• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Problem nuk është kasa, por kasaveti

by Java News
24/09/2015 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Problem nuk është kasa, por kasaveti

Artan Fuga

Problem nuk është detyrimi për të dhënë kuponin tatimor. Pa dyshim që duhet, biznes i madh i vogël qoftë. Andej rjedhin trafiqet e parave.

Problem është se ka biznese që nuk blejnë dot kasa, pra duhet dhënë me qira ose shitur me këste afatgjata. Problem është se rregullarizimi i prurjeve dhe daljeve monetare zbardh paranë e paligjshme dhe këto biznese pa këto marifete kthehen të gjitha të falimentuara sepse shumica zbardhin parà ose janë fallco në raport me ligjin. Pra ose të paligjshme ose të falimentuara, kjo është drama. Pra, duhet studjuar se cilat biznese mbahen dhe cilat jo. E treta se rrjedhja te të vegjlit është ku e ku në krahasim me ata peshkaqenët e mëdhenj që nuk ka kasë që i kap dhe veprojnë ditën për diell. Dhe së fundit, se masa popullore nuk i beson rregullit dhe drejtësisë, meqë ndjen se në këtë shoqëri nuk ka drejtësi në raportin të drejta – detyra. Detyrimet janë për hallexhinjtë, kurse të drejtat pa detyrime janë për të fortit, politikanët, të pasurit. Hidhuni një sy nga jashtë veturave, vilave, sjelljes konsumatore të tyre, bizneseve dhe do të shikoni se përse reagon populli.

Por, kasa dhe kuponi në vetvete janë baza e një shoqërie ekonomikisht të shëndosë nga pikëpamja ligjore, përndryshe dukemi si popull pylltar, sepse edhe në Mesjetë, ku të linte Mbreti pa t’i numuruar të gjitha ato që harxhoje dhe ato që fitoje.

Problem nuk është kasa, por kasaveti.

*Marrë nga faqja e Artan Fugës në Facebook.

Next Post

Shqipëri-Serbi, UEFA takim në Tiranë me FSHF dhe Federatën serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com