• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Pro Palestinës”, si “kthesa diplomatike” e Londrës nxiti zemërimin e Izraelit

by A R
22/09/2025 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Keir Starmer e kishte paralajmëruar Izraelin që në korrikun e kaluar të ndryshonte kurs në ofensivën e tij të përgjakshme në Gaza. Kryeministri Netanyahu nuk e dëgjoi dhe kështu, kryeministri britanik, së bashku me Australinë dhe Kanadanë, e në mbrëmje edhe Portugalia, shpalli dje, 21 shtator 2025, njohjen zyrtare të shtetit palestinez. “Pamjet e dhunës, urisë dhe vuajtjes në Gaza janë të patolerueshme,” komentoi kryeministri britanik. “E morëm këtë vendim për të rikthyer shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët dhe për një zgjidhje me dy shtete”.

Bëhet fjalë për një vendim historik për diplomacinë britanike, pas mandatit britanik mbi Palestinën dhe deklaratës Balfour të vitit 1917, që hapi rrugën për krijimin e Izraelit. Një vendim që Starmer nuk e ka marrë lehtë: gruaja dhe vjehrrit e tij janë hebrenj, ndërsa ai ka “pastruar” partinë nga akuzat për antisemitizëm, që rëndonin mbi paraardhësin e tij, Jeremy Corbyn. Megjithatë, Partia Laburiste kishte tashmë të parashikuar njohjen e shtetit palestinez në programin e saj qeverisës dhe mbi të gjitha, presioni nga krahu i majtë i partisë ishte bërë i papërballueshëm, shkruan Repubblica.

“I bëjmë sërish thirrje qeverisë izraelite të heqë kufizimet e papranueshme në kufi, të ndalë këto taktika çnjerëzore dhe të lejojë futjen e ndihmave,” shpjegon Starmer. “Së bashku me veprimet e Hamasit – që duhet të lirojë menjëherë pengjet, të cilin do të vazhdojmë ta sanksionojmë dhe që nuk do të ketë më kurrë rol në Lindjen e Mesme – qeveria izraelite po e përshkallëzon konfliktin dhe po e shuan shpresën për një zgjidhje me dy shtete. Por nuk mund të lejojmë që ajo dritë të shuhet”.

Kështu, tashmë janë 148 vende që njohin shtetin palestinez, dhe ky numër pritet të rritet gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në këto ditë, me Belgjikën, Luksemburgun, Maltën, San Marinon dhe Andorrën, përveç njohjes tashmë të shpallur nga Franca dhe pjesëmarrjes së mundshme të Zelandës së Re. Autoriteti Kombëtar Palestinez dhe Hamasi kanë shprehur gëzim, ku ky i fundit bën thirrje për “izolimin e mëtejshëm të shtetit hebre.”Reagimi izraelit ishte i furishëm. “Nuk do të ketë asnjë shtet palestinez”, shpërtheu kryeministri Netanyahu në prag të fjalimit të tij në OKB, “këtu po shpërblehen terroristët e Hamasit”. Të njëjtin mendim ka edhe lideri i opozitës, Yair Lapid, i cili megjithatë akuzon qeverinë Netanyahu “për shkaktimin e katastrofës më të madhe të sigurisë në historinë izraelite”.

Netanyahu planifikon të përgjigjet ndaj Londrës, Canberrës dhe Ottavës pas takimit të tij më 29 shtator me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Axios, kryeministri izraelit dëshiron “të hakmerret” duke aneksuar Bregun Perëndimor, por po pret miratimin e presidentit amerikan. Ndërkohë, politikani i ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir nuk pret dhe bën thirrje haptazi për aneksime. Princi trashëgimtar saudit Bin Salman, ndërkohë, nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, edhe pse Trump do të takojë një grup liderësh myslimanë dhe arabë në margjinat e Asamblesë (përfshirë Emiratet, Katarin, Egjiptin, Jordaninë dhe Turqinë).

Next Post
Ndizet debati! Trump do të njoftojë se paracetamoli gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për çrregullime autike tek fëmijët

Ndizet debati! Trump do të njoftojë se paracetamoli gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për çrregullime autike tek fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

August 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 27 Gusht 2026

August 26, 2026
Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq. Zbardhen përgjimet telefonike

Trafikuan drogë me taksi në Mykonos, goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq. Zbardhen përgjimet telefonike

August 26, 2026
Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

Ish-ambasadori Walker, letër liderëve të partive në Kosovë. Ja emri që propozon për President

August 26, 2026
Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

Shkoi për festën e gjinisë së fëmijës, arrestohet në Berat i kërkuari për tentativë vrasjeje

August 26, 2026
Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

Ylli Zalla monitorohej me dron ‘Bayraktar’, para arrestimit ‘patrullonte’ me kallash në dorë (VIDEO)

August 26, 2026
Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

Aleanca dorëzon kallëzim penal për 17 vendime të qeverisë së Albin Kurtit

August 26, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

Kur drejtësia nis para gjykatës

August 26, 2026
Sauditët me armë bërthamore? Trump dërgon në Kongres marrëveshjen për miratim

Sauditët me armë bërthamore? Trump dërgon në Kongres marrëveshjen për miratim

August 26, 2026
Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e gazetares: Më ngritën kurth, organizatori ishte ish-këshilltari i kryeministrit

Biznesmeni i akuzuar për vrasjen e gazetares: Më ngritën kurth, organizatori ishte ish-këshilltari i kryeministrit

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com