• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Problematikat e turizmit, mblidhet task-forca në start të sezonit

by A R
20/04/2016 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën drejtimin e ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, u mblodh të mërkurën task-forca e menaxhimit të sezonit turistik veror, ku u diskutuan rreth problemeve që mund të paraqiten gjatë sezonit turistik.

Ministrja Ekonomi prezantoi disa nga masat e marra paraprakisht në bashkëpunim me ministri dhe institucione të ndryshme për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ekonomi informoi se janë marrë masa për hapjen e zyrave të informimit që do të organizohen në gjithë pikat turistike të vendit.

Sipas saj, task-forcë synon rritjen e cilësisë së shërbimit gjatë këtij sezoni dhe rritjen e mundësisë që sektori i turizmit të shërbejë si një nxitës i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit.

Ekonomi i bëri thirrje njësive administrative që janë destinacione turistike bregdetare të bëjnë kërkesa për financim projektesh infrastrukture pranë Fondit të Zhvillimit Rajonal për të plotësuar nevojat e tyre.

Duke folur për statistikat, ministrja Ekonomi tha se në vitin 2015 numri i turistëve u rrit për shkak të llojit të produktit turistik që u ofrua dhe kjo falë sipërmarrjes private. Sipas saj, kjo rritje e nurmit të turistëve solli edhe  rritje të të ardhurave.

Ministritë e linjës dhe institucione të tjera të varësisë ngritën disa shqetësime që lidhen me projektet infrastrukturore të papërfunduara, furnizmin me energji, si dhe dëmtimin e faunës.

Task- forca është krijuar me urdhërin e Kryeministrit  “Për miratimin e planit të masave përgatitore për sezonin turistik veror për vitin 2016 dhe për krijimin e task-forcës së menaxhimit të sezonit turistik veror”.

Në përbërje të task-forcës janë kreu i AKT, AKB, përfaqësues nga ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Kulturës, Financave, Shëndetësisë, Çështjeve Vendore, kreu i DPT-së, AKU, ARRSH-së, zv/drejtori i Policisë së Shtetit për Sigurinë Publike; zv/drejtori i Policisë së Shtetit për Kufirin dhe Migracionin, kreu i i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ujërave dhe Pyjeve, etj

Next Post

Mallakastër/ Gjendet i vdekur shoferi në kamion, dyshohet për shkaqe natyrale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In