• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pro shkarkimit të Veliajt”/ Alimehmeti: Duhet të jetë i pranishëm në Këshill! Edhe një kriminel ka të drejtë të dëgjohet

by E S
22/09/2025 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike do të preferonte që të martën, kur Këshilli Bashkiak i Tiranës të diskutojë për shkarkimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj të ishte aty prezent.

Këtë e shprehu të hënën Ilir Alimehmeti, kryetari i këshilltarëve demokratë që kanë ndërmarrë procedurat për shkarkimin e Veliajt.

“Me vite, Partia Demokratike e ka pasur mision të vendosë përpara përgjegjësisë Erion Veliaj së bashku me shpurën e tij për ato çka i ka bërë Tiranës dhe tiranasve. Me çdo mjet demokratik ne i kemi qëndruar kundër, sepse misioni i vetëm ishte largimi i tij nga ai post, për shkak të uzurpimit që i ka bërë atij posti me incineratorëve që s’ekzistojnë, me ‘5D’, me abuzimin e taksave. Në fund të ditës ka administruar mbi 2 miliardë euro dhe nuk e dimë cila është ajo vepra e madhe që i ka lënë Tiranës,” deklaroi z. Alimehmeti në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH 1.

Vetë kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar të jetë prezent në mbledhjen e Këshillit, më 23 shtator. Ai po mbahet i izoluar në paraburgim prej muajit shkurt për një sërë akuzash të ngritura nga SPAK.

Alimehmeti tha se edhe si i pandehur, Veliaj duhet të dëgjohet.

“Unë mendoj që kushdo, edhe më krimineli, i dënuari edhe në burg ka disa të drejta. Ne jemi në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës me çdo kusht. Pra, duam të jemi garantuesit e këtij elementi. Kemi pasur kriminelë për krime njerëzore, krime lufte, të cilët janë dëgjuar. Si Parti Demokratike ne kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që ai të vijë përpara Këshillit dhe të japë përgjigje për pyetjet që ne kemi,” tha këshilltari demokrat.

Kërkesa për shkarkimin e Veliajt ka qenë e kahershme nga ana e demokratëve dhe procedurat u kërkua të hyjnë në hullinë zyrtare që në muajin maj. Sipas z. Alimehmeti, përfaqësueset socialiste atëherë nuk e morën parasysh dhe u desh vendimi politik i kryeministrit Rama që të arrijmë në këtë pikë.

“Ligji për Vetëqeverisjen Vendore ka një nen shumë të qartë që thotë se Këshilli i Ministrave e shkarkon nëse nuk jep dorëheqjen, dhe Këshilli i Ministrave e shkarkon ose për shkelje të rënda të ligjeve dhe të Kushtetutës, pika a; ose për vendim të formës së prerë nga gjykata, pika b; dhe pika c, nëse nuk paraqitet në tre muaj pa ndërprerje me propozimin e Këshillit Bashkiak përkatës… Nuk qe vendim politik i Këshillit Bashkiak. Ishte vendim politik i kryeministrit që i thirri në selinë e Partisë Socialiste dhe i kërkoi këtë gjë, sepse grupi i PS-së ka dy rryma brenda Këshillit Bashkiak,” u shpreh Alimehmeti.

Next Post
Njohja e shtetit palestinez në Asamblenë e OKB-së, reagon Shtëpia e Bardhë: Shpërblim për terroristët e Hamasit

Njohja e shtetit palestinez në Asamblenë e OKB-së, reagon Shtëpia e Bardhë: Shpërblim për terroristët e Hamasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com