• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Pro” kryeson lehtësisht ndaj “Jo”-së. Tsipras: Raporti i FMN-së përligji vendimin tonë

by
03/07/2015 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas publikimit të raportit analizues të borxhit grek nga FMN-ja, gjatë së enjtes, kur u paralajmërua se Greqisë do t’i duhen edhe 50 miliardë euro ndihmë, përfshi edhe lehtësim të borxhit aktual, këtë të premte ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Tsipras, i cili është shprehur se, kjo analizë në vetvete justifikon vendimin e qeverisë së tij për të refuzuar një paketë ndihme nga huadhënësit, e cila nuk përfshinte asnjë lehtësim borxhi.

Në një fjalim televiziv ndaj kombit të tij në ditën e fundit të fushatës përpara referendumit të së dielës, Tsipras ritheksoi sërish apelin e tij ndaj popullit grek që të votojë kundër paketës së ndihmës dhe t’u thonë “Jo” shantazheve dhe ultimatumeve, raporton TCH.

“Dje, një ngjarje e një rëndësie tepër të madhe politike ndodhi, – tha Tsipras. – FMN-ja publikoi një raport mbi ekonominë greke, e cila është njëkohësisht edhe një përligjje e madhe për qeverinë greke, pasi ai raport konfirmoi qartësisht se borxhi grek nuk është i qëndrueshëm”.

Ndërkohë, në krahun tjetër, ministri gjerman i Financave, Ëolfgang Schaeuble, tha gjatë një interviste për një të përditshme gjermane se, ai vetë parashikon që çdo lloj bisedimi me Greqinë mbi një marrëveshje ndihme në këmbim të reformave do të jetë “tejet i vështirë” pas referendumit të së dielës në Greqi.

“Greqia ka nevojë për reforma, por tashmë e di qartësisht se këto do të jenë negociata tepër të vështira”, ka thënë Schaeuble për të përditshmen gjermane “Bild”. Ai ka shtuar se situata në Greqi “është përkeqësuar ndjeshëm” gjatë javëve të fundit.

Por, çfarë do të ndodhë me referendumin e së dielës? Duket se edhe parashikimet e sondazheve tashmë janë përmbysur. Mbështetësit grekë të kufizimeve për të marrë ndihma sapo kanë dalë në kryesim, edhe pse tepër të lehtë, kundrejt atyre që refuzojnë masat shtrënguese, gjë që kërkohet edhe nga qeveria e radikalëve të majtë.

Sondazhi i kryer nga Instituti “ALCO”, i publikuar edhe në gazetën “Ethnos” të së premtes, bën të ditur se kampi që pritet të votojë “pro” është ngjitur në rreth 44,8%, kundrejt kampit që pritet të votojë “Jo” me 43,4%. Por ky kryesim është brenda atij që quhet marzh gabimi i sondazhit, ndërsa 11,8% e votuesve janë ende të pavendosur

Next Post

Video/ Pitoni gjigant gëlltit lakuriqin e natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In