• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pro depolitizimit të komisionerëve”, propozimi i Celibashit: Zgjidhja me formulë miks

by A R
08/10/2021 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon analizimin e procesit zgjedhor të 25 prillit. Ilirjan Celibashi, në një intervistë për A2 CNN, kërkon nga politika që të nisë sa më parë reformën zgjedhore për plotësimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Sa më shpejt të fillojmë me përmbushjen dhe realizimin e atyre ndryshimeve që duhet të bëhen sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Në vlerësimin e KQZ koha për përmbushjen e tyre ka filluar”, u shpreh Celibashi.

Rekomandimi që ka përçarë politikën ka qenë depolitizimi i administratës zgjedhore. “Edhe kur kam qenë jashtë kësaj zyre, edhe më shumë akoma, vazhdoj t’i qëndron pikëpamjes që ka nevojë që administrata në mënyrën se si është organizuar, përbëhet dhe funksionon duhet të ndryshojë”, tha kreu i KQZ.

Për këtë, ai ka edhe një propozim të tijin që plotëson edhe pretendimet e partive garuese ashtu edhe të vetë KQZ-së.

“Personalisht jam i mendimit që administrate e nivelit të dytë dhe të tretë të jetë e gjitha e shërbimit civil, por mund të gjendet një model miks, i cili nga njëra anë të garantojë interesin e partive politike për të qenë pjesë e administrimit të procesit zgjedhor. Por nga ana tjetër, kjo e drejtë dhe ky interes të mos jetë si sot pasi nuk kontribuon në menaxhimin e procesit zgjedhor”.

Sfida vijon të mbetet edhe çështja e financimit të partive politike, sidomos gjatë fushatës elektorale. “Ka nevojë për akoma përmirësime në këtë aspekt që do të na çojë në një transaprencë më të madhe dhe një fotografim më real se çfarë ndodh me paratë në politikë, veçanërisht në fushatën zgjedhore”.

Detyra e paplotësuar nga zgjedhjet parlamentare ishte vota e diasporës. “Po punojmë për të mundësuar votën e diasporës. Koha e mjaftueshme jo vetëm për KQZ por edhe për subjektet zgjedhore”. Risia e parlamentareve të 25 prillit ishte teknologjia. Kryetari i KQZ-së vlerëson projektin duke kërkuar votimin dhe numërimin elektronik në të gjithë Shqipërinë, por është koshient se teknologjia nuk i zgjidh të gjitha problemet e zgjedhjeve.

/a.r

Next Post
Zgjidhen sot 3 anëtarët e rinj të KLGJ-së/ Llagami: Reforma në drejtësi s’ka më kthim pas. Sadushi: Gjyqësor i fortë, garanci për qytetarin

Zgjidhen sot 3 anëtarët e rinj të KLGJ-së/ Llagami: Reforma në drejtësi s'ka më kthim pas. Sadushi: Gjyqësor i fortë, garanci për qytetarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com