Aleksandar Vuçiç dhe është presidenti serb. Ai ndjek pa mëshirë qëllimet e veta, pa gatishmëri për kompromis. Për të do të thotë dobësi pranimi i kompromisit. Ai nuk do të kuptojë, se po dështon strategjia e tij, të arrijë të ketë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë por të mos e njohë Kosovën.[…]Vuçiç di të ushtrojë durim dhe i shikon diplomatët e Europës si idiotë të vlefshëm, që mund t’i mbajë varur deri sa të jetë e vendosur lufta e Ukrainës. Fiton Rusia, fiton edhe ai në Kosovë.”

“Nuk kemi vetëm një krizë politike, por edhe një krizë sigurie”

Më tej “taz” ka publikuar edhe një intervistë të martën mbi zhvillimet në Kosovë me politologun, Vedran Džihić nga Instituti për Politikën Ndërkombëtare në Vjenë, që kërkon që perëndimi të ndalë politikën e durimit kundrejt Serbisë. “Një shkëndijë dhe kontrolli humb”, thekson Vedran Džihić, duke iu referuar tensioneve të larta mes Kosovës e Serbisë, që janë më të lartat në 20 vitet e fundit. “Do të jetë e nevojshme edhe një rritje e prezencës së trupave të KFOR-it. Ne nuk kemi vetëm një krizë politike, por edhe një krizë sigurie. Kufijtë duhet të forcohen dhe të mbikqyren më intensivisht grupet kriminale.”

Edhe gazeta zvicernane “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Kosovë. “Brukseli dhe kryeqytetet e tjera duhet t’ia bëjnë shumë shpejt të qartë Beogradit dhe Prishtinës, se çfarë duhet të bëjnë. Në të vërtetë ata e dinë. Sepse për pikat themelore për përmirësimin e marrëdhënieve kanë rënë dakord të dyja palët dy herë […] Brukseli dhe BE duhet me të gjitha mjetet diplomatike dhe ato të presionit financiar të bëjnë që palët t’i zbatojnë premtimet e marra. Kosova ndërkohë është nën sanksione. Nëse Beogradi nuk e ndryshon qëndrimin e tij, ka ardhur kohë për masa ndëshkuese edhe kundër Serbisë. Shumë e dhimbshme do të ishte shfuqizimi i liberalizimit të vizave (në rast të Kosovës mos heqja e tyre).

Por BE nuk ka vetëm shkopin në dorë, por edhe karotën: Ndihma e shpejtë për projekte infrastrukturore dhe një konferencë donatorësh janë shpërblime që i duhen të dyja palëve. Tani kërkohet ritëm. BE ka humbur shumë kohë në Ballkan. Nuk ka më shumë kohë pas ndryshimit të situatës strategjike. Para neoimperializmit rus dhe sfidës së Kinës, BE ka trumbetuar se do të mësojë gjuhën e pushtetit. Tani BE duhet ta shqiptojë atë.”/m.j

Next Post
Arsenal i luftës në duart e sulmuesve në Banjskë… A ka pasur plan për përfshirjen e qindra personave në këtë sulm?

Arsenal i luftës në duart e sulmuesve në Banjskë… A ka pasur plan për përfshirjen e qindra personave në këtë sulm?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA paralajmëron Iranin: Bllokada detare mund të zgjasë pa afat

SHBA paralajmëron Iranin: Bllokada detare mund të zgjasë pa afat

August 14, 2026
Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për javën e ardhshme

Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti sot

August 14, 2026
Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

Egnatia dhe Dinamo shkruajnë historinë në Europë, rrogozhinasit sigurojnë Conference League

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com