• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Projekt-buxheti i vitit 2018, në qeveri për miratim javën e ardhshme

by A R
21/10/2017 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Buxheti i vitit 2018 si dhe paketa fiskale që do ta shoqërojë atë do të shkojnë në qeveri për miratim javën e ardhshme. Gjatë vitit që vjen qeveria parashikon që të ardhurat totale në arkën e shtetit të arrijnë në rreth 464,292 milionë lekë, duke u rritur me 6.4 për qind krahasuar me këtë vit.

Sipas draftit paraprak të ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, shpenzimet publike llogariten rreth 499,389 milionë lekë euro me një rritje prej 5.7 për qind. Zëri që ka rritjen më të madhe të shpenzimeve është ai i shpenzimeve kapitale. Për vitin 2018 shpenzimet kapitale llogariten 77,665, pjesa më e madhe e të cilave shkon për ndërtimin e rrugëve. Kjo është sa 5.2 për qind e prodhimit kombëtar, nga 4.8 që ishte këtë vit.

Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) si dhe taksimi i pronës për shtëpi të dyta do të jenë dy nga politikat e reja fiskale të bëra publike nga vet ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

“Do të bëjmë shtrirjen e TVSH deri në nivelin zero. Me këtë hap, ne besojmë që do ta ndihmojmë formalizimin e ekonomisë dhe sigurisht që ky formalizim, do të bëhet pa asnjë rritje çmimi, sepse 20% është në kostot e çmimit final dhe kostot i vendos tregu dhe jo ne. Për biznesin e vogël do të kemi një deklarim të thjeshtësuar një herë në tre muaj dhe patjetër që MFE tani që po harton draftin, po kujdeset që zejtarët, në bazë të ligjit të zejtarisë, të mos jenë pjesë e sistemit të shtrirë deri në nivelin zero dhe tregjet formale të bashkive, pra që janë dhënë me leje të bashkisë, të trajtohen ndryshe”, deklaroi ministri Ahmetaj pak ditë më parë në një dalje publike për mediat.

Ndërsa lidhur me taksën e pronës edhe pse ende ministria e Financave nuk ka përfunduar ende draftin, ministri siguroi se nuk do të ketë nivel të diferencuar për shtëpitë e dyta. “Ajo që përmban drafti është kalimi nga taksë fikse në referencë të vlerës”, deklaroi ministri Ahmetaj.

Në bazë të ligjit “për buxhetin”, ministri i Ekonomisë dhe Financave i paraqet për miratim Këshillit të Ministrave projektbuxhetin vjetor, me tavane trevjeçare, mbi bazën e programit buxhetor afatmesëm, bashkë me programin buxhetor afatmesëm, të rishikuar.
Brenda muajit tetor, Këshilli i Ministrave miraton, me vendim, projektbuxhetin vjetor dhe programin buxhetor afatmesëm, të rishikuar.

Javën e parë të muajit nëntor, Kryeministri, në emër të Këshillit të Ministrave, i paraqet Kuvendit projektbuxhetin vjetor. Pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Financave publikon informacionin e plotë të projektbuxhetit vjetor. Projektligji i buxhetit vjetor miratohet nga Kuvendi, brenda datës 20 dhjetor./a.m.

Next Post

Të gjithë njerëzit që tradhëtuan Saimir Tahirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

Silva Caka nga Korça: 7 efektivë policie të pezulluar, 55 ankesa për tejkalim të detyrës nga policia

October 23, 2026
Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë

October 23, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In